6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Legjenda e Shën Marenës dhe pse është mirë të marrësh një gurë...

Legjenda e Shën Marenës dhe pse është mirë të marrësh një gurë nga shpella

Dita e Shën Marenës, ndonëse bie më 17 korrik (sipas kalendarit të ri), festohet më shumë më 30 korrik (sipas kalendarit të vjetër), sipas një tradite të krijuar prej vitesh.

Në këtë festë marrin pjesë e vijnë jo vetëm besimtarët e fesë së krishtere, por edhe ata të fesë myslimane; jo vetëm nga Mokra Sipër e rrethi i Pogradecit, por edhe nga krahina të tjera si Korça e, sidomos, nga fshatrat e Librazhdit e madje të Elbasanit.

Kishës së Shën Marenës i atribuojnë veti çudibërëse. Besimtarët besojnë në vetitë çudibërëse të Shën Marenës, i luten asaj dhe hedhin ndonjë monedhë e ndezin qirinj në kishë, në mënyrë që shenjti t’i ndihmojë në zgjidhjen e ndonjë halli apo në shërimin e ndonjë sëmundjeje.

Legjenda për Shën Marenën

Për jetën e shenjtores tregohen dy variante:

Varianti i parë. Ajo është shfaqje e shpirtit të Shën Marenës, e lindur në fshatin Qesan të Pisidisë në Azinë e Vogël në vitin 270 pas Krishtit, e cila ka qenë një nga shenjtoret më të reja në moshë, shumë e njohur dhe shumë çudibërëse.

Sipas këtij varianti janë pikturuar edhe pikturat murore (afresket) në muret e kësaj kishe nga piktorët. Ky variant gjendet edhe në librin “Shën Marena midis nesh” të Gaqo Bazes..

Varianti i dytë: Shën Marena është shenjtorja e krahinës, e cila ka ardhur në këtë vend prej diku nga larg. Ajo ia kushtoi jetën e saj Zotit, e ka ardhur këtu për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Pra një personazh konkret.

Në gojëdhënë thuhet se babai i saj ishte pagan dhe nuk donte që e bija e tij të merrej me përhapjen e fesë së krishterë. Vajza largohet nga shtëpia dhe vjen në Mokrën e Sipërme dhe në fshatin Llëngë, ku jetonte me lëmoshat që i jepnin.

Nuk dihet se prej nga kishte ardhur vajza.

I ati i saj dërgoi njerëz për ta vrarë, por ajo hyri në shpellë në pjesën më të largët të saj, atje ku ishte më ngushtë, atje ku nuk mund të hynte asnjeri. Ata që e ndoqën dhe hynë në shpellë, nuk e gjetën dhe kujtuan se në atë vrimën e vogël e shumë të ngushtë që kishte mbetur pa u kontrolluar ajo nuk mund të hynte, kështu u larguan.

Shën Marena dilte çdo ditë me zbardhjen e ditës dhe lahej në kroin përballë shpellës, që sot quhet Najazmë. Ky ujë është i bekuar dhe nuk prishet, sado të rrijë në një shishe të mbyllur.

Burrat e krahinës së Mokrës e kanë rrahur shumë kurbetin për të nxjerrë bukën e gojës. Shumë kurbetlinj të vendeve të tjera, ku mokrarët kishin shkuar për të punuar, flisnin për çuditë e shenjtorëve.

Një ditë u fol për Shën Marenën, për jetën, martirizimin dhe çudirat e saj.

Midis tyre, disa nga Llënga, Niça e Grabova treguan interes të veçantë për të dhe dhanë fjalën se po t’u shkonte mbarë kurbeti, do të ngrinin një kishë me emrin e saj.

Me kalimin e kohës ata u pasuruan, por kur u kthyen të pasuruar nga kurbeti, e harruan premtimin e dhënë.

Dhe ja, një ditë, shenjtorja u shfaq në krua (sot i thonë kroi i Shën Marenës), ku po mbushnin ujë vajzat fshatare të familjeve të tyre. Të gjitha u mahnitën nga bukuria e saj dhe pyesnin njëra-tjetrën se e kujt ishte kjo vajzë e kur ka ardhur.

Shenjtorja iu përgjigj njërës prej motrave të kurbetllinjve:

Quhem Marena, nuk ju kanë treguar për mua? Apo harruan?”
Dhe menjëherë u zhduk.

Të gjitha vajzat ikën të trembura në fshat. Atëherë, i vëllai me emrin Nikolla (emër që është shkruar në pllakën e kishës), mori takim me shokët e tij kurbetlinj dhe më pas bisedoi edhe me parësinë e fshatit për premtimin që kishin bërë.

Pati edhe hezitime, sepse emrin e shenjtores nuk e njihnin dhe se në fshat e kishin kishën e Shën Thanasit dhe të Shën Gjergjit.

Kur po bëheshin këto biseda shenjtorja u shfaq në mes të fshatit, ku dëshmoi edhe njëherë veten e saj. Ajo iku drejt vendit të manastirit të sotëm dhe hyri në shpellë duke thënë se këtu banonte.

Të gjithë e ndoqën me sy dhe disa shkuan atje. Pas disa ditëve bariu i fshatit kishte parë një vajzë që lahej në krua kur dilte dielli, pastaj shkonte për në shpellë.

Kjo dhe shumë shfaqje të tjera i bindën banorët për të ngritur një kishë në vendin ku është sot kryqi.

Gjatë transportimit të materialeve të ndërtimit u vërejtën mrekulli. Të gjithë u habitën kur i gjetën materialet në vendin ku shenjtorja dëshironte ngritjen e kishës.

Kështu, rreth vitit 1660 u ndërtua kisha e Shën Marenës. Më vonë u dogj dhe u rindërtua përsëri me kontributin e fshatit në vitin 1754

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments