6.1 C
Pristina
Sunday, May 22, 2022
Home LETËRSI Lasgush Poradeci – Poradeci

Lasgush Poradeci – Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroj më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi… /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

NASA: Qielli është shumë më afër

Yjet e portretizuara në imazhet e para testuese të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb pas përfundimit të shtrirjes së pasqyrës shkëlqejnë...

Stamboul (1883)- Si u prit emërimi i Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke?

Naim Frashëri (1846 – 1900) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022 “Stamboul” ka botuar,...

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi, OBSH-ja bën lëvizjen urgjente

Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve...

QËNDRIMI SERBO-MALAZEZ NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË 1914-1918

Pjesë nga libbri i autorit Dr. Fitim Rifati: Kosova gjat Luftës së Parë Botërore 1914-1918 Monarkitë sebo-malazeze, ndonëse ...

Recent Comments