6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home KURIOZITETE Gjërat që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë ende plotësisht

Gjërat që shkencëtarët nuk mund t’i shpjegojnë ende plotësisht

Dekada e fundit mund të mos ketë qenë koha më e mirë për të gjithë, por për shkencën, mund të ketë qenë hapi më i madh për të ardhmen. Përmes hapave të mëdha në fusha të tilla si Inteligjenca Artificiale, informatika kuantike, kërkimi hapësinor dhe mjekësia, ne jemi më në fund afër zgjidhjes së disa prej mistereve më të qëndrueshme të botës sonë. Por disa mistere janë aq këmbëngulëse, saqë shkenca e sotme ende ka pak ose aspak shpjegim për to.

Lulet

Bimët me lule mbeten një anomali e madhe në kuptimin tonë të evolucionit. Së pari,ato nuk kanë ekzistuar për thuajse të gjithë historinë e Tokës. Para se ato të shfaqeshin rreth 100 milionë vjet më parë, peizazhi i Tokës ishte i mbuluar me specie të ngjashme me myshkun. Përhapja e bimëve lulëzuese ishte aq e shpejtë saqë nuk shpjegohet në teorinë e evolucionit gradual të Çarls Darvinit.

Kujtesa

Të kujtosh diçka nga kujtesa nuk duket të jetë një detyrë e komplikuar. Gati të gjithë mund ta bëjnë këtë në më pak se një sekondë. Por ajo që nuk dimë, është se procedura sesi e bëjmëkëtë është gjithashtu një nga misteret më të mëdha të neuroshkencës. Ndërsa kemi një kuptim të drejtë se si truri formon kujtime, ne thjesht nuk e kuptojmë se si ai i rikthen ato.

Breshkat

Aktualisht, ne nuk dimë se ku t’i vendosim breshkat në pemën evolucionare, pasi nuk kemi gjetur kurrë një paraardhës të vërtetë të përbashkët që u përshtatet atyre. Ndërsa disa studime pretendojnë se të afërmit e tyre më të afërt janë krokodilët, dinozaurët dhe speciet moderne të zogjve, të tjerët i vendosin ato më afër hardhucave dhe gjarpërinjve.

Graviteti

Mjafton të shihni zbulimin e kohëve të fundit të valëve gravitacionale, një koncept i teorizuar nga Ajnshtajni dhe i provuar gati një shekull më vonë në vitin 2015, që supozohej të na jepte më shumë përgjigje sesa pyetje. Por që atëherë kemi gjetur shpërthime të shumta të valëve gravitacionale nga cepa të ndryshëm të botës që thjesht nuk kanë kuptim. Sa më shumë që mësojmë se si funksionon graviteti në pjesën tjetër të universit, aq më shumë kuptojmë se është forca më e çuditshme të cilën ne njohim.

Viruset

Viruset janë në vetvete krijesa misterioze, për të cilat ne dimë shumë pak. Së pari teknikisht ato nuk cilësohen të gjalla. Viruset në thelb janë blloqe të materialit biologjik që aktivizohen vetëm brenda një bujtësi, dhe që nuk kanë aftësi të riprodhohen dhe shumohen pa të. Por ne nuk kemi ndonjë ide nga e kanë origjinën, dhe nuk jemi ende në gjendje që t’i vendosim me saktësi në pemën e jetës.

Ecja mbi 2 këmbë e njeriut

Ne nuk jemi plotësisht të sigurt pse apo edhe kur nisën ta bëjnë këtë speciet hominide. Për paraardhësit tanë më të hershëm, ecja mbi 2 këmbë do të kishte qenë një dizavantazh i madh kur ekspozoheshin para grabitqarëve të tjerë. Për më tepër, ekziston një hendek i madh tek fosilet që kemi gjetur nga koha kur primatët filluan të zhvillojnë ecjen mbi 2 këmbë.

Dielli

Sigurisht që dielli është jashtëzakonisht i nxehtë, dhe kjo duke pasur parasysh se ai është një top gjigant qiellor që digjet vazhdimisht. Ne mendojmë se kjo ndodh për shkak të një energjisë tjetër misterioze të lëshuar nga bërthama e diellit, edhe pse kjo është thjesht një hipotezë e jona.

Një mister tjetër janë erërat diellore që burojnë vazhdimisht prej saj. Ndërsa dimë origjinën e erërave më të shpejta supersonike që kemi vërejtur më parë, disa studime të fundit kanë gjetur një larmi tjetër më të ngadaltë të erërave, origjina e të cilave është një mister i plotë.

Uji

Së pari uji është e vetmja substancë që ekziston në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha gjendjet e tij:të ngurtë, të lëngët dhe gaz. Uji është gjithashtu e vetmja substancë e cila zgjerohet kur ftohet, dhe anasjelltas. Një tjetër veti unike e ujit është tensioni i tij jashtëzakonisht i lartë sipërfaqësor. Dhe kërkohet një sasi shumë e madhe energjie për të ndarë molekulat e ujit në krahasim me lëngjet e tjera, dhe ne thjesht nuk e kuptojmë arsyen pse ndodh kjo.

E qeshura

E qeshura është një dukuri e zakonshme përgjatë pjesës më të madhe të jetës sonë. Por ne njohim pak nga mekanizmat që qëndrojnë pas së qeshurës. Në fakt e qeshura nuk ka aspak lidhje me humorin – ose ka vetëm pak, pasi shumica e të qeshurave është si një përgjigje ndaj shenjave shoqërore apo fjalive që në vetvete nuk janë komike.

Në një studim mbi 2.000 raste të qeshurash që ndodhin natyrshëm, studiuesit zbuluan se shumica e të qeshurave ishin reagime ndaj simboleve kontekstuale shoqërore, që në një situatë tjetër mund të mos shkaktojnë të qeshura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Te varri i mikut më të madh të shqiptarëve

Shkruan:Daut Dauti Në fund të fshatit Brushford, në anën e djathtë të rrugës, gjendet kisha St. Nicholas. Është ditë...

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur...

Pamje: Dy “banda” majmunësh luftojnë mes vete, e bllokojnë rrugën

Në internet është publikuar pamje e rrallë e dy grupeve të mëdha të majmunëve që luftojnë mes vete para vozitësve të habitur...

Vepra artistike sipas Platonit qetëson luftën e amshueshme dhe ndryshimin e idesë dhe të materies

Sipas Plotinit detyra fundamentale e artit qëndron në faktin që në të veçanten të paraqesë pajtimin e plotë të idesë dhe të...

Recent Comments