6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Çfarë deklaroi Haxhi Qamili, para dënimit me varje?

Çfarë deklaroi Haxhi Qamili, para dënimit me varje?

Mbasi u shtyp me dhunë qeveritare kryengritja e Shqipërisë së mesme nga Esad Pasha Toptani, krerët e kësaj kryengritje u arritën të burgoseshin fillimisht dhe më pas, të hetoheshin dhe të dënoheshin.

Nga historia e shkruar, dimë që Haxhi Qamili, Myftiu i Tiranës, Musa Qazimi dhe ndonjë tjetër u dënuan nga gjyqi politik me varje, kryetar i gjykatës ishte Xhelal Zogu, nga Mati, vëllai i Ahmet Zogut.

Interesante është hetimi që iu bë këtyre figurave nga hetuesi i asaj kohe Hysen Myshketa, i cili zbardh ato çka të dënuarit shfaqën në hetuesi.

Myftiu i Tiranës, Musa Qazimi, i cili njihej dhe si truri i kësaj kryngritje, nuk pranoi asnjë akuzë për nxitjen e kryengritjes, ndërsa Haxhi Qamili, të cilin, historia e tregon si injorant, në hetuesi mbajti qëndrim të drejtë sipas Hysen Myshketës dhe i pranoi të gjitha akuzat ndaj tij.

Më poshtë, diçka nga ajo që Haxhi Qamili, do deklaronte në hetuesi:

“Të gjitha ç’ka thanë për mue i kam bamun, vrasjet, djegëjet, burgimet etj.. por të gjitha jo me qëllime të këqija.

Kujtojshe se do t’i bajshe mirë vendit.

Un kam veprue drejt për drejtë, i shtynum prej mendjes e prej zemrës s’eme, pa u urdhënue e kall prej ndonjë tjetri.

Myftiu me shokë nuk më urdhërojshin, por m’i pëlqejshin veprat.

Tashti e kuptova se e meritoj varjen.

Gjakun ia kam fal Pashës (Esadit) dhe juve vetëm ankim kundra atij njëriu, që nuk kam me projtë edhe n’atë jetë përpara Zotit, mbasi ai kur më lidhi në treg të Shijakut në një dru, dhe më ekspozoj përpara publikut në vend të ujit më ka dhanë një gotë shurrë.

Kët ofezë nuk kam me e harrue edhe mbas vdekjes, mbasi asht një gja që nuk e bajshin edhe anmiqt”.

Nga: Aleksandër Cangonja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Arkeologët zbulojnë breshkën 2000-vjeçare në Pompei

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një breshkë në Pompei që është gati 2000 vjet e vjetër. Zvarraniku, i gjetur...

Vapë e madhe? Sekreti për të fjetur rehat

Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe...

Misteri i ryymës detare në “Vrimën blu”

“Vrima blu” (Blue Hole) është një pikë turistike e pabesë, për ata që e...

Kush mund të trajtohet me ilaçin e ri të kancerit dhe kur

Në vitin 2020, rreth 340 mijë njerëz vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Tani një trajtim i ri që jep shpresë...

Recent Comments