Prej një muaji Mehmet Berk Yaltirik është në kërkim të motiveve që vijnë nga legjendat apo gojëdhënat tona. Ka mbërritur në Shqipëri si një nga autorët rezidentë dhe shprehet se është frymëzuar jo pak nga vendi ynë.

“Jam në Tiranë për një muaj, po e shijoj kryeqytetin, kam fotografuar shtëpitë e vjetra që kanë mbetur sepse çdo imazh më ndihmon të ndërtojë një histori, dhe deri tani gjithçka ka qenë shumë frymëzuese”, thotë ai A2CNN.

Shkrimtari turk që ka një dashuri të veçantë për historinë, faktet dhe ngjarjet që kanë kapluar Ballkanin prej 500 vitesh, përpiqet herë pas here t’i shndërrojë këto ngjarje të dokumentuara në tregime joshëse për të rinjtë duke ndërthurur kështu të vërtetat me fiksionin.

Edhe gjatë vizitës në Shqipëri, ai është bërë pjesë e bisedave metë rinj të interesuar për këtë lloj letërsie. “Isha në Festivalin Tirana Gate, më pëlqeu që një tregim i imi u lexua aty, po shfrytëzoj qëndrimin tim për të takuar të rinjtë në workshop”.

Me fantazinë e popujve të Ballkanit, shpeshherë edhe me horrorin e ngjarjeve, Mehmet Berk Yaltirik ka tërhequr vëmendjen e kritikëve duke fituar një sërë çmimesh letrare me tregimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here