6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KËSHILLA Dhimbja e shtyllës kurrizore, shkaqet që ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja e shtyllës kurrizore, shkaqet që ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja e shpinës që shfaqet gjatë natës zakonisht është rezultat i qëndrimit jo korrekt të trupit gjatë ditës ose gjatë gjumit.

Këtu përfshihet edhe veshja e takave të larta ditën, ose përdorimi i një dysheku tepër të butë ose tepër të fortë gjatë natës.

Megjithatë, dhimbja e papritur e shpinës gjatë natës mund të tregojë një sërë problemesh ose shqetësimesh serioze shëndetësore.

Shkaqet e mundshme të dhimbjes së shpinës

Dysheku i gabuar

Nëse ju dhemb shpina sa herë që çoheni natën, atëherë fajin e ka dysheku.

Kur ai është tepër i butë ose shumë i fortë, dysheku mund të jetë shumë problematik për kurrizin tuaj.

Dysheku i butë nuk i ofron shpinës mbështetjen e duhur  dhe pengon qetësimin e muskujve.

Pozicioni i fjetjes

Nëse flini me shpinën në dyshek, atëherë mbani nën gjunjë një jastëk për t’i dhënë shpinës mbështetjen e duhur.

Nëse flini përmbys, përpiquni të mbani një jastëk të sheshtë në pjesën e legenit dhe një po aq të sheshtë për kokën.

Nëse flini në anë, atëherë mbani jastëk mes gjunjëve ndërkohë që njërën këmbë e mbani të peshuar në të.

Shpina kështu do jetë më pak e stresuar.

Qëndrimi i gabuar gjatë ditës

Qëndrimi i keq në tryezë, kërrusja përpara kompjuterit ndryshon dalëngadalë të gjithë strukturën e trupit, duke u shoqëruar me dhimbje.

Mundohuni të qëndroni drejt që të shmangni dhimbjet.

Shpatullat nuk duhen tendosur, këmbët duhen mbështetur në dysheme ndërkohë që shpina duhet të qëndrojë drejt.

AgroWeb.org rekomandon të lëvizni çdo një orë dhe kryeni shtendosje të herëpashershme të trupit.

Takat e larta

Takat e larta shkaktojnë probleme me ligamentet e këmbëve dhe kanë tendencën ta kërrusin trupin e një gruaje.

Për shkak të takave, dhimbjet e shpinës tek një grua janë të forta.

Mundohuni t’i mbani vetëm në rastet kur e keni të nevojshme.

Shtatzania

Dhimbja e shpinës është shumë e përhapur tek gratë shtatzëna.

Ajo shkaktohet nga zgjerimi i zonës së legenit gjë që pasohet me vështirësi në furnizimin e dobët të zemrës me gjak të oksigjenuar.

Gratë shtatzëna këshillohen të flenë në anën e majtë.

Gurët në Veshka

Akumulimi i gurëve në veshka shkakton dhimbje të shpinës sidomos gjatë natës  dhe herët në mëngjes.

Kjo ndodh sepse gurët në veshka vështirësojnë urinimin dhe shtojnë presionin në organizëm.

Tumoret

Dhimbja e shpinës, e cila ka një pikënisje jo të qartë, mund të jetë simptomë e një tumori në disa prej organeve të brendshme si për shembull pankreasi, zorra e trashë, vezoret dhe mitra.

Shqetësimi është konkret kur dhimbja nuk largohet pavarësisht medikamenteve qetësuese.

Grupmoshat më të rrezikuara

Grupi më i rrezikuar janë meshkujt e moshës 40 dhe 60 vjeç the femrat 30 dhe 65 vjeç. Ekzistojnë disa metoda të trajtimit të dhimbjes në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore si barnat, terapia etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Formula e saktë që ju llogarit sa orë duhet të flini

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës...

A mund ta gjeni insektin që e ka ngjyrën ndryshe nga të tjerët

Këtë herë do të testoni shikimin tuaj me një figurë ku shihen disa insekte njësoj, por njërës prej tyre i ndryshon pak...

Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në artin e fotografisë botërore dhe asaj shqiptare

Qerim VRIONI Studiues i artit fotografik Shkencërisht, vdekjaështë ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të...

Recent Comments