6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home KËSHILLA Paracetamoli mund të veprojë në ndërgjegjen e njeriut dhe të ndryshojë tiparet...

Paracetamoli mund të veprojë në ndërgjegjen e njeriut dhe të ndryshojë tiparet e karakterit

Për dhimbje koke ose dhëmbë, shumë përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si paracetamoli. Ky ilaç jo vetëm që redukton dhimbjen, por, siç është zbuluar tani, ndikon edhe në psikikën.

Doza e rekomanduar ditore 4000 mg mund të arrihet lehtësisht duke marrë një sasi më të madhe tabletash me dozë më të ulët që nuk kërkojnë recetë. Por, shumë që konsumojnë doza të larta të paracetamolit vetë nuk janë të vetëdijshëm për efektet dhe pasojat e mundshme anësore.

Gerhard Müller-Schwefe pranë Qendrës Göppingen për Mjekësinë Paliative thotë se paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë, e cila është veçanërisht e rrezikshme te fëmijët që e kanë të lehtë të kalojnë dozën e lejuar ditore. Sipas tij, një mbidozë mund të çojë në dështim të mëlçisë shumë shpejt.

“Mëlçia preket pasi substancat e dëmshme nuk mund të ekskretohen nga trupi, gjë që shkakton një reaksion imunitar. Kjo çon në inflamacion të mëlçisë dhe sa më shumë qeliza në mëlçi të shkatërrohen përmes këtij procesi, aq më dramatike është situata”, tha ai.

Shumica, pasi tableta e parë e paracetamolit nuk tregon efekt, marrin një tjetër, dhe më pas një tjetër, duke shpresuar se një sasi më e madhe do të ndihmojë, dhe kjo mund të çojë në stres dhe dështim të mëlçisë. Paracetamoli gjithashtu mund të shkaktojë varësi me kalimin e kohës.

“Për një kohë të gjatë nuk dihej që paracetamoli vepron në tru dhe palcën kurrizore, ku ilaçi ndikon në sistemin përgjegjës për kontrollin e dhimbjes”, tha Müller-Schwefe.

Në të njëjtën kohë, trupi ynë ka qetësuesit e vet. Një prej tyre është endorfina, deri diku e ngjashme me morfinën, të cilën trupi e prodhon vetëm dhe që mund të shtypë dhimbjen në kohë krize. Paracetamoli vepron duke “bllokuar” receptorët e dhimbjes dhe në këtë mënyrë redukton ndjesinë e dhimbjes.

Megjithatë, ka efekte anësore që shumë nuk i vënë re në fillim.

“Zvogëlohet aftësia për të ndryshuar humorin. Kjo do të thotë se të prekurit nuk reagojnë as pozitivisht dhe as negativisht ndaj situatave. Të prekurit janë plotësisht të izoluar emocionalisht. Por edhe disa karakteristika të tjera po ndryshojnë: gatishmëria për të marrë rreziqe po rritet, për të marrë vendime më shpejt”, tha Müller-Schwefe.

Për të thelluar njohuritë rreth efekteve të panjohura të paracetamolit, janë kryer studime të shumta vitet e fundit, një prej tyre në vitin 2020 në Universitetin Shtetëror të Ohajos, i cili gjithashtu arriti në përfundimin se paracetamoli mund të veprojë në ndërgjegjen e njeriut dhe të ndryshojë tiparet e karakterit.

Grupi i pjesëmarrësve në studim që konsumonin rregullisht paracetamol, u sollën shumë më me rrezik dhe guxim, por në të njëjtën kohë me shumë më pak ndjeshmëri me reagime të pandjeshme dhe të ashpra në kurriz të të tjerëve.

“Thjesht marrja e një ilaçi kundër dhimbjeve apo edhe në mënyrë parandaluese, para sportit, është absurditet i plotë”, përfundon Müller-Schwefe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

OBSH-ja po konsideron shpalljen e lisë së majmunëve një emergjencë globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke...

Planetet dhurojnë spektakël në qiell

Radhiten në distancë ekzakte nga dielli, fenomeni i rrallë zgjat deri në fund të Qershorit Qielli dhuron spektakël. Fenomeni...

Hanibali, strategu që kaloi Alpet e Evropës me elefantë…

Shumë vjet kishin kalur që nga fitorja e romakëve mbi betejën e Zamës (202 pr.K), duke i dhënë kështu fund Luftës së...

Pse nuk duhet të pini ujë pas ushqimeve pikante

Kush nuk i pëlqen ushqimet pikante? Të gjithë themi se durojmë kur i shijojmë, por na...

Recent Comments