Persefoni Treni, ka qenë një ndër zërat më të fortë të grave shqiptare të cilat kontribuuan me shpirt dhe me dhëmbë për çështjen kombëtare gjatë periudhës së rilindjes. Ajo u lind në vitin 1889 në Korçë dhe ishte e bija e atdhetarit të shquar intelektual Lluka Tira. Vetë Lluka punoi gjatë gjithë jetës së tij, madje dhe u b urgos për këtë, për përhapjen e gjuhës shqipe në zonën e Korçës, Beratit dhe më tej, duke përdorur librat e dërguar me plot vështirësi mërgatat shqiptare në kryeqendrat botërore. Pasionin e tij për dijen dhe dashurinë për Atdheun, Lluka Tira ia transmetoi edhe vajzës së tij, Persefoni Treni, transmeton lexo.com.al.

Persefoni Treni ishte një ndër mësueset më të dalluara në Shkollën e Vashave në Korçë dhe më vonë një nga organizatorët kryesor të shoqërisë “Ylli i Mëngjesit”, themeluar në 1909. Pas mbylljes së shkollës në Korçë ajo hapi shkollën e parë të vashave në Pogradec, ndërsa mes viteve 1925 dhe 1933 ishte mësuese në Shkollën Amerikane “Kenedi”. Persefoni ndërroi jetë në 1980, ndërsa u nderua me titullin “Mësuese e Merituar”./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here