6.1 C
Pristina
Friday, March 5, 2021
Home KAFSHËT AUVK nis projektin për trajtimin e qenve endacakë

AUVK nis projektin për trajtimin e qenve endacakë

Ka filluar projekti për trajtimin e qenve endacakë përmes metodës KSVL (kapje, sterelizim, vaksinim, lëshim).

Pas insistimit të madh dhe një pritjeje të gjatë, Fondacioni për të Drejtat e kafshëve është autorizuar si organizatë e shoqërisë civile nga AUVK që në këtë projekt të jetë në cilësinë e monitoruesit, sa i përket mirëqenies së kafshëve dhe trajtimit të dinjitetshëm të tyre.

Organizata jonë këtë projekt e vlerëson si shumë të domosdoshëm, por jo të mjaftueshëm për një zgjidhje afatgjate të zbutjës së dukshme dhe të qendrueshme të popullatës së qenve endacakë. Po nuk u bë identifikimi dhe regjistrimi i mbajtësve të kafshëve si dhe licencimi i mbarështuesve të kafshëve, projektet e KSVL-së si të vetme nuk do të mjaftojnë asnjëherë për të bërë një zgjidhje afatgjate.

Sidoqoftë, nisja e këtij projekti duhet mirëpritur, marrë parasysh nevojën shumë të madhe për një projekt të tillë. Siç dihet, muajve të fundit, numri i qenve endacakë nëpër rrugët e Kosovës është shtuar dukshëm dhe braktisja e qenve vazhdon të jetë një fenomen negativ në vendin tonë.

Organizata jonë i bën thirrje të gjithë veterinerëve të kontraktuar që ta marrin këtë punë me shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi, në mënyrë që ky projekt të jep efekt sa më të madh në përmirësimin e mirëqenies së kafshëve duke ulur shumimin e tyre, por edhe për rritjen e sigurisë dhe shëndetit publik.

Organizata jonë është në pritje të publikimit të listës së të gjithë veterinerëve të këtij projekti, në mënyrë që qytetarët ta ketë në dispozicion për çdo bashkëpunim eventual në favor të projektit.

Kushdo që dëshiron të lajmërojë për qen të pasterelizuar në lagjet e tyre, do të kenë mundësi që të kontaktojnë direkt me subjektin përgjegjës veterinar për rajonin e caktuar.

Qytetarët të cilët dyshojnë për agresivitetin e ndonjë qeni, duhet të bëjnë video të qenit, apo, kur ta thërrasin ekipin veterinar, të qëndrojnë me ta që ta tregojnë qenin potencialisht agresiv, në mënyrë që të vlerësohet agresiviteti potencial i qenit dhe të ndërmirrën masa që të largohet nga rruga në rast se paraqet rrezik të vazhdueshëm për qytetarët.

Ky projekt nuk ka për qëllim vrasjen apo zhdukjen e qenve të rrugës, andaj, të evitohen thirrjet me tendenca mizore për qentë.

© Fondacioni për të drejtat e Kafshëve
Prishtinë, 08 Maj, 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Portret i rrallë i Gjergj Kastrioti – Skënderbeut

HEROI SIPAS SERBËVE “Portreti në fjalë, pothuajse plotësisht i panjohur për historiografinë tonë, është një riprodhim i zbuluar në...

”Kush sulet me kalë nëpër terr e stuhi?..” – Johann Wolfgang Von Goethe

MBRETI I PYLLITKush sulet me kalë nëpër terr e stuhi?Është babai me djalin e tijFoshnjen ndër...

Beteja e Munda. Jul Çezari injoron vdekjen dhe merr kështu fitoren

20 pmÇezari nuk ishte mësuar të dëgjonte “jo”, veçanërisht nga ushtria e tij....

Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike dhe shkaqet e mungesës së shkrimit në gjuhë ilire

Iliria antike shtrihej në një territor shumë të gjerë, i cili në kohën tonë përfshinë në vete pjesën më të madhe të...

Recent Comments