6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KËSHILLA Pijet që iu ndihmojnë t’i mbani veshkat shëndetshëm

Pijet që iu ndihmojnë t’i mbani veshkat shëndetshëm

Veshkat janë organet tona të cilat i filtrojnë toksinat jashtë trupit. Për shkak se toksinat mund të ndikojnë në tërë trupin tuaj, nuk ka dyshim se kujdesi ndaj veshkave është thelbësor për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Pa një dietë të balancuar, konsumim të vazhdueshëm të ujit dhe pastrim të trupit, toksinat mund të mbesin në trup dhe të dëmtojnë veshkat, mëlçinë dhe organet përreth.

Kështu, ekzistojnë disa pije të cilat ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat, e ato janë:

1. Lëngu i boronicës së kuqe

Boronica e kuqe ka vite që cilësohet si një mbështetës i traktit urinar. Hulumtime të shumta tregojnë se boronicat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve në traktin urinar, duke eliminuar bakteret. Ato gjithashtu pastrojnë veshkat nga oksalati i kalciumit, njëri nga kontribuesit kryesorë në krijimin e gurëve në veshka. Kur blini lëng të tillë, gjithmonë zgjidhni ato që janë më organike, ose bëjeni vetë lëngun.

2. Lëngu i panxharit

Panxhari dhe lëngu i tij është një pije mjaft efikase. Ka antioksidantë të cilët përmirësojnë kualitetin e urinës dhe aciditetin. Kjo mund t’ju ndihmojë në pastrimin e fosforit të kalciumit që krijohet në veshka. Largimi i kalciumit nga veshkat jo vetëm që përmirëson funksionin e tyre, por edhe ulë gjasat e zhvillimit të gurëve.

3. Lëngu i limonit

Lëngu i limonit ka treguar se rritë nivelet e citratit në urinë, një faktor i cili parandalon formimin e gurëve në veshka. Për një pastrim të shpejtë të veshkave me limon, shtrydhni 4-5 copë limonë në ujë të ftohtë dhe pijeni atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) përmes një komunikate njofton se në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe...

Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës…

Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti shënon: “Na patën rënë në dorë disa shkrime, më tepër...

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

Recent Comments