🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴

🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose Xhemail Xhemo Zogu-ić) me origjinë nga Rugova i shpërngulur në Sanxhakun e Novi Pazaeit, ishte një këngëtar epik tradicional (lahutar) dhe pronar i një kafeneje në Novi Pazar.

🔴Ai u bë i njohur në qarqet shkencore gjatë shekullit XX, falë studiuesve amerikanë Milman Parry dhe Albert Lord, nga Universiteti i Harvardit. Në vitet 1930, këta studiues zhvilluan kërkime mbi traditën gojore të këngëve epike, me qëllim që të kuptonin më mirë mënyrën e krijimit dhe transmetimit të epeve Homerike, siç janë Iliada dhe Odisea si she tradita gojore dhe kujtesa e jashtëzakonshme e shqiptarve.

🔴Xhamail Zogaj ishte analfabet, por zotëronte një kujtesë të jashtëzakonshme. Ai ishte në gjendje të mësonte përmendësh dhe të interpretonte këngë epike komplekse (këngë kreshnikësh), të cilat përmbanin mijëra vargje, pa i harruar ato. 2. Incizimet e Milman Parry-t dhe Albert Lord-it 🔴Në korrik dhe nëntor të vitit 1934, Milman Parry dhe Albert Lord incizuan këngët e tij, si në pllaka gramafoni, ashtu edhe përmes diktimit të teksteve.

🔴Një nga veprat e njohura që ai e ka përcjellë përmes traditës gojore mban titullin: „Alija Bojiçiqi shpëton fëmijët e Alibegut“. 🔴Trashëgimia kulturore dhe rëndësia shkencore 🔴Incizimet zanore dhe intervistat e realizuara me të në vitin 1934 përbëjnë sot dokumente me vlerë të madhe për studimin e historisë gojore (Oral History), folklorit dhe traditës epike të popujve të Ballkanit.

🔴Këto materiale janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së njohur si Koleksioni Milman Parry i Letërsisë Gojore, i ruajtur në Universitetin e Harvardit.

🔴Veçanërisht interesante është mundësia për të dëgjuar zërin origjinal të këngëtarëve epikë të viteve 1930, sepse këto incizime përbëjnë dëshmi të drejtpërdrejta të një tradite të lashtë gojore, të transmetuar brez pas brezi. /Trungu

https://www.facebook.com/reel/1833745994716721

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here