6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home SHKENCË/TECH Japoni, fillon të shërbejë kompjuteri i parë kuantik për qëllime komerciale

Japoni, fillon të shërbejë kompjuteri i parë kuantik për qëllime komerciale

Tokio

Në bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM Corp. ka filluar të shërbejë kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë Kyodo, në fushën e kompjuterëve kuantik ku shfaqet rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës ka hyrë edhe Japonia.

Kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale filloi të shërbejë në prefekturën Kanagawa në bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM Corp.

Në kompjuterin prodhim i IBM-së, lejohen të hyjnë dhe të hulumtojnë kompanitë që kanë anëtarësi në konsorciumin e përqendruar në industri-akademi i themeluar në vitin 2020.

Në konsorcium gjenden Toyota, Sony, Mitsubishi Chemical, Universiteti Keio, Hitachi, Mitsubishi UFJ dhe Yokogawa Electric.

Kompjuterët kuantikë përdorin “kuantë” që kanë cilësi të valës dhe të grimcave, të tilla si grimcat e dritës dhe ndryshe nga kompjuterët tradicionalë, mund të llogaritin kombinime të shumta në të njëjtën kohë.

Kompjuterët kuantikë, të cilët kanë aftësinë për të zgjidhur probleme komplekse shumë më shpejtë se superkompjuterët, synohen të përdoren në fushat e zhvillimit të barnave dhe materialeve të reja, krijimit të modeleve financiare, optimizimit të logjistikës dhe kriptografisë së monedhës dixhitale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments