6.1 C
Pristina
Monday, October 25, 2021
Home KURIOZITETE Gruaja që jetoi 50 vjet vetëm në ishullin e braktisur

Gruaja që jetoi 50 vjet vetëm në ishullin e braktisur

Elizabeth Prettejohn jetoi e vetme në Hallsands, në Devon të Anglisë, nga viti 1917 deri kur vdiq, në vitin 1964, në moshën 80-vjeçare.

Kur ishte 33 vjeç, një stuhi e madhe goditi fshatin, duke përmbytur pjesën më të madhe të tij. Fatmirësisht, nuk pati viktima nga 79 banorët e këtij fshati, të cilët vendosën që ta braktisnin atë. Të gjithë, përveç Elizabeth, shtëpia e së cilës ishte më lart në nivelin e detit.

Ajo vendosi që të jetonte një jetë fare të thjeshtë në vendlindje, duke ngrënë vezë nga pulat dhe peshq nga deti.

Pak para vdekjes, ajo tha: “Kam të gjitha momentet këtu. Ishte ngritja e nivelit të detit që na mori të gjithë plazhin. U fry për 4 ditë e katër net. Deti dukej si mal. Iu luta zotit që erërat të ndalonin. Për një moment mendova që të lëvizja në Dartmouth, por këtu është vendi ku më përkasin të gjitha kujtimet”.1 of 7  

Pamjet e fundit të bëra publike në media datojnë në vitet 1960, kur ajo ishte tek të 70-at. Elizabeth asokohe jetonte me macet e saj, ndërkohë që ndër të tjera merrej dhe me peshkim.

E vetmja shoqëri që ajo ka pasur gjatë viteve të fundit të jetës, kanë qenë grupet e turistëve, të cilëve ajo u tregonte banesat e vjetra të fshatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A e dini historinë e mozaikut ‘Bukuroshja e Durrësit’?

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit....

”Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën..”

BORA Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani...

Historia/Njihuni me dy njerëzit që mund të kishin parandaluar Luftën e Parë Botërore

Ne jemi larg dëshirës për luftë. Përderisa po zhvillohen negociata me Austrinë për llogari të Serbisë, trupat e mia nuk do të...

Zbulohet letra e rrallë e Skënderbeut në arkivat e Shuteriqit

Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte vetëm Atleti i Krishtit, njeriu që mbajti larg dyerve të Europës Perandorinë Osmane, por edhe një njeri...

Recent Comments