6.1 C
Pristina
Sunday, October 17, 2021
Home KËSHILLA Si ndikon në trupin tuaj ilaçi nëse e pini pa ujë

Si ndikon në trupin tuaj ilaçi nëse e pini pa ujë

Ekspertët shpjegojnë se uji e bën gëlltitjen e ilaçit më të lehtë.

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë ujë, me qëllimin për të lehtësuar rrugëtimin e medikamentit në stomak, shkruan AW.

Megjithatë, ka shumë njerëz që e neglizhojnë këtë këshillë, pa qenë në dijeni për rrezikun që shkakton mosshoqërimi i barnave me ujë, transmeton lajmi.net.

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Ekspertët shpjegojnë se uji e bën gëlltitjen e ilaçit më të lehtë.

Së dyti, medikamentet kanë tendencën të bllokohen në ezofag duke shkaktuar inflamacion dhe irritim por dhe vonesa në rezultat.

Veç kësaj, ngecja e medikamentit në ezofag mund të nxisë edhe urthin dhe gjakderdhje në zonë. Uji e shmang këtë.

Ezofagu nuk përmban nerva të dhimbjes, ndaj simptomat e një problemi të mundshëm me ngecjen e ilaçit shfaqen ndjeshëm më vonë.

Disa njerëz përjetojnë simptoma të ngjashme me urthin dhe e anashkalojnë atë.

Me kalimin e kohës, ilaçet që ngecen aty shpërbëhen dhe gërryejnë indet e brishta të ezofagut duke shkaktuar hemoragji, dehidratim të thellë dhe dhimbje.

Ndër ilaçet më problematike mund të përmendim Advilin ose edhe barna të tjerë kundër dhimbjes që mund të ngecin mjaft lehtë.

Ato mund të bëhen problematike nëse ngecen në fyt, thonë ekspertët.

Mënyra e duhur për të pirë ilaçet

Ekspertët thonë që për shmangien e komplikacioneve, mënyra më e mirë është që ilaçin ta shoqëroni me një gotë të mbushur plot me ujë.

Ilaçet nuk duhen marrë kurrë ndërsa jeni shtrirë, ndaj duhet të shmangni marrjen e ilaçeve para gjumit.

Nëse kjo është e nevojshme, prisni 15 minuta pas marrjes së ilaçit dhe më pas shtrihuni.

Pozicioni i duhur i trupit për marrjen e ilaçit është ulur ose në këmbë.

Edhe në këtë pozicion që lehtëson kalimin pa pengesa të ilaçit, duhet të pini patjetër një gotë me ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments