6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Aleksandri i Madh dhe Afganistani - “Jam angazhuar në tokën e Luanëve...

Aleksandri i Madh dhe Afganistani – “Jam angazhuar në tokën e Luanëve dhe popullit trim ku çdo hap është murë i çeliktë me të cilin ballfaqohen ushtarët e mi..”

Daut Dauti

“Jam angazhuar në tokën e Luanëve dhe popullit trim ku çdo hap është murë i çeliktë me të cilin ballfaqohen ushtarët e mi. Ti e ke sjell vetëm një Aleksandër në këtë botë, por në këtë vend çdo nënë e ka sjell nga një Aleksandër”.
Ky është një citat nga letra e Aleksandrit të Madh që ia dërgoi nënës së tij, Olimbias, nga Afganistani. Territoret që shtriheshin nga Maqedonia e deri në Afganistan, Aleksandri i pushtoi brenda një kohe të shkurtër, Por, në Afganistan iu dasht që të luftonte katër vite për ta nënshtruar këtë vend ku qëndroi edhe dy vite tjera. Aty u martua me princeshën afgane të quajtur Roksana, për të cilën thuhej se ishte femra më e bukur në botë. Roksana i pëlqente shumë Aleksandrit.
Kur afganët u nënshtruan, iu bashkuan ushtrisë së Aleksandrit dhe shkuan me të deri në Indi. Aleksandri, edhepse bëri luftë të përgjakshme, afganët e çmuan dhe nuk u ngritën kundër tij sa ishte gjallë. Aleksandri i detyronte ushtarët maqedonas që të martoheshin me gratë afgane, perse dhe aziatike tjera. Aleksandri kishte një kualitet të prijësit që nuk u përsërit pas tij as deri sot. Pasi i nështronte vendet të gjithë i trajtonte njësoj sepse i refuzonte dallimet e racës, religjionit apo ndonjë ‘pengesë’ tjetër. Me këto masa barazie Aleksandri i bëri për vete afganët.
Në Afganistan, ai përmendet edhe sot me respekt. Shumë vendbanime mbajnë emrin e tij, përfshirë qytetin Kandahar – nga Iskandar apo qyteti i Aleksandrit.
Aleksandri ishte martuar edhe me Barsinën, bijën Darios, mbretit të Persisë dhe me kusherinën e saj Paristaisen. Në momentin kur vdiq Aleksandri (323 p.e.s) Roksana i vrau këto dy gra. Roksana ishte shtatzënë dhe këtë e bëri që ta ruante vijën e sundimit që tashti do të kishte gjakun meqedono-afgan.
Afganët patën dhembje të madhe kur vdiq Aleksandri, i cili ishte i vetmi që i nënshtroi por e deshtën për shkak se ua kishte pushtuar zemrat. Veprimet e Aleksandrit nuk u përsëritën kurrë më në histori dhe kjo e bëri të ishte i Madh.
Në foto shihet freska e titulluar ‘Martesa e Aleksandrit të Madh me Roksanën’. Është vepër e punuar në vitin 1519 nga Giovanni Antonio Bazzi dhe gjendet në murin e ‘Villa Farnesina Trastevere’ në Romë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments