Abati i Mirditës Preng Doçi, priti në Mirditë Firmëtarët e Pavarsisë: Mit’hat Frashëri,Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, të cilët ishin themelues të Kuvendit të Shkupit, për Pavarësi-Kombëtare, me 14 tetor 1912 dhe themelues të Qeverisë së Vlorës, nënshkrues të deklaratës së shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në krah të Ismail Qemalit!(Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, përfaqësuan Kosovën në Kuvendin e Vlorës,Mit’hat Frashëri(i biri i Avdyl Frashërit) në Kuvendin e Vlorës, ishte delegat i Elbasanit,zgjidhet minister në qeverinë e Ismail Qemalit!) 🇦🇱Mit’hat Frashëri,Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica së bashku me atdhetarë të tjerë, më 14 tetor 1912 mblodhën Kuvendin e Shkupit për shpëtimin e trojeve shqiptare nga copëtimi dhe mbledhjen sa më shpejt të Kuvendit Gjithëkombëtar për Pavarsi.Kuvendi i Shkupit vendosi që ky delegacion prej katër vetash, të ketë kompetencë të plotë: “për t´u marrë vesh me krahinat e tjera të Shqipnisë për të shpëtue atë prej rrezikut të coptimit”. 🇦🇱“Delegacioni i Shkupit”, Mit’hat Frashëri, Salih Gjuka, Bedri Pejani, Regjep Mitrovica, me 16 tetor 1912 udhëtuan nga SHKUPI në KOSOVË ku u takuan me BAJRAM CURRIN, ISA BOLETININ etj.Nga KOSOVA..udhëtuan për në MIRDITË..ku u takuan me Abatin e Mirditës PRENG DOÇIN dhe Kapedanin e Mirditës…PRENG BIB DODËN dhe qendruan disa ditë te kulla e tij,në Orosh, duke hartuar planin e mbledhjes së Kuvendit Gjithëkombëtar dhe shpalljes së Pavarsisë sa më shpejt, duke menduar edhe rastin më të keq, sikur Ismail Qemali nuk do arrinte me kohë në Shqipri, apo do kishte ndonjë atentat ndaj tij, nga armiqtë, Pavarsia duhej shpallur me çdo formë. (Abati i Mirditës P.Doçi, vite ishte në kontakt me letërkembime me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin, për shpalljen e Pavarsisë. Në nëntor 1912 I.Qemali dhe L.Gurakuqu arritën nga Triestia në portin e Durrësit vetëm pak ditë para shpalljes së Pavarsisë).🇦🇱Nga Oroshi delegacioni i Shkupit, vazhdon rrugëtimin nëpër Mirditë dhe ndalon në Luginën e Fanit, në Rrubik-Mirditë, dhe më pas në Kurbin e Krujë, në Valias Tiranë në çifligun e Abdi bej Toptanit, më pas ndalojnë në Durrës në shtëpinë e Dom Nikoll Kaçorrit, ku takohen me Mustafë Krujen. Nga Durresi nisen prej për në Elbasan. Pak ditë para shpalljes së pavarsisë Ismail Qemal dhe Luigj Gurakuqi arrijnë në Durrës me vapor. Delegacioni i Shkupit behen bashkë me I.Qemalin dhe L.Gurakuqin dhe nisën për Vlorë, ku shpallën pavarsinë dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarsisë më 28 nëntor 1912. 🇦🇱Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica përfaqsuan Kosovën në Aktin e Shpalljes së Pavarsisë në Kuvendin e Vlorës, me 28 nëntor 1912. Mit’hat Frashëri(i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami e Naim Frashërit), përfaqsoj edhe Elbasanin në qeverinë e Vlorës si dhe u zgjodh Ministër i Punëve Botore. 🇦🇱KUVENDI I SHKUPIT I MBAJTUR ME 14 TETOR 1912, ISHTE GURËTHEMELI I PAVARSISË KOMBËTARE, DUKE DHËNË ALARMIN E RREZIKUT TË COPËTIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE DHE MBLEDHJEN URGJENTE TË KUVENDIT GJITHËKOMBËTAR PËR SHPALLJEN E PAVARSISË ! Mit´hat Frashëri, Salih Gjuka, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, ngritën zërin për rrezikun e copëtimit të të trojeve Shqiptare, dhe mblodhën Kuvendin e Shkupit me 14 tetor 1912, duke i dhënë kështu frymë idesë për thirrjen e një Kuvendi Gjithëshqiptar, dhe nisën rrugëtimin e pavarsisë nē trevat shqiptare deri në Vlorë, ku nënshkruan deklaratën e pavarsisë me 28 nëntor 1912. Kryengritësit shqiptar ndonëse arritën ta çlirojnë Kosovë nga perandoria osmane, Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia… duke qenë kundër interesave shqiptare, intensifikuan fuqishëm aktivitetet e tyre diplomatike, për të penguar realizimin e formimit të një shtetit shqiptar (me kufij etnik) në Ballkan. Kjo diplomaci ato ditë i sugjeroj edhe qeverisë turke, që ta bëjë sa më parë një marrëveshje formale me shqiptarët, në mënyrë që ta zbehin vendosshmërinë e tyre për luftë në të ardhmen. Dhe qeveria e Stambollit më 18 gusht 1912 njoftoi publikisht(përmes një deklarate-të pafirmosur) se i pranonte 12 nga 14 kërkesat e shqiptarëve, por edhe disa ndryshime tjera jo pa rëndësi. Për ta alarmuar faktorin e brendshëm dhe të gjitha kancelaritë e fuqive të mëdha, për rrezikun që po i kanoset popullit shqiptar dhe trojeve etnike shqiptare, më 14 tetor 1912 në Shkup, në shtëpinë e atdhetarit Nexhip Draga, u mbajt Kuvendi i Shkupit, për Pavërsi Kombëtare. Komiteti Shpëtimi që në popull njihej si Komiteti i Shpëtimit Kombëtar dhe organizata Shoqëria e Zezë për Shpëtim mbajtën një Kuvend të jashtëzakonshëm. Në këtë kuvend, të kryesuar nga Nexhip Draga, morën pjesë: Mit´hat Frashëri, Salih Gjuka, Rexhep Mitrovica, Nexhip Draga, Bedri Pejani etj. Pasi u konkludua se Turqia po i numëronte ditët e fundit në Ballkan…u morën këto vendime: “1. Me ia drejtue një proklamacion Fuqive të Mëdha.2. Me formue një delegacion për mi shkëputë Malet e Shkodrës prej lidhnisë që patën ba me Malin e Zi (Malësia e Shkodrës ishte lidhur me Malin e Zi për luftë të përbashkët kundër forcave osmane në Shkodër).3. Ky delegacion ka me pas edhe një kompetencë të plotë për t´u marrë vesh me krahinat e tjera të Shqipnisë për të shpëtue atë prej rrezikut të coptimit. Në zbatim të këtyre vendimeve, Kuvendi më 16 tetor 1912 në Shkup ia dorëzoi konsullatës austro-hungareze dhe gjermane një proklamatë, ku thuhet: …Serbia ,Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur luftë me qëllim të zgjerimit tokësorë ose për përhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarët po rrokim armët për të mbrojtur tokën tonë. Përveç kësaj vemë në dijeni Fuqitë e Mëdha se nuk do të njohim emërtime të tilla si Stara Serbija (Serbia e vjetër dhe Epir, ose forma politike dhe administrative të posaçme lidhur me disa pjesë përbërëse të atdheut tonë. Ndërkohë edhe përfaqësuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianë u është dorëzuar një proklamatë me vulë të Shoqërisë së Zezë për Shpëtim, në të cilën thuhet: Shqipnia i ka rrokur armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë në Ballkan, por për me i dalë zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipnisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajete veç se një formë politike e një formë sundimi, dmth një formë të vetme qeverisjeje. Lajmi i Kuvendit të 14 tetorit 1912 në Shkup, u prit me entuziazëm në tërë trevat shqiptare. Kuvendi i Shkupit kishte gjetur një truall të përgaditur qysh më parë nga rrethet patriotike brenda vendit. Delegacioni i Kuvendit të Shkupit kishte vendosur lidhje me atdhetarë në disa treva. Mendime për të mbajtur Kuvendi Gjithëkombëtar kishin dalur në shumë vise shqiptare, në disa krahina kishin filluar të zgjidhnin edhe delegatët pēr shpalljen e pavarsisë. Pra, këto dokumente dëshmojnë qartë se në Kuvendin e Shkupit u vunë themelet e Pavarësisë së Shqipërisë. 🇦🇱RRUGËTIMI MISIONAR I DELEGACIONIT TË SHKUPIT-PËRGATITJA E KUVENDIT GJITHËKOMBËTAR ! Kuvendi i Shkupit caktoi edhe një delegacion, i cili u ngarkua të përgatisë terenin për mbajtjen e një Kuvendi gjithëkombëtar. Pas këtyre aktiviteteve, më 16 tetor 1912 anëtarët e delegacionit të zgjedhur në Kuvendin e Shkupit: Mit´hat Frashëri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica dhe Bedri Pejani, e lanë Shkupin dhe me tren u nisën për në Mitrovicë dhe prej aty deri në Pejë udhëtuan me një qerre të mbuluar. Në rrugën nga Peja për në Gjakovë, delegatët takojnë reth 200 burra, që shkonin në luftë për mbrojtjen e Pejës. Në fshatin Carrabreg, takohen me prijësin Bajram Curri. Në Gjakovë takojnë edhe Isa Boletinin, që sapo kishte ardhur nga fronti i Prishtnës. Delegacioni i Shkupit, në Pejë e Gjakovë,… kishin marrë nënshkrime nga paria, duke i autorizuar ata që të vendosnin për të mirën e Shqipërisë në emër të Kosovës. Nga Gjakova, ky delegacion kalon në krahinën e Hasit dhe në fshatin Letaj qëndrojnë një natë. më pastaj hidhen në krahinën e Lumës dhe në fshatin Arnë takojnë prijësin lumjanë Ramadan Zaskoci. Vazhdojnë rrugëtimin në Mirditë, ku disa ditë i kalojnë në kulla e Kapedanit Preng Bib Doda në Orosh, ku u takuan me Abatin e Mirditës Preng Doçin, i cili shërbente te Abacia e Shën Llezhdrit në Orosh, që ishte e lidhur drejtpërdrejt me Vatikanin. Delegacioni i Shkupit, sëbashku me Kapedanin dhe Abatin e Mirditës, hartuan planin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar për shpalljen e Pavarësisë sa më shpejt, duke menduar edhe sikur të vonohej Ismail Qemali, qe të kthehej në Shqipri, apo të kishte atentat nga armiqtë e Shqiprisë, Pavarsia duhej shpallur me cdo formë. (Takiminin me Kapedanin dhe Abatin e Mirditës, Mit’hat Frashëri e ka të shënuar edhe në dorëshkrimet e tij). 🇦🇱Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi erdhën nga Triestia në Durrës, vetem pak ditë para shpalljes së pavarësisë. Atdhetarët brenda vendit kishin kohë që pergatisnin terrenin për shpalljen e pavarsisë, mes tyre Kapedani i Mirditës Preng Bib Doda dhe Abati i Mirditës P.Doçi i cili kishte vite që mbante lidhjet për Pavarsi me I.Qemalin, L.Gurakuqin etj.Abati i Mirditës P. Doçi bisedimet për Pavarsi Kombëtare me delegacionin e Shkupit, Mit’hat Frashërin, Salih Gjukën, Bedri Pejanin dhe Rexhep Mitrovicën i kordinonte me lidhjet e vjetra për Pavarsi që kishte me Luigj Gurakuqin dhe Ismail Qemalin, ku Abat Doçi kishte ndikuar në forcimin e lidhjeve mes L.Gurakuqit dhe I. Qemalit .Abati i Mirditës që vitin 1899 kishte afruar dhe nxitur Luigj Gurakuqin 20 vjeçar, në aktivitetin e tij patriotik e kombëtar, ku Abati Doçi e antarsoj në Shoqërinë e Alfabetit “Bashkimi” në Shkodër, e themeluar në vitin 1899 dhe e delegoj Luigj Gurakuqin sē bashku me Atë Gjergj Fishtën në Kongresin e Manastirit (1908),për të prezantuar alfabetin e Shoqerisë “Bashkimi”.🇦🇱Abati i Mirditēs P.Doçi mbante lidhje vite me leterkëmbime me I.Qemalin ku e nxiste mbi përfshirjen e Tij në një rol administrativ brenda një Shqipërie te ardhshme autonome e të pavarur.Lidhjet dhe leterkembimet mes Abatit të Mirditës dhe Ismail Qemalit ishin nga 1903 e deri në vitin 1912, në shpalljen e pavarsisë dhe më pas, duke menduar për rregullimin e gjendjes dhe pas shpalljes se pavarësisë së vendit! I debuar nga P.Osmane 12 vite, për liri të kombit të shqiptar, (1876-1888) Abati i Mirditës, Preng Doçi, sherbeu në Romë, Amerikë, Kanada, Indi, Tivar, Athinë, punoj shumë me diplomacinë e huaj, për rrezimin e P. Osmane! Ishte nderlidhës me Selinë e Shenjtë në Vatikan dhe me diplomacinë e vendeve të zhvilluara të Europes. Abati i Mirditës P. Doçi ishte i rrahur me jetën kishtare e politike, i njihte mirë pikësynimet e shteteve të ndryshme evropiane ndaj Shqipërisë dhe qëndrimet e tyre ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Ish-i burgosur nga P.Osmane, për organizimin e kryengritjes anti-osmane në vitin 1876-1877, Abati i Mirditës Preng Doçi, klerik i lartë, atdhetar e vizionar, qëndronte në ballë të lëvizjeve dhe kryengritjeve kombëtare si vizionar i vendosur i levizjeve për Pavarsi Kombëtare.🇦🇱Abati i Mirditës P.Doçi ndër vite në programin e tij parashikonte organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve kunder Perandorisë Osmane, bashkimin e krahinave shqiptare, krijimin e shoqërisë së alfabetit shqip, dhe bashkimin e shqiptarve të dy besimeve, katolik e mysliman, ku përçarja e krijuar nga turqit ishte e madhe.!Abati i Mirditës P.Doçi themeloi Shoqërinë e Alfabetit “Bashkimi” në vitin 1899 në Shkodër,hapi rrugën e pavarsisë së alfabetit nga alfabeti i huaj turko-sllavo-grek, 9 vite para Kongresit të Manastirit(1908)dhe 13 vite para shpalljes së pavarsisë(1912).Ismail Qemali e njihte mirë rolin dhe imazhin e Abat Doçit, për pavarsi kombëtare, e dinte mirë rendesinë, kontributin dhe vlerat e jashtëzakoshme të Abatit të Mirditës në shërbim të kombit, si dhe ndikimin e tij në diplomacinë e vendeve të zhvilluara, prandaj pas shpalljes së pavarsisë do shprehej:“NE E BËMË SI E BËMË SHQIPËRINË, POR ABAT P.DOÇI PREJ MIRDITE, DO E BËNTE EDHE PA NE, EDHE MË MIRË…” (ISMAIL QEMALI) 🇦🇱Abatin e Mirditës P.Doçi dhe Mit’hat Frashëri, i lidhte edhe Alfabeti i Kongresit të Manastirit(1908), ku alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër, themeluar nga Abati i Mirditës P.Doçi dhe alfabeti “Frasheri”, themeluar nga xhaja i Mit’hatit, Sami Frashëri, u miratuan si Alfabet Kombëtar të Gjuhēs Shqipe në Kongresin e Manastirit, në kordinim në një alfabet të pērbashkët.Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” dhe Abat P.Doçi, u përfaqsuan nga Atë Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi në Kongresin e Manastirit, ku Fishta u zgjodh Kryetar i Komisionit të Alfabetit dhe Mit’hat Frasheri u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit. Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abat P.Doçit në Shkodër, shkruhet “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e “Frashërit” e “Bashkimi”. Çdo tjetër përjashtue”. 🇦🇱RRUGËTIMI NGA MIRDITA NË TIRANË I DELEGACIONIT TË SHKUPIT! Pas qendrimit disa ditor në Orosh në kullēn e Kapedanit të Mirditës Preng Bibë Doda dhe takimeve me Abatin e Mirditës P.Doçi, delegacioni i Shkupit Mit’Hat Frasheri, Salih Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica vazhduan rrugëtimjn nëpër Mirditë dhe ndaluan në Luginën e Fanit, në Rubik-Mirditë, dhe më pas në Kurbin e Krujë, në Valias Tiranë në çifligun e Abdi bej Toptanit, ku u takuan me Abdi Toptanin, për mundësinë e mbledhjes së Kuvendit Gjithëkombëtar dhe shpalljen e Pavarsisë në Tiranē ose Elbasan. Por kur u takuan me Abdi Toptanin, lajmi i mirë kishte mbërritur nga Ismail Qemali, i cili i kishte derguar leter Abdi bej Toptanit, dhe e kishin ftuar në mbledhjen e shpalljes së Pavarsisë në Vlorë. 🇦🇱LETRA E MIT’HAT FRASHËRIT, DREJTUAR MIKUT TË TIJ ME EMRIN KRISTO, FAKTON QËLLIMIN E DELEGACIONIT TË SHKUPIT PËR KONGRESIN GJITHËKOMBËTAR, KU CEKET QË E KISHTE BISEDUAR ME KAPEDANIN E MIRDITËS(PRENG BIB DODËN),ABATIN E MIRDITËS(P.DOÇIN),DHE ME ABDI TOPTANIN! Dosja 138, fletë 32/1/2/3 Nëndor 1912 Si u bë kongresi i Vlorës(Leter nga Vlora) I dashur KristoNga Shkupi të shrkova, them ta kesh marrë. Dolla nga ay qytet ditën që filloj Luftën Bërbija dmth më 3 (16) të muajit që dolli dhe shkova nga Mitrovica, Ipek (Pejë), gjakovë, Has, Tejdrin, Mirditë, Kurbin, Tiranë, Durrës, Elbasan, nga Elbasani arthçë këtu. Në Kosovë (dmth. prej Ipek, Gjakovë, Gusinjë, dhe Plava) me tre shokë të tjerë mora letrën me nënëshkrime të parësive për të treguar që jemi mëkëmbësit (veqilët) e tyre për; çdo gjë që të bëjmë për Shqipërinë. Kur arthmë në Tiranë qëllimi ynë ish të bënim një kongres kombiar me ndihmë t’Abdi be Toptanit, se kishim bërë fjalë dhe me Kapidanin e Abatin e Mirditës. Po kur arritmë ne gjetëm letrën e Sureja Be Vlorës, i cili kish ftuarë paraësinë më një mbledhje. U gëzuamë, se kështu e gjenin gati punën. Në elbasan donja që të behesh ky qytet ai vënt i mbledhjeve, po atje na erdhi tejshkrim i Ismail Qemalit që na lajmëronte se do të dalë në Vlorë dhe ftonte botën më një mbledhjje.Edhe pas pakë ditësh arriti në Durrës bashkë me delegatët e Bukureshtit dhe Gurakuqin. Nga Durrësi gjithë delegatët e ardhurë dhe të atyre viseve, vanë në Vlorë, ku dhe unë vajta me shokët e Elbasanit.Kongresi u çel më 15/28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo anë e Shqipërisë, vise të shkelurë dhe të pashkelurë. Sot jemi 67, se kan ardhurë dhe nga vënde të tjerë.Atë ditë, pra ora 11.I/2 allaturka (2.1/2 allafranga) me zë të përgjithshëm u proklamua indipedencë e Shqipërisë dhe flamuri u çel në portë të shtëpisë ku ishin mbledhurë (shtëpi e Khmil Beut).Ngjarjet që kanë rjedhur që ahere do t’i kesh kënduarë në gazetat. Sot kemi pushim lufte me tre shtetet. Vetëm Greqija po lufton në Janinë, ku nxjerrë dhe ushtarë në Sarandë, po tanët ka zënë Delvinën dhe është shpresë që të mos përparojnë; edhe në Himarë janë nja 400 grekër, po shqipëtarët kanë zënë Dukatin, Vranishtën e Kuçin dhe grekët s’bëjnë dot asnjë çap. (Mit’hat bej Frashëri ) /——————————————— 🇦🇱RRUGËTIMI NGA TIRANA NË VLORË I DELAGACIONIT TË SHKUPIT! Pas udhëtimit nga Shkupi-Kosovë ku u takuan me Bajram Currin e Isa Boletinin, në Mirditë me Kapedadin Preng Bibë Doda dhe Abatin e Mirditës P.Doçi, në Kurbin e Krujē e me pas në Tiranë ku u takuan me Abdi Toptanin, delegacioni i Shkupit, Mit’Hat Frashëri, Salih Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica e vazhduan rrugën për Durrës, ku u takuan me Mustafa Krujën, Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën. Pasi iu bashkuan Abdi bej Toptani dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi bej Toptani u lexoi një letër nga Ismail Qemali (Syrja bej Vlora)për një kuvend mbarëshqiptar. Pas përparimit të trupave serbe, për në Shqipëri të mesme, delegacioni i Shkupit u nis për Elbasan ku bujtën në shtëpinë e Hasan bej Biçakut në Elbasan, ku pritën t’u bashkoheshin përfaqësuesit e Dibrës si dhe Mehmet pashë Deralla, Ajdin bej Draga me Isa bej Buletinin. Pasi u nisën, Aqif Pasha njofton nga Elbasani me telegram Dervish bej Biçakçun në Peqin se Mit’hat Bej Frasheri ishte zgjedhur përfaqësues i Elbasanit së bashku me Lef Nosin dhe Shefqet Dainë. U bashkohen shpurës së Ismail Qemalit në Ardenicë rrugës për në Vlorë. Në 10-ditëshin e fundit të nëntorit 1912, Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqi nisen nga Triesta me vaporin austriak “Baron Bruck” drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës pak ditë para shpalljes së pavarsisë. Ato ditë, deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e pamundësuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e një kuvendi të parashikuar në Durrës. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, dhe forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Delegacioni i Kuvendit të Shkupit, Mit`hat Frashëri, Salih Gjuka, Bedri Pejani, që po prisnin në Elbasan, i bashkohem Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, në Ardenicë rrugës për në Vlorë. 🇦🇱SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË KUVENDIN E VLORËS MË 28.XI.1912. DELEGACIONI I SHKUPIT, NËNSHKRUAN DEKLARATËN E PAVARSISË! Salih Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, përfaqësuan Kosovën në Kuvendin e Vlorës dhe ishin Nënshkruesit e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë! Kosova…, duke qenë e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, në Kuvendin e Vlorës u përfaqësua nga Salih Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit. Në Vlorë mbërriti Isa Boletini dhe delegatët tjerë, si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musë Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndërkaq udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhën, sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin të burgosur në kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në kuvend. Sali Gjuka (1876-1925), firmosi Aktin e shpalljes së pavarsisë me siglën “Salih Gjuka”, si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë U zgjodh këshilltar i Pleqësisë. Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit. Ishtë pjesë e kryengritjeve anti-osmane në vitin 1910-1912 në Kosovë e Shkup. Bedri Pejani (1885-1946), në mbledhjen e Vlorës, firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftës u arrestua dhe vdiq sapo doli nga burgu, në 1946. Ishte Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924). Rexhep Mitrovica (1888-1960), mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, firmosi Aktin e Pavarsisë, nēn siglēn “Rexhep”ishte njeri nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. U zgjodh senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes. Mit’hat Frashëri (1880-1949), në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”.Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria. Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949. Mit’hat Frasheri, ishte i biri i patriotit të madh, rilindësit Abdyl Frashërit, nipi i enciklopedistit Sami Frashëri dhe poetit kombëtar Naim Frashëri. Mit’hat bej Frashëri, ishte: Firmëtar i Pavarësisë se Shqipërisë, Ministër ne Qeverinë e Ismail Qemailit, Ambasador i Shtetit Shqiptar, ideator i themelimit te Institutit Albanologjik, i la trashëgimi Bibliotekës Kombëtarë rreth 40 mije libra, e deshi më gjithë shpirt Kosovën dhe trojet shqiptare të pushtuara, bëri çdo gjë për Çamërinë – hapi shkollat shqipe atje, Kryetar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, etj, etj Mit’hat Bej Frashëri u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit në vitit 1908 dhe përfaqsonte alfabetin “Stambolli”(themeluar nga vëllezerit Frashëri”!Nënkryetar i Komisionit të Hartimit të Alfabetit, Kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta, i cili ishte i deleguar i Abatit të Mirditës P.Doçi, së bashku me Luigj Gurakuqin, që të përfaqsonin në Manastir, alfabetin e shoqërisë “Bashkimi” nē Shkodër, themeluar në Shkodēr 9-vite para Kongresit të Manastirit, nga Abati i Mirditës P.Doçi, që mblodhi rreth tij ajkën e klerikēve dhe intelektualëve shqiptarë, me në krye At Gj. Fishtën dhe L.Gurakuqin. Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abatit në Shkodër, shkruhet “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e “Frashërit” e “Bashkimi”. Çdo tjetër përjashtue”.Alfabeti i “Bashkimit” në Shkodër në kordim me alfabetin “Frasheri”, u zgodh si alfabet zyrtar kombëtar i gjuhës shqipe në vitin 1908, ku me pavarsimin e gjuhës shqipe u hap rruga e pavarsisë kombëtare që u finalizu me 28 nëntor 1912!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here