Konstruksioni më i zakonshëm e më tipik i varreve në Pazhok, është ai me gropë të thjeshtë, të hapur në dheun e tumës ose në tabanin e saj, ku i varrosuri vendoset direkt në tokë. Gropa në disa raste është e konturuar me gurë, pa ose me mbulesë gurësh që janë vendosur në forme të çrregullt. Në ndonjë rast të veçantë është treguar më tepër kujdes në zgjedhjen dhe vendosjen e gurëve. Dyshemeja e varrit si edhe mbulesa e tij janë të shtruara me gurë të vegjël lumi, me ngjyra. Gurët janë vendosur dendur dhe të japin përshtypjen e një mozaiku. Përveç formes se zakonshme të vendosjes se kufomës direkt në tokë, në ndonjë rast të veçantë ajo futej në arkë prej druri ose vendosej mbi një shtroje të tillë si dëshmojnë gjurmët e drurit të kalbëzuar, të konstatuara gjatë gjithë gjatësisë se varrit. Fenomene të tilla analoge janë hasur dhe në tumat e tjera të gërmuara më parë, si në Pazhok, ashtu dhe në Kuç të Zi të Korçës e gjetkë. Një fenomen interesant është vënë re për Varret sekondare të mesjetës. Këta varre janë me gropa të thjeshta, ku kufoma vendosej në pozicion të shtrirë në kurriz, me orientim perëndim-lindje dhe mbulohej me rërë lumi.
© Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut/Namik Bodinaku
Iliria Année 1974 3 pp. 395-401

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here