6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home KËSHILLA Foshnjat mund të lindin me dhëmbë, ja çfarë thonë ekspertët

Foshnjat mund të lindin me dhëmbë, ja çfarë thonë ekspertët

Për këtë arsye, dhëmbët e foshnjave hiqen me një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjekët thonë se foshnjat mund të lindin me dhëmbë, edhe pse mund të mos kenë fare flokë dhe as aftësi për të komunikuar.

Sipas “The Sun”, Angela është një ndër nënat që publikoi në rrjet një foto të dhëmbëve të fëmijës së saj të porsalindur. Në imazh vihen re dy dhëmbë në pjesën e nofullës së poshtme.

Sipas “Stanford Children’s Health”: “Dhëmbët e lindjes janë jashtëzakonisht të rrallë (rreth dy për qind e të porsalindurve), por nëse fëmija juaj i ka ato, duhet të keni informacionet e duhura për të ditur se si të veproni.

Ato mund të shkaktojnë probleme gjatë ushqyerjes me gji, sepse fëmija mund t’ju kafshojë aksidentalisht”.

Por foshnja është ajo që dëmtohet më shumë. Për shkak se dhëmbët janë të vegjël, të lirshëm dhe të dobët, ato mund të bien. Nëse dhëmbi shkulet, ekziston rreziku që fëmija ta gëlltisë atë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Foshnja mund të dëmtojë gjuhën, buzën, ose mund të vuajë nga kequshqyerja për shkak të shqetësimit që përjetojnë.

Për këtë arsye, dhëmbët e foshnjave hiqen me një ndërhyrje kirurgjikale.

Zakonisht dhëmbët fillojnë të dalin rreth moshës gjashtë muajsh, por dhëmbët e lindjes janë të pranishëm që në lindje. Nuk dihen ende shkaqet pse dhëmbët e lindjes ekzistojnë. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments