Ne baze te vendimit te Konferences se Londres, ne tetor te vitit 1913, erdhi ne Vlore Komisioni Nderkombetar i Kontrollit. Ai e konsideroi qeverine e Vlores si pushtet lokal, njesoj si ‘’ Pleqesine ‘’ e Durresit dhe nuk lejoi qe ajo te bente veprime pa pelqimin e tij. Qeveria e Ismail Qemalit u perpoq t’i shmangej ketij kontrolli. Ajo u orvat gjithashtu te ndermerrte hapa te rinj ne kundershtim me vullnetin e fuqive imperialiste, per te siguruar bashkimin e tokave shqiptare qe kaluan nen zgjedhen serbo -malazeze. Njekohesisht ajo u perpoq te shtinte ne dore krahinat e jugut, te cilat ndonese iu njohen Shqiperise, vazhdonin te qendronin nen pushtimin grek.
Por ne rrethanat e atehershme patriotet mendonin se per zgjedhjen e kesaj detyre ishte e nevojshme te gjendeshin aleate te jashtem. Rrethet politike shqiptare i drejtuan syte te perpjekjet qe po benin Turqia dhe Bullgaria per te formuar nje aleance kunder Greqise dhe Serbise. Stambolli dhe Sofia ishin te interesuara qe te perfshinin ne kete aleance edhe shqiptaret. Si shperblim per pjesmarrjen e tyre, ata u zotoheshin shqiptareve qe, ne rast fitoreje, te debonin greket nga Shqiperia e Jugut dhe te bashkonin Kosoven me Shqiperine. Bashkepunimi i shqiptareve me aleancen turko – bullgare, sipas xhonturqeve, do te arrihej me lehte ne rast se ne krye te shtetit shqiptar do te vihej nje princ mysliman i caktuar prej tyre. Keto plane i pelqeu edhe Ismail Qemali, icili mendonte se, duke pasur si aleate Turqine dhe Bullgarine kunder Serbise dhe Greqise, kishte me teper mundesi te realizohej bashkimi i tokave shqiptare. Marrveshja ishte e fshehte. Por me tredhtine e qarqeve cifligare, Komisioni Nerkombetar i Kontrollit ra ne dijeni te marrveshjes dhe mori masa per prishjen e e saj. Ai arrestoj grupin e pare te forcave turke qe po zbarkonin ne Shqiperi nen komanden e Beqir Grebenese, kurse bejleret cifligare hapen nje fushate shpifese, kunder Ismail Qemalit.
Me zbulimin e ketyre planeve deshtuan edhe kesaj radhe perpjekjet e qeverise se Vlores per bashkimin e tokave shqiptare. Meqenese afroi koha te vinte ne Shqiperi princi gjerman Vilhem Vid dhe per te lehtesuar formimin e nje qeverie te vetme per gjithe Shqiperine, qeveria e Vlores dha doreheqjen me 22 janar te vitit 1914. Nen presionin e Komisionit te Kontrollit dha doreheqjen edhe ‘’ Pleqesia ‘’ e Esat Toptanit. Ne pritje te princit, i gjithe pushteti u perqendrua ne duart e Komisionit Ndekombetar te Kontrollit. Vilhem Vidi arriti ne Durres me 7 mars 1914. Esat Pash Toptani u be minister i brendeshem dhe minister lufte. I Qeverise Vidi. Me 3 shtator te vitit 1914. Vidi nuk mund te qenderonte me ne shqiperi si shkak i protestave, me se shumti fshatare, te organizuara nga Haxhi Qamili. Ai u largua nga Durresi. Regjimi i Vidit mori funde. E se bashku me te, edhe enderra e bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Enderr qe pa dyshim, munde dhe duhet te realizohet, pse jo vetem pas pak vitesh.
“Malsori”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here