6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home RETROSPEKTIVË Linjat ajrore dhe tarifat e fluturimeve në Shqipërinë e 1927-ës

Linjat ajrore dhe tarifat e fluturimeve në Shqipërinë e 1927-ës

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Document aéronautique” ka botuar, me 1 janar 1927, në faqet 358 dhe 498, dy shkrime në lidhje me transportin ajror në Shqipëri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Linjat ajrore në Shqipëri

“Qeveria shqiptare i kishte dhënë kompanisë “Adria Aero Lloyd” për dhjetë vjet koncesionin e linjave ajrore në Shqipëri. Kjo, nga ana tjetër, ia dha koncesionin e saj “Deutsche Luft Hansa”. Qeveria italiane negocion me këtë të fundit transferimin e monopolit të saj te një kompani italiane, kapitali i “Adria Aero Lloyd” vlerësohet rreth 735.000 franga-ari.

(Aviacioni, n ° 20-21, 40 1.).

Rrjeti ajror shqiptar përfshin linjat e mëposhtme:

1° Tiranë-Shkodër, çdo të hënë. Nisja nga Tirana, në orën 7 të mëngjesit. Arritja në Shkodër në orën 8. Nisja nga Shkodra në 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë në orën 9 e 30.

2° Tiranë-Korçë, çdo të mërkurë. Nisja nga Tirana, në orën 7 të mëngjesit. Arritja në Korçë, në orën 8. Nisja nga Korça, në orën 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë, në orën 9 e 30.

3° Tiranë-Vlorë. Çdo të enjte. Nisja nga Tirana, në orën 7. Mbërritja në Vlorë, në orën 8. Nisja nga Vlora në 8 e 30 të mëngjesit. Mbërritja në Tiranë, në orën 9 e 30.

(Orari i linjave ajrore civile italiane. Ministria e Aeronautikës. Maj 1927).”

Çmimet (Tarifat) e linjave ajrore shqiptare

“Linjat ajrore që operojnë në Shqipëri: Tiranë-Shkodër, Tiranë-Korçë, Tiranë-Vlorë.

Tarifat e transportit (fluturimit) janë si më poshtë:

* (Nachrichten für Luftfahrer, 110 42, 14 lignes, G.).”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments