6.1 C
Pristina
Friday, June 18, 2021
Home Uncategorized 300 euro gjobë për turistët nëse marrin rërë nga ky plazh!

300 euro gjobë për turistët nëse marrin rërë nga ky plazh!

Dhjetra turistë po përballen më gjoba tronditëse për marrje suveniresh si rërë apo gurë nga plazhet e ishullit italian të Sardenjës.

Autoritetet e doganave kanë vendosur disa gjoba gjigande prej maksimumi €3,000 për 41 njerëz që janë përpjekur të largohen nga ishulli me objekte të natyrës vendase.

Sardenja është e famshme për plazhet e saj të virgjëra dhe rërën e bardhë, të cilat kanë nxitur një treg të zi me suvenire në rrjetet online.

Prej vitit 2017 ligjet vendase ndalojnë marrjen e rërës nga plazhet dhe tregtimin e saj, të gurëve apo guaskave, si një masë për të ndaluar zbrazjen graduale të aseteve natyrore të ishullit teksa milion turistë që vijnë çdo vit kanë krijuar zakonin e ‘mbushjes së xhepave me objekte vendore’.

Autoritetet thanë se 41 individët kishin vjedhur një total prej 100kg objekte nga plazhet në raste të shumta.

Guardia di Finanza shtonte se më vonë dhjetra reklama ishin zbuluar më vonë në rrjet ku ofroheshin sendet e vjedhura nga ishulli.

Policia tha se kishte përdorur skanues me rreze x në bagazhget e turistëve, mes të cilave në aeroportin e Sardenjës ishin kapur tre çanta të mbushura plot me rërë e gurë. Zyrtarët thanë Vjedhësit e kësaj natyre janë zakonisht turitë evropianë, madje disa edhe vetë italianë.

Në 2019, dy turistë francezë u kapën me rreth 40kg rërë nga brigjet e plazhit të Chia në jug të ishullit, me të cilën kishin mbushur shishe plastike dhe i kishin futur në bagazhin e makinës.

Edhe në 2017 qindra kg rërë u zbuluan në bagazhet e turistëve në aeroportin kryesor të ishullit në Cagliari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Bukuri arbëreshe në sytë e një fotografi legjendar

MARIO TESTINO KUJTON ORIGJINËN... As fotografi shumë i njohur i modës, Mario Testino, nuk i ka rezistuar tundimit përballë...

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet. ProbIemet me...

Vetëm 1 në 5 persona mund të gjejnë gabim në këtë foto: A mund ta gjeni edhe ju?

Diçka që nuk mund të mjaftojnë kurrë janë mashtruest e trurit. Tani, të rinjtë e sotëm preferojnë të rrijnë...

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet...

Recent Comments