6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Si sot, 17 nëntori, 77-vjetori i çlirimit të Tiranës

Si sot, 17 nëntori, 77-vjetori i çlirimit të Tiranës

Kujtojmë sot Çlirimin e Tiranës nga pushtuesit nazifashistë. Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korparmatës së I Sulmuese.
Shtabi i korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës.
Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij.
Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit.
Foto: AQSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti shënon: “Na patën rënë në dorë disa shkrime, më tepër...

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Recent Comments