6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Dargavsi, fshati idilik i cili fsheh një të vërtetë të frikshme

Dargavsi, fshati idilik i cili fsheh një të vërtetë të frikshme

Dargavs në Osetinë Veriore – Alania quhet qytet rus i të vdekurve, sepse fsheh qindra varreza, në të cilat janë varrosur njerëzit me të gjitha të mirat e kësaj bote.

Fjala është për fshatin, i cili në shikim të parë duket idilik. Në skaj të fshatit dominojnë shtëpizat e gurta, të cilat janë ndërtuar mes shekujve XIV e XVI.

Megjithatë, shtëpitë idilike megjithatë janë varreza në të cilat janë varrosur banorët e dikurshëm. Disa shtëpi kanë vetëm një kat, e disa edhe deri katër.

Për këtë vend tregohen shumë legjenda. Dikur është besuar se askush s’do dalë i gjallë nga Dargvasi, prandaj popullata lokale i është shmangur në hark të gjerë. Tregimtarët supozojnë se për këtë rrëfim është fajtore murtaja, e cila ka bërë kërdi në këtë vend në shekullin XVII.

Popullata lokale i dëbuar banorët e sëmurë në shtëpitë e gurta në kodër, nga të cilat nuk kanë guxuar të dalin deri në vdekje. Mu për këtë Dargvasin e quajnë “qytet i të vdekurve”.

Në varreza sot mund të gjenden para të vjetra. Familjet i kanë hedhur nga kodra në pus, me shpresë se me to do t’i goadin pllakat e gurta, sepse kjo do të thoshte se shpirti i të vdekurit ka përfunduar në parajsë.

Dargavsin sot askush nuk ka dëshirë ta vizitojë. Për këtë nuk kanë faj besimet e kota dhe rrëfimet lokale, po fakti se fshati ndodhet në një vend shumë të izoluar. Nga Vladikaukazi nevojitet një orë me makinë nëpër rrugë të paasfaltuar e me kthesa, që i dëbon edhe aventurierët më të pasionuar të udhëtimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

10 kafshë që janë në gjendje t’a mposhtin Luanin(Video)

Shumë pak kafshë janë të afta të luftojnë dhe të mposhtin një Luan, shkruan InforCulture,infoLuanët dihet se janë...

Si ishte Nju Jorku i dekadave më parë?(Foto)

Një fotograf me përvojë shumëvjeçare, vendosi t’i përkushtohej ngjyrosjes së pamjeve historike, që janë realizuar dekada më parë.

Tradita e pazakontë e mikeshave të nuses arbëreshe/Ja çfarë bënin ato

Një traditë e pazakontë zbatohej nga mikeshat e nuses arbëreshe para martese në Lungro, Kalabri. Para se një vajzë arbëreshe të martohej,...

Shikoni çfarë ndodh kur ndez 6000 fije shkrepëse njëherësh

Duket si një tortë gjigante, por nuk është e tillë. Megjithatë, le të quajmë një “tortë” me plot 6,000 fije shkrepëse. Sigurisht...

Recent Comments