Kështjella e Shkodrës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit.

Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot.

Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent.

Në periudhën e mesjetës kështjella del me emrin Rozafa.

Në muret mesjetare të saj dallohen ndërtimet e katër periudhave kryesore: e Balshajve, e zotërimit venecian, e pushtimit osman dhe e Bushatllinjve.

Brenda mureve ruhen mirë mjediset për garnizonin, depot, një ndërtesë administrative etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here