Roma u themelua – sipas legjendës- më 21 Prill 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Amuliusi ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.
Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë. Një ulkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritën moshën e pjekurisë, ata i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.

Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatë një grindjeje për sudimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romulusi ishte burimi i emrit të qytetit. Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.

Një legjendë tjetër e rregjistruar nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotë se princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një udhëtim në det. Pas një kohe të gjatë në ujërat e ashpra, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo gjatë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën në det, por gratë që po udhëtonin nuk donin të iknin. Një grua, e quajtur Roma, sugjeroi gratë të digjnin anijet për të mos lejuar largimin. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë ata e kuptuan se ata ndodheshin në një vend ideal për tu vendosur. Ata i vunë vendit emrin e gruas që dogji anijet e tyre.

Qyteti i Romës u zgjerua rreth një vau të lumit Tiber, një kryqëzim rrugësh plot trafik dhe tregti. Sipas të dhënave arkeologjike, fshati i Romës ka mundësi të jetë themeluar dikur rreth shekullit të 8-të p.e.s, megjithëse mund të shkojë deri në shekullin e 10-të p.e.s nga fiset latine të [[Italia |Italisë]], në majë të kodrës Palatine.

Etruskët, që më parë ishin vendosur në veri të Etrurias, duket se kanë vendosur pushtet politik në rajonin e Romës rreth fundit të shekullit të 7-të p.e.s, duke formuar elitën mbretërore dhe aristokratike. Etruskët, siç duket, e humbën fuqinë në zonë në fund të shekullit të 6-të p.e.s, dhe në atë pikë, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikën qeverinë e tyre duke krijuar një republikë, me shumë më tepër kufizime në aftësitë e sunduesit për të ushtruar fuqinë.

Tradita romake dhe të dhënat arkeologjike e tregojnë Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrën e mbretit dhe gjithashtu zanafillën e qendrës fetare. Numa Pompiliusi ishte mbreti i dytë i Romës, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndërtesave madhështore me pallatin e tij mbretëror të quajtur Regia dhe ndërtimin e kompleksit të virgjëreshave të Vestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here