6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI A ishte Skënderbeu anëtar i Urdhrit të Dragoit? – Studim nga Rafael...

A ishte Skënderbeu anëtar i Urdhrit të Dragoit? – Studim nga Rafael Floqi, Michigan

Deri tani nuk ka ndonjë dëshmi të drejtpërdrejtë që Skënderbeu ishte anëtar i këtij Urdhri, por fakti që Alfonsi V i Aragonit, vasal i të cilit ishte edhe Skënderbeu të cilin ai e ndihmoi gjatë fushatve të tij në Itali si dhe i biri i tij  Ferdinandi, që strehoi familjen e Skënderbeut, sipas edhe një letre të botuar së fundi, që i kishte lënë porosi të birit….ishin që të gjithë anëtarë të këtij Urdhri, ashtu si aleatët lindorë : Janosh Huniadi dhe konti Vlad Drakula i takonin po këtij Urdhri, kështu që i bie që edhe Skënderbeu të ketë qënë anëtar i “Urdhrit të Dragoit”

Gravure: Skenderbeu me sfond dragoi

2- Alfonsi i arragones

3-Dragoi-stema e urdherit

4-Ferrante i Arragones

5-Konti Drakula

6-Varri i Maria Balshes dhe dragoi

Që nga fillimi i historisë së shkruar, ka pasur grupe apo leva të çdo qeverie të përfshirë në përpjekje për të ruajtur statu quo-në, që do të mbronte qeverisjen nga grupet e minoriteteve, të cilat duan të veprojnë si shtet brenda shtetit. Shumë nga këto përpjekje ia kanë dalë mbanë, por jo gjithmonë kanë zgjatur. Dëshira njerëzore për t’u bërë njëri nga të përzgjedhurit është arma e shoqërive sekrete, që asnjë nga fuqitë në këtë botë nuk ka arritur ta mundë këtë dëshirë . Ku është një nga “sekretet” e shoqërive sekrete. Është dëshira më e thellë  njerëzore që të thonë “Bëj pjesë tek të zgjedhurit”. Më i rëndësishmi nga këto grupe të lashtë është “Vëllazëria e Gjarprit ose e Dragoit” dhe njihej thjesht me emrin Misteret. Gjarpri dhe Dragoi janë simbole që përfaqësojnë urtësinë.  Nuk është e lehtë të tregosh cili ishte miti i parë me dragonj, shprehet Christopher Fee, një profesor i gjuhës angleze në kolegjin Gettysburg  i cili ka publikuar edhe disa libra rreth dragonjve duke përfshirë librin “Mitologjia në kohërat mesjetare” .Disa nga dragonjtë më të famshëm në historinë mitologjike janë përcaktuar si dragonjtë e betejave nga Shën. Gjergji, të cilët të krishterët katolikët e interpretuan në bazë të mitologjisë greke si Cetus; gjithashtu kemi dhe dragonjtë e vdekjes; dragoin Indik nga mitologjia indiane; dragoin Timat nga mitologjia babilonase, etj.

7-Varri i Maria balshes ne Napoli

8-Varri i menduar i Vlad Drakules

9-Fragment ku vertetohet se Alfonsi ishte anetar i urdhrit

Në Evropën Mesjetare lufta e Shën Gjergjit me dragoin u bë një simbol i luftës së të mirës kundër së keqes, dhe për këtë arsye bota e kalorësisë, pa tek ai të mishëruara idealet e saj. Legjenda e ushtarit që  mundi dragoin pat  kontribuar në përhapjen e kultit të tij i cili u bë popullor në Perëndim dhe në të gjithë Lindjen bizantine, ku ai konsiderohej si një  “martir i madh” dhe “fitues”. par excellence. Shpejt ai u bë një shenjt në mesin e shenjtorëve më të nderuar në çdo pjesë të botës së krishterë, aq sa në Shqipëri festohet edhe nga myslimanët.Por ç ‘është Urdhri i Dragoit, kur lindi ai, pse ka gjurmë indirekte që edhe Skënderbeu të ketë qenë anëtar i këtij urdhri?

Urdhri i Dragoit (lat: Societas Draconistrarum, gjer: Drachenorden, hun: Sárkány Lovagrend, rom: Ordinul Dragonului) ishte një urdhër ushatrak mesjetar i Perandorisë të Shenjtë Gjermanike, e krijuar nga perandori Sigismondo i Luksemburgut per të shkatëruar herezinë husite dhe për t’i bërë ballë fuqisë së Perandorisë Otomane. Data e saktë e themelimit të “Ordo Drakonis” është edhe sot objekt i diskutimi. Rryma më e besueshme historike është se “Urdhri i Dragoit” u themelua më 13 dhjetor 1408. Në këtë vit perandori Sigismund, u rikthye nga fushata të tij hungareze, dhe do të apelonte për themelimin e një vëllazërie, jo vetëm për të luftuar kërcënimin e turqve osmanë, por edhe për siguruar mbështetjen e fisnikërisë hungareze, me të cilën kishte qenë, duke luftuar për pesë vjet rresht. Por, me siguri se vëllazëria e “Dragoit” nuk ishte një urdhër ushtarak, si të tjerët. Mjafton për shembull fakti që,  në 1431 (vit i konfirmimit të statuteve të vëllazërisë), titulli i kalorësit nuk ka qenë ndër kërkesat për t’u pranuar në këtë urdhër.( as dhe besimi i pastër katolik).  Gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh se Urdhri i Dragoit nuk kishte anatarë  ose një shtab apo takime periodike.(loggia).  Në vitin 1433, kur u bë kurorëzimi i perandorit Sigismund me  statutin e “Dragonëve” ai u ratifikua edhe nga vetë Papa Eugjeni IV.

Disa historianë janë më të prirur të besojnë se data e themelimit të Urdhrit ishte viti 1387, kur Sigismundi fitoi titullin e mbretit të Hungarisë. Qëllimi i fondacionit, ishte më shumë politik se sa kalorësiak, dhe synonte do t’i garantonte një mbreti të huaj mbështetjen e fisnikërisë hungareze, duke krijuar kështu një rreth të brendshëm të feudalësh besnikë . Është interesante, se ky urdhër nuk ishte e ri për historinë hungareze: një manovër e ngjashme  ishte Urdhri i Shën Gjergjit, i mbretit Karl të Hungarisë, që kishte pasur ngjashmëri nga origjina me Urdhrin e Dragoit. Praktika krijimit dhe të përdorimit  të urdhrave kalorësiake me qëllime më shumë politike sesa ushtarake , ishte një praktikë e zakonshme në periudhën e vonë mesjetare, dhe ky fenomen, duke përfshiu të gjithë Evropën, e jo vetëm në Evropën Qendrore.Urdhri u përhap me shpejtësi në Evropën Lindore, në zonat e ndikimit të lojës politike të Sigismundit : në Bohemi Hungari, Poloni, Serbi dhe Principatat  Danubit (në Rumaninë e sotme). Ai u përhap më vonë edhe në Gjermani, Austri, Itali dhe Spanjë.Në Itali, në mënyrë të veçantë, ai u përfaqësua nga ambasadori i Republikës së Venecias Pantaleone Balbo dhe liderit mercenar Filippo Scolari i cili i përkiste 24 kavalierëve të parë  [2]. Por  një anëtar i njohur i këtij Urdhri ishte Mbreti Alfons V i Aragonit, i cili bashkoi të krishterët në luftën kundër maurëve që ishte ende aktive në Gadishullin Iberik si edhe djali i tij Ferdinand I i (Ferrante)i  Napolit. Gjithashtu është e rëndësishme të dihet që anëtarët të  famshëm të këtij Urdhri (ishin dhe aleatët e Skëndërbeut Janosh Hunyadi ( Kalorësi i Bardhë)  dhe konti Vlad II Dracula) të dy luftëtarë të pamëshirshëm ndaj osmanëve.Deri tani nuk ka ndonjë dëshmi të drejtpërdrejtë që Skënderbeu ishte anëtar i këtij Urdhri, por fakti që Alfonsi i V i Aragonit, vasal i të cilit ishte edhe Skënderbeu të cilin ai e ndihmoi gjatë fushatve të tij në Itali si dhe i biri I tij  Ferdinandi, që strehoi familjen e Skënderbeut, sipas edhe një letre të botuar së fundi që i kishte lënë porosi të birit. ishin që të gjithë anëtarë të këtij Urdhri, ashtu si aleatët lindorë : Janosh Huniadi dhe konti Vlad Drakula i takonin po këtij Urdhri, kështu që i bie që edhe Skënderbeu të ketë qënë anëtar i “Urdhrit të Dragoit”. Megjithëse deri tani nuk eshte zbuluar ndonjë emblemë diademë apo shenjë heraldike e ketij Urdhri në posedim të Skënderbeut.Sipas herladikës « Shenja apo apo emblema ishte “një dragua i harkuar deri sa formonte një rreth, me bishtin e mbeshtjellë rreth qafës, i ndarë në mes të shpinës përgjatë gjithë gjatësisë i ndarë në mes të shpinës  gjatë gjithë gjatësisë, nga koka gjer tek bishti nga gjurmë gjaku që krijon idenë e gjurmës së një kryqi të kuq  që rrjedh në brendësi të së çarës duke lënë të duket një vijë të ndërmjetme të bardhë. Zgjedhja e ngjyrave dhe forma e saj ngjajnë dhe jo rastësisht me stemën e Shën Gjergjit , një kryq i kuq në një fushë të bardhë”,(D’Arcy, Boulton (2000), The knights of the crow, Woodbridge, p. 350)

Sipas librit, “Historie cronologiche della vera origine di tutti gl’ Ordini equestri,të Di Bernardus Iustinianus”, në faqen 280, botuar ne Venecia më 1672 thuhet për aleatin kryesor të Skënderbeut “Se mbreti zulmëmadh Don Alfonso V-të, i Arragonës e mbante me devocion të madh do të mbante këtë shenjë kalorsiake qysh me 1416, duke ruajtur si shenjë për fenë e krishterë, duke rujatut të njëten embleme duke shmagur imituesit e Cesarit te sipërpërmendur. (Urdhri) Kjo forcë ushratake kishte rregulla që përcaktoheshin nga statutet të cilët me adhurim të pashoq me te cilën i bënin të ditur botës se ishin mbështetës të përpiktë  dhe luftëtarë të gatshëm të fesë së krishterë.  Shenja e Dragoit ( Signum Draconis) ishte simboli që shquante vëllazërinë e dragonjve.Është e njohur se Mbreti i Napolit, Alfonsi V, në pranverë të vitit 1451, nënshkroi me Skënderbeun një traktat bashkëpunimi për çlirimin e Shqipërisë së Jugut dhe për këtë duhej të dërgonte pranë Skënderbeut një trupë luftarake prej 500 ushtarësh. Edhe pas vdekjes se mbretit Alfonsi V në vitin 1458, Skënderbeu kërkoi që t’i forconte marrëdhëniet me djalin e tij, Ferdinandin I. Ai vendosi që t’i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën qe kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve të vet politike, qe ishin baronë të Italisë së Jugut. Këta te fundit ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve, i cili atëherë pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit. Me këtë hap Skënderbeu e obligonte mbretin Ferdinand dhe aleatët e tij, Papën Piu II dhe duken e Milanos, Francesk Sforcën. Këta përbenin edhe bllokun politik me e fuqishëm ne Itali dhe ishin propaganduesit kryesore te idesë për organizimin e një fushate luftarake antiosmane me pjesëmarrjen e shumë shteteve.

Ne shtator te vitit 1460 Skënderbeu dërgoi ne Itali grupin e pare te luftëtareve te drejtuar nga nipi i tij, Kojko Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare ne Itali shkaktoi tronditje të thellë në radhët e kundërshtarëve te mbretit Ferdinand. Një nga kundërshtarët kryesore te mbretit, princi i Tarantit, Xhovani Antonio de Orsini, i kërkoi Skënderbeut të hiqte dorë nga përkrahja ndaj mbretit Ferdinand, duke i shkruar me ironi se lufta në Itali do të ishte e pasuksesshme për të. Luftetaret shqiptare e ndihmuan ushtarakisht mbretit Ferdinand per te mposhtur kundershtaret e vet. Keto veprime ndikuan ne forcimin e marredhenieve te Skenderbeut me Mbreterine e Napolit dhe me aleatet e saj.  Udhetimin e fundit ne Itali Skenderbeu e beri gjate dimrit te viteve 1466-67, kur sulltan Mehmeti II, i cilesuar si “pushtuesi i botës”, si kurrë ndonjehere me pare kishte intensifikuar veprimet luftarake për të mposhtur qendresen shqiptare. Ne vitin 1465 ai ndermori pese fushata luftarake te pasuksesshme kundër Shqipërisë dhe në pranverë te vitit 1466 rrethoi për së dyti kryeqytetin e saj, Krujën.

Le të shohim një aleat tjetër, që në një letër dërguar Skënderbeut e quante atë xhaxha Gjergj, pikërisht i famshi Vlad Trep , (hunjngulës , konti Drakula ( dragoi).  Në një njoftim thuhet se Vlad III kishte një vajzë me emrin Maria, i cili pas vdekjes së tij i ishte dhënë familjes së Skënderbeut,  duke u mbështetur në faktin se Skënderbeu ishte edhe ai anëtar i Urdhrit të Dragoit ashtu si Vlad. Sipas statutit të Urdhrit, anëtarët garantonin edhe mbrojtjen e familjeve të kalorësve të vrarë anëtarë të Urdhrit. Më 1479 e veja e mbretit të Shqipërisë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Donika Kastrioti,(  Andronika Arianiti Komnena), që i përkiste një familje fisnike të Ballkanit që i kishte dhënë pesë perandorë me rëndësi Kostandinopojës, që pas vdekjes së burrit të saj u strehua në Napoli, si mysafire e  Ferdinandit (Ferrantes), Mbretit të Aragonit , që edhe ai si i ati Alfonsi ishte një anëtar i Urdhrit të Dragoit ashtu siç qenë  Skënderbeu edhe Vlad Drakula.

Donika, përveç djalit të saj Gjonit 14 vjeçar, mbante dhe një vajzë 7 vjeçare, e quajtur  Maria Balsha, që e quante si mbesën e saj, por Maria në të vërtetë ishte vajza e  mbretit Vlad,  mbiemri i të cilit ishte Balsarab dhe mbiemri i vajzës Balsha rrjedh nga kjo fjalë  Nuk është e mundur që Maria, të ishte mbesa e Andronica Komneni Kastriotit , ashtu siç është vërtetuar historikisht, pasi mbesa e saj, e quajtur edhe ajo Maria, ishte martuar me Bonifacio III të Monferratos. Gjithashtu përjashtohet, siç pohojnë disa, se vajza ishte pasardhësja e fundit e familjes së i Balshajve, (me të cilën kishte lidhje familja napolitane Del Balzo, sepse, në këtë rast, fëmija me siguri do të jetë i mirëpritur të rritej nga familja e fuqishme  Del Balzo, si një çështje e nderit e krenarie e  familjes. Martesa e Maria Balsa ishte miratuar nga vetë Ferrante, mbreti i Aragonës; duke e martuar me një nipin e vet, Giacomo Alfonso Ferrillo, anëtar i një familje fisnike napolitane me origjinë spanjolle, i cili e kishte pallatin e tij në anë të Sedile di Porto pranë kishës së Santa Maria delle Anime, e ndërtuar nga Maria, që u shkatërrua nga fundi i ‘viteteve 800, sic u shndërruan Rettifilo dhe ndërtesat aty pranë.  Stema e familjes së Ferrillo u dominua nga stema e Balshajve për gradën e fisnikërisë; stemë e Balsha u përfaqësua nga një dragua me krahë lakuriqi nate, që qe simbol i Princit Vlad Tepes. Një konfirmim i përkatësisë së Maria Balsa si pjesëtare e familjes së Vlad, u gjet në një dokument zyrtar në të cilin Maria vuri në dukje disa nga pronat e saj të vendosura në Rumani si prikë për vajzën e saj Beatriçen, që u martua me Princin Ferdinando Orsini.

Disa vite me pare studiuesi napolitan Raffaele Ginni sipas librit të Giussepe Ivan Lantos “Dracula storia e leggenda d’un incubo,  shkruan në kuadër të një studimi të disa viteve më parë mbi familjet fisnike ne vitet 1500 të Acerenza, një komunë në krahinën e Potencës në Basilicata, duke pohuar se ” në vitin 1476 , konti Vlad Tepes Dracula , që i takonte Urdhrit të dragoit ashtu si mbreti i Napolit Ferdinadi (Ferrante) D’Arragona u zhduk gjatë betejës me turqit. Një prej bijave të tij Maria në moshën 7 Vjecare u adoptua nga një Donika dhe u soll në mbretërinë e Napolit. Ajo më vonë u martua me një fisnik napolitan nga familja Ferrilo. Çifti mori si dhuratë territoret e Acerancas në Bazilicata , por e lidhur me Napolin  aq sa kur vdiqën u varrosën në Napoli. Mateo Ferilli pat marrë nga mbreti i Aragonës titullin zot i Acerenza. i biri ishte Giacomo Alfonso që u martua me Maria Balsa (Balsha). Një princeshën që vinte nga Ballkani. Për të thuhej se ishte trashëgimtare e një froni të rëndësishëm. Por asnjeri nuk e dinte emrin e të atit as dhe ajo nuk e thoshte. Në një shkrim të 1531 , pra i së njëjtës kohë, pohohej se ajo ishte bija e një despoti të një vendi midis Serbisë dhe Rumanisë ,

Sa mbiemrin Balsha që siaps studimesh vje nga familja e Balshëve dhe te tjerë si një  shkrurtese e Besarab , disnastisë së cilit i përkiste Vojvoda i Vllahisë ,”  hipotezon studueisi Glinni.Termi që përcakton dragoin në rumanisht është “Ball ose balaur , e përdorur dhe sot në folklorin lokal , ndërsa prapashtesa “sa’ si son bir ishte patronim në atë gjuhë. Kështu Balsa , do të ishte e bija e dragoit” Vlad III Princi i Vllahi (Rumani), me nofkën Dracul (dragon), i përkiste degës së Draculesti të Balsarab ; Ai pat  lindur në janar të 1431 në Sighisoara. Ai u quajt Tepes (hu ngulesi ) për zakonin e tij të ngulur ne hunj armiqtë e kapur në betejë. Babai Vlad II ishte bashkëthemelues i Urdhrin e Dragoit së bashku me figurat e tjera të krishtera për të mbrojtur krishtërimin. Vlad III ishte Voivoda e Vllahisë nga 1448 në 1476; Vendi i tij është kontestuar nga hungarezët, të cilët tashmë sundonin shumicën e Rumanisë, dhe osmanët e Konstandinopojës, të udhëhequr nga Mehmetit II, i cili synonte pushtimin e Ballkanit; para se ai luftoi aleancë me osmanët për të mposhtur hungarezët, më pas fitoi hapësirën e tij të jetesës, ai formoi një aleancë me hungarezët për të luftuar dëshirën e pushtimit të Mehmetit II.  Ai e kishte përzier fatin e luftës në këto bastisje e tij, gjatë një betejë kundër turqve pranë Bukureshtit në dhjetor 1477, ai u vra në moshën 47 vjeçare  Thuhet se kokën e tij e prunë në Stamboll dhe ia dorëzuan Mehmetit II si provë e vrasjes së tij.

Vlad III u bë i famshëm për shkak të romanit “Drakula”, të shkruar nga irlandezi Bram Stoker dhe disa filmave që janë frymëzuar nga jeta e tij. Filmat më të njohur janë “Në kërkim të Drakula” të 1975 yllin Christopher Lee, “Vlad Tepes” në 1979 dhe “Dracula” xhiruar në vitin 1992 në Basilicata nga Francis Ford Coppola, familja e të cilit ishte me origjinë nga Bernalda (Basilicata).

Një grup i studiuesish, duke përfshirë Domenico dhe Raffaele Glinni, Nicola Barbatelli, dhe një studente të diplomuar të kohëve të fundit të Napolit, Erika Stella, e cila e bëri Marian objekt i tezës së tij, pretendojnë  se kanë gjetur varrin e Vlad III në Napoli, në manastir e kisha Santa Maria La Nova. Në manastirin e kishës së S. Maria La Nova në Napoli ka një monument funeral ndërtuar në fund të vitit 1400 nga familja Ferrillo. Varri është bosh dhe aktualisht ka në frontin e një basoreliev që përfaqëson një dragua. Brenda kishës, ku monument funeral, ka një mbishkrim në një gjuhë të panjohur që në këtë moment ende nuk është deshifruar dhe që do të mund të zbulohej misteri i varrit ishte vendosur fillimisht. Menjëherë në të djathtë të këtij varri është një tjetër monument funeral me një mbishkrim që tregon se është varri i Andronica Arianiti Comnena, të vesë së Skënderbeut.(Sipas disa burimeve të tjera varri i Donikës ndodhet në Sevilje)  Në frontin është gdhendur në mënyrë të qartë emrin “Maria”, si në qoftë se ajo kishte qenë e përdorur edhe në shtëpinë e mbetjeve mortore të vajzës së Drakulës.

Mbreti i Napolit, Alfonsi V, në pranvere te vitit 1451, nënshkroi me Skënderbeun një traktat bashkëpunimi për lirimin e Shqipërisë se Jugut dhe për këtë dërgoi pranë Skënderbeut trupa luftarake prej 500 ushtaresh. Edhe pas vdekjes se mbretit Alfonsi V ne vitin 1458, Skënderbeu kërkoi qe t’i forconte marrëdhëniet me djalin e tij, Ferdinandin I. Ai vendosi qe t’i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën qe kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve te vet politikë, që ishin baronë të Italisë së Jugut. Këta te fundit ishin bashkuar me princin francez Rene te Anzhuinëve, i cili atëherë pretendonte fronin e Mbretërisë se Napolit. Me këtë hap Skënderbeu obligonte mbretin Ferdinand dhe aleatet e tij, papën Piu II dhe duken e Milanos, Francesk Sforcën. Këta përbënin edhe bllokun politik me të fuqishëm ne Itali dhe ishin propaganduesit kryesore te idesë për organizimin e një fushate luftarake antiosmane me pjesëmarrjen e shume shteteve.

Ne shtator te vitit 1460 Skënderbeu dërgoi ne Itali grupin e pare te luftëtarëve te drejtuar nga nipi i tij, Kojko Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare ne Itali shkaktoi tronditje te thelle ne radhët e kundërshtarëve te mbretit Ferdinand. Ne fund te gushtit te vitit 1461 Skënderbeu u nis me 3 mije luftëtarë për ne Itali dhe zbarkoi ne Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand. Sapo zbriten ne token italiane luftëtarët shqiptare filluan sulmet energjike e shume te shpejta, duke shkaktuar panik ne radhët e forcave kundërshtare. Këta u detyruan te hiqnin dore nga rrethimi i Barletës, u tërhoqën drejt jugut, arritën ne Andria dhe, pasi lanë pas Barin, u vendosën në Akuaviva.

Skënderbeu organizoi sulme te njëpasnjëshme per te shtene ne dore qendrat e fortifikuara qe mbaheshin nga kundërshtarët e mbretit Ferdinand. Pasi la nje pjese te trupave per te ruajtur Barleten, me pjesën tjeter te ushtrise Skënderbeu marshoi ne veri te saj, liroi Sant Anxhelon dhe San Xhovani Rotondon dhe u rikthye ne Barlete. Me pas, te përforcuar edhe me reparte italiane, luftëtarët shqiptare i ndoqën forcat kundërshtare, zbriten deri ne jugperëndim te Barit, ne Altamura, dhe u futen ne zotërimet e princit te Tarantit. Duke qene ne gjendje shume te veshtire ushtarake, Xhovani Antonio de Orsini hyri ne bisedime me Skënderbeun dhe kërkoi prej tij qe te ndërmjetësonte te mbreti Ferdinand për te bere paqe. Ne atë kohe Skënderbeu organizoi arrestimin e komandantit te qytetit te Tranit. Pas arrestimit te tij i gjithë garnizoni i qytetit u dorëzua.

Luftëtarët shqiptare e ndihmuan ushtarakisht mbretit Ferdinand për te mposhtur kundërshtarët e vet. Ne shenje mirënjohjeje për këtë ndihme mbreti i Napolit, Ferdinandi I, i akordoi Skënderbeut një shpërblim te përvitshëm prej 1200 dukatesh dhe i dhuroi ne Pulje feudet shume te rëndësishme te Monte Sant Angelos dhe te San Xhovani Rotondos. Pas vdekjes se Heroit shqiptar keto prona u trashëguan nga gruaja dhe djali i tij, te cilët u trajtuan me nderime mbretërore prej oborrit napolitan kur emigruan nga Shqipëria dhe u vendosen ne Itali. Për te shprehur mirënjohje për dhuratat e mësipërme, Skënderbeu ne vitin 1464 i beri një vizite falënderimi mbretit Ferdinand.

Udhëtimin e fundit ne Itali Skënderbeu e beri gjate dimrit te viteve 1466-67, kur sulltan Mehmeti II, i cilësuar si “pushtuesi i botes”, si kurrë ndonjëherë me pare kishte intensifikuar veprimet luftarake për te mposhtur qëndresën shqiptare. Ne vitin 1465 ai ndërmori pese fushata luftarake te pasuksesshme kundër Shqipërisë dhe ne pranvere te vitit 1466 rrethoi për së dyti kryeqytetin e saj, Krujën.

Pas kthimit nga Italia ne pranvere te vitit 1467, Skënderbeu shpartalloi ushtritë osmane, te cilat prej një viti mbanin te rrethuar Krujën. Po gjate vitit 1467 Skënderbeu përballoi me sukses edhe rrethimin III te Krujës. Ne janar te vitit 1468 pushoi se rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes se Skënderbeut shkaktoi pikëllim te thelle dhe te papërshkrueshëm tek te gjithë shqiptaret. Këtë humbje te madhe Senati i Venedikut e shprehu me fjalët: “Me vdekjen e tij shqiptaret kishin rene ne një ngashërim dhe tronditje te madhe”.

Gjate viteve të luftës kundër pushtuesve osmane, si asnjëherë me pare, u intensifikuan lidhjet politike, ushtarake, ekonomike e kulturore te Shqipërisë me shtetet italiane dhe me vendet e tjera perëndimore.

“Dokumenti i fundit që shohim në regjistrat e Aragonës për marrëdhënien Spanjë-Shqipëri, daton një vit para vdekjes së Mbretit Alfons. Ky dokument është gjithashtu rrjedhojë e traktatit të vitit 1451”, vazhdon më tej Alberto Torra. Kur Mbreti Alfons V vdiq më 27 korrik të vitit 1458, mori fund edhe marrëdhënia mes Spanjës e Shqipërisë. Politika e jashtme e nisur prej tij u vazhdua prej trashëgimtarit të tij të jashtëligjshëm, Ferrantes. Mes dokumenteve të nxjerra nga arkiva e Aragonës, nga Alberto Torra sjellë kohët e fundit në Tiranë ndodhet edhe një dokument të pabotuar më parë, ku Mbreti Alfons i drejtohet djalit të tij, Dukës së Kalabrisë, duke iu lutur atij të mbronte familjen e Skënderbeut në rast se ai vdiste në luftë kundër turqve. Me shume se do vend tjetër i Ballkanit, atëherë Shqipëria ishte pjese përbërëse e Evropës Perëndimore dhe ne atë kohe u forcuan marrëdhëniet e shqiptareve me popujt e shteteve italiane dhe veriperëndimore. Prandaj edhe pjesëmarrja e Skënderbeut në këtë urdhër nuk është një gjë e pamundur mjafton të hulumtohet më thellë siç sugjeron dhe kjo gravurë e kohës për Skënderbeun. Por sidoqoftë  Skënderbeu ishte thjesht Dragoi e Shqipërisë, e cila është një zgjedhje interesante për një nofkë duke pasur parasysh se flamuri i betejave ishte shqiponja me dy koka  dhe në të nuk ka asgjë prej dragoi.

Literaturë

Vlad III (Dracula) in Naples

Huizinga, Johan (1983), L’autunno del medioevo, Milano, Sansoni, pp. 111-146.

From The Order Of The Dragon To Dracula

Trow, M.J. (2003), Vlad the Impaler, Glouchestershire.

D’Arcy, Boulton (2000), The Knights of the Crown: The Monarchical Orders of Knighthood in Later Medieval Europe, 1325-1520, Woodbridge, Boydell Press.

Trow, M.J. (2003), Vlad the Impaler, Glouchestershire.

D’Arcy, Boulton (2000), The Knights of the Crown: The Monarchical Orders of Knighthood in Later Medieval Europe, 1325-1520, Woodbridge, Boydell Press.

Babinger, Franz.  Mehmet the Conqueror and His Time.  Princeton Univ. Press, 1992.

Butterworth, John.  God’s Secret Listener.  Monarch, 2011.

Gibbon, Edward.  The History of the Decline and Fall of the Roman Empire.  Penguin, 1996.

Schwander-Sievers, Stephanie.  Albanian Identities.  Indiana Univ. Press, 2002.

  1. N Hillgarth, The Spanish Kingdoms. ISBN 0-19-822531-8
  2. N. Bisson, The Medieval Crown of Aragon. ISBN 0-19-820236-9

From Cronica de Juan II by Alvar Garcia de Santa Maria

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Paralajmërimi i WhatsApp/ Afati për pranimin e termave të rinj po përfundon

Momenti që të pranoni shfaqjen e termave të rinj të WhatsApp është tani pasi ndryshe duke vazhduar nga java tjetër nuk do...

Varianti i koronavirusit i zbuluar në Indi mund të ketë nxitur valën vdekjeprurëse

India ka thënë se varianti i ri i koronavirusit, i raportuar fillimisht në këtë shtet në muajin mars, mund të jetë i...

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Recent Comments