6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home KËSHILLA Shëndeti i trurit – si ndikon shikimi i tepërt i televizorit në...

Shëndeti i trurit – si ndikon shikimi i tepërt i televizorit në moshë të mesme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sa më shumë televizor të shihni në moshë të mesme, aq më shumë rrezikohet shëndeti i trurit në vitet pasuese.

Studimet e përdorën shikimin e televizorit si një masë për të matur kohën e shpenzuar duke qëndruar ulur.

Gjetjet e studiuesve treguan se njerëzit që shihnin televizor në mënyrë të moderuar ose të tepruar, përjetuan një rënie më të madhe të aftësive njohëse, patën një vendimmarrje më të dobët dhe një kontroll jo të mirë të muskujve.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se ndikimi i aktivitetit fizik nuk ishte i mjaftueshëm për të luftuar këtë ndikim negativ.

Por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga aktiviteti fizik.

Sipas shkencës të qenurit joaktiv dhe qëndrimi ulur për shumë kohë, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, kancerit të zorrës së trashë, mushkërive dhe vdekjes së parakohshme.

Çfarë mund të bësh për të përmirësuar shëndetin e trurit

Gjëja më e rëndësishme është të marrësh parasysh se çfarë tjetër mund të bësh në vend që të shohësh televizor.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=224&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ekspertët sugjerojnë që të zgjidhni aktivitete që janë të mira për shëndetin e zemrës, trurit dhe trupit.

Të kujdesesh për regjimin ushqimor dhe të jesh aktiv në shoqëri, mund të zvogëlojë rrezikun e rënies së aftësive njohëse.

Me fjalë të tjera, aktivitetet që mbështesin shëndetin tuaj sot mund të jenë çelësi për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj në vitet pasuese.

Në vend që të marrësh telekomandën, merr një libër interesant ose bëj një shëtitje.

Gjithashtu është e rëndësishme të zgjidhni aktivitet që ju pëlqejnë, në mëyrë që t’i ndiqni ato.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni të bëni edhe aktivitete që stimulojnë funksionimin e trurit. Aktivitete të till mund të jenë thurja, plotësimi i fjalë fryqeve ose luajtja e një instrumenti.

Megjithatë ky kërkim ende nuk ka gjetur shkaqet se përse kjo gjë ndodh. Prandaj shkencëtarët shprehen se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar këtë lidhje./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments