6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KURIOZITETE Nuk dinin asgjë për pandeminë derisa iu shkuan për t’u bërë vaksinat

Nuk dinin asgjë për pandeminë derisa iu shkuan për t’u bërë vaksinat

Prej gati dy vitesh, bota është e mbërthyer nga pandemia e koronavirusit, ku deri tani kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19 më shumë se 5 milionë persona.

Megjithatë, një komunitet me 5800 persona, të cilët jetojnë mes pyjeve të dendur të Amazonës në Peru, as që ia kishin idenë pandemisë, deri në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinatorëve.

“Nuk dinim që koronavirusi ekzistonte. Është hera e parë që kemi dëgjuar për këtë virus të quajtur Covid-19”, tha Apu Mariano Quisto për Reuters në momentin kur aty mbërriti grupi i vaksinatorëve.

Mangual është fshati më i largët mes Amazonës. Banorët nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre prej druri, ndërsa jetojnë nga gjuetia dhe peshkimi. Lidhja me botën e jashtme për ata është minimale. Grupit të vaksinatorëve dhe atij të Reuters iu deshën 3 ditë udhëtim e lundrim me varkë për të mbërritur në këtë komunitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments