6.1 C
Pristina
Saturday, March 6, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Pellazgo-spartanët, shqiptarët e sotëm

Pellazgo-spartanët, shqiptarët e sotëm

Pellazgo-spartanët, shqiptarët e sotëm – Studim nga RASIM BEBO

Le t’i japim së pari fjalёn poetit freng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, ku shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqiptarёve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё”. (1) Mosmirёnjohёse.

Pёr tё vёrtetuar fjalёt e poetit freng, marrim disa shembuj tё heroizmit tё popullit tonё:
– Leonida me 300 spartanё, nё Termopila pёr afro 2500 vjet mё parё luftoi kundra persёve, deri sa u vranё tё gjithё.

Po kёshtu 185 vjet mё parё, nё kёshtjellёn Frangokastello tё Kretёs, u vendos komandanti legjendar Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit me 800 luftёtarё çamё tё krahines sё tij, pёrballë forcave turke. Njё luftё e ashpёr dhe e pabarabartё, mes tymit e gjakut qё mbuloi ngado muret e kёshtjellёs, shqiptarёt dёgjuan se mbetёn pa komandantin e tyre tё vrarё, por ata mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan deri te luftёtari i fundi”. Pёr kёtё betejё shkrimtari grekё nobelisti Niko Kazanzaqi shkruan në librin: “Ja vdekje ja liri”, (ku emrin ja kanë ndryshuar grekët, nga Mehmet nё Mihal.)(2) Edhe Oso Kuka nё Vraninё, me 30 trima Shkodranё nё luftё kundra malazezёve dhanё jetёn tё gjithё pёr atdheun si luftёtarё trima.

Ndёrsa nё qёndresёn heroike tё Adem Jasharit kundra sёrbo-pushtuesve, i cili mё 5 mars 1998 e ktheu shtёpinё – kullё, nё kala, jo me shokё luftëtarё, por me gjithë familjen e tij luftëtare, gjeri te djali 4 vjeçar dhe plakun 96 vjeçar, si dhe krejt tё afёrmit. Pas tre ditё lufte tё pa ndёrprerё, Adem Jashari ra heroikisht me 20 anëtarё tё familjes. Ku ranë dёshmorё edhe 36 antarё tё tjerё tё fisit të gjёre të Jasharajve. Gjithsejtё 56 vetë, u bёnё theror për lirinë e Kosovës. Kjo vatёr familjare, u shndёrrua nё njё Tempull tё Lirisё dhe atdhedashurisё. Po tё ekzistonte çmimi Nobel pёr luftёn, ky titull i lartë i takon pikërisht trimit legjendar Adem Jashari. Gazeta “Delo” e Lubjanёs, shkruante se nё luftё me Adem Jasharin dhe familjen e madhe Jasharaj kishin mbetur tё vrarё mbi 72 pjesëmarrёs tё forcave sёrbe. (3).

Tё kujtojmё bashkёkombasit tonё nё Greqi, ku semito-egjyptianёt zeshkanё grekё, prej pellazgo-shqiptarёve e kanё jetёn. Kёtё e vёrteton Platoni: “Nё kёto luftra qё i admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”. Vol. 2, f. 50. Historiani i shquar M. Aref thotё: “Platoni pranon lidhjen gjenetike midis grekёve dhe egjyptianёve, si dhe midis athinasve dhe atyre të deltёs sё Nilit në Gadishullin Sinai”. “Shqipёria”, f. 32.

Robert d’Angeli shkruan: “Greqia ka filluar tё njihet nga viti 1830 Grecia / Hellas dhe asnjёherё Perandoria Greke ose Helenike, por gjithmonё Perandoria Bizantine”. f. 182
Herodoti i “indetifikoi spartianёt-pellazgё, zotёr nё Peloponez dhe anembanё “Greqisё”, “Iishin tё parёt nё Greqi”. Sparta ёshtё mbretёria dhe qyteti mё i parё nё “Greqi”, Ata janё njerёzit mё trima. Leonida me treqind spartanё luftoi deri nё vdekje. Monumenti i ngritur aty ku ranё ata mbanё mbishkrimin: “Shko, shtegtar nё Lakedemoni u thuaj se ne ramё kёtu, duke iu bindur thirrjes sё tij” (4).

“Nё betejat perso-“greke” ne u njohёm me “grekёt” qё tradhёtuan veten e tyre disa herё. Pellazgo spartanёt i dhanё fitoren “Greqisё”. Mё se njё herё vёmё re se historianёt, gjeografёt dhe shkrimtarёt “grekё” si Herodoti, Platoni, Tukididi etj., ngulnin kёmbё nё dallimin midis pellazgёve tё parё dhe rivalё tё tyre, “grekёve helenё”, tё ardhur mё vonё.

Herodoti (I, 56) thotё se e gjithё “Greqia” quhej Pellazgji pёrpara mbёrritjes së (semito-egjiptasve) “grekё”. Eskili: perandoria pellazge, pёrpara mbёritjes së Danaos, kishte si kryeqitet Argosin (5).

Robert Koheni pohon me siguri: “Duhet kujtuar se ata “greket” u futёn nё udhёn e pёrparimit vetёm kur u vunё nё zotёrim tё trashёgimisё pellazge parahelene, … i kanё ripunuar nё kohёn e Pisitratit, shek. VI para Krishtit rreth viteve 546-527). … Qytetёrimi grek i mbivendosur ndaj atij tё Pellazgёve, me shumё prurje semito–egjyptiane (gjuha, organizimi shoqёror, perёnditё dhe kultet)” (6). Nga shek. VII deri nё tё shek. IV “Greqia ndahej midis dy grupimeve tё mёdha, Dorёt dhe Jonёt, rivaliteti i tё cilëve ka zotёruar gjithё historinё e kohёs. Nё vitin 146 p. e. s. arriti kulmin ndёrmjej dy lidhjeve Akaia dhe Etole, tё dyja palët thirrёn nё ndihme tё huajtë, të cilët pёrfunduan duke i dhёnё “Greqisё” goditjen vdekjeprurёse. Me 146 p.e.s. u bё provincё romake me emrin Akaia.
Kultura “greke” u shpёrnda duke u kthyer nё origjinё, njё pjesë shkoi nё Egjipt, Aleksandri dhe pjesa tjetёr nё Smirnё (Izmirё). Ndёrsa pjesa mё e madhe e tyre qё u shpёrdanё, ishin pellazgo-shqiptar qё u shkёmbyen nё vitin 1923, shqiptarёt ortodokёs tё anadollit me shqiptarёt mysliman tё Çamёrisё.

Robert d’ Angeli shkruan: “… Nga zakonet e tyre, nga mёnyra pёr tё ndier e pёr tё menduar, shqiptarёt e ditёve tona pёrfaqёsojnё ende pellazgёt e kohёve tё lashta: …Heraklidёt, kur braktisёn malёsitё e Epirit pёr tё shkuar nё Peloponez te vёllai, u pritën nga vёllai. Kur njё pjesё e madhe e Etruskёve, kryesisht nga Toskana nuk e ndienin veten tё sigurtё nё Itali, kapёrcyen kanalin e Otrantos dhe u vendosёn nё Epir, nё mes tё njё populli vёlla, duke mbushur vendet qё i kishin shkatёrruar MASAKRAt dhe dёbimet e romakёve, nёn urdhёrat e Paul Emilit. Provё e tretё: Kur trojanёt me Enean, i cili mori dhe tё atin erdhi nё Italin qendrore, pritёsit dhe imigrantёt e njihnin njёri tjetrin si vёllezёr”(7).

Sparta: shteti qё nuk ka ndryshuar. Njё shtet ushtarak aristokratik.


Sparta ndodhet nё lartёsinё e Luginёs sё Eurotas. Homeri ka kёnduar pёr pjellorinё e kёsaj lugine. Edhe sot aty rritet njё popullsi e shkathёt. Sparta ishte dikur shteti mё i fuqishёm pellazg, forca e saj qёndronte tek ledhet mbrojtёs. Sepse Sparta s’kishte tё tillё, por vetëm te guximi dhe uniteti i qytetarёve. Nёse pyesje njё Spartan, pёrse qyteti s’ka mure mbrojtёs si gjithё tё tjerёt, tё pёrgjigjej me krenari: “Kraharorёt e qytetarёve janё ledhet mbrojtёse tё qytetit tonё”.

“Bujaria e natyrёs do tё kishte mundur tё zbuste spartanёt, nёse ata s’do kishin dy ilaçe: I pari, Tajgetet, vargmali madhёshtor qё hijesonte mbi tё gjithё Lakedemoninё. Ilaçi i dytё, ishin ligjet e tmerrshme spartane”(8).

Likurgu i I-rë i dha ligjet Spartёs, Dragoni i dha Athinёs ligje aq tё ashpra, sa u quajtёn: DRAGONIANE dhe Soloni dha ligje tё buta. Nё tё gjitha rastet, legjislacioni ishte nё favor tё klasave tё ulëta”. Ligjet dhe organizimi shoqёror i Spartёs, kishin si qёllim tё krijonin njё popull tё fuqishёm luftёtarёsh. Nuk ishte shteti nё shёrbim tё qytetarit, por qytetari nё shёrbim tё shtetit. Shteti përgatiste tё rinjtё spartanё, qysh ditёn qё lindnin. Kur lindёte njё fёmijё, prindёrit ua paraqitnin fuksionarёve, tё cilёt gjykonin nёse trupi i të porsalindurit i pёrligjte mundimet qё kёrkonte edukimi i tij, nё se jo, foshnja braktisej nё Teiget.

Kjo lidhet me mitologjinë pellazge, vjen nga Kroni, babai i Zeusit i cili i pastronte sakatёt. Kur mbushte 7 vjeç, nga frika se mos prishej nё karakter, fёmija hiqej nga prindёrit. Edukimin e tij e merrte nё dorё shteti. Fёmijёt grupoheshin nёn urdhёrat e djelmoshave shumё tё shkathёt. Çdo ditё, ushtroheshin nё luftim, nё notim, nё vrapim, nё hedhjen e shtizёs dhe nё sporte, tё tjerё që i pregatisnin pёr luftё. Sapo u paraqitej rasti, burrat i shtinin tё rinjtё tё luftonin mes tyre. Ata duhej tё stёrviteshin pёr tё duruar dhimbjen, urine dhe tё ftohtit, pa mё tё voglin ankim. Nuk vishnin këpucё, qё tё forconin kёmbёt; duhej tё notonin nё Eurotas nё çdo ditё tё vitit; nuk ishin mё ngrohtё nё dimёr se sa nё verё. Mё vonё i çonin pёrpara altarit tё Artemisё, ku luftonin gjersa gjakoseshin, ku shumё spartanё vdisnin nёn kamxhik pa lёshuar asnjё ankim. Djelmoshat merrnin shpesh njё ushqim pёr tё zbutur urinё. Ai qё kapej me fajin e vjedhjes rrihej, jo ngaqё kishte vjedhur, po sepse e kishte lёnё veten ta kapnin. Kjo metodё edukimi, qё nё pamjen e parё dukej e kotё, donte t’u mёsonte tё rinjёve dredhitё, cilёsi qё mund t’u duheshin kur të ishin duke luftuar.

Njё anektodё mjaft e njohur, tregon tё mirёn e edukimit spartan. Njё djalosh kishte vjedhur njё dhelpёr. Duke parё qё po afrohej dikush, ai e fshehu dhelprёn nёn xhaketё. Dhelpra filloi ta kafshonte dhe i çau barkun. Vjedhja u zbulua kur djaloshi vdiq.
Edukimi intelektual i tё rinjёve spartanё pёrfshinte disa dije të pakta me lexim e shkrim. Mёsonin sidomos “tё thoshnin shumё gjёra me pak fjalё”. Ky lloi stili quhet “lakonik”. Kemi shumё shёmbuj tё famshёm tё pёrgjigjeve lakonike. Njё athinas qё deshi tё bёnte shaka me shpatat shumё tё shkurtёra spartane, dёgjoi t’i pёrgjigjeshin: “Ato janё shumё tё gjata pёr tё mbёrritur gjer te armiqtё tanё”. Filipi i Maqedonisё qё donte tё nёnshtronte gjith vendin, i tha njё ditё ambasadorit tё spartёs: Nё se hyj nё Spartё, s’do tё lё gur nё kёmbe. Nё se! – iu pёrgjigj ambasadori, shkurt.

Njёzet vjeçarin spartanёt e çmonin tё aftё pёr tё mbajtur armёt. Shёrbimi ushtarak mbaronte nё moshёn 60 vjeç. Djemtё e rinj edukoheshin nё grupe; po ashtu burrat jetonin nё çadra, nё grupe prej 15 ushtarёsh. Burri i martuar, i pёrkiste shtetit, para se t’i pёrkiste familjes. Jetonin sё bashku nё kampe nëpër çadra, hanin dhe ushqimin. E famshmja “çorbё e zezё” pёrbehej nga dhjamё, gjak, uthull dhe kripё.

Tё gjitha veprimet e spartanёve pёrmblidheshin nё njё pikё: Tё ishin tё gatshёm pёr luftё! Qyteti i tyre qe njё kamp ushtarak. Qejfet e tyre ishin tё natyrёs ushtarake. E vetmja zbavitje e lejueshme ishe gjuetia.

Njё stёrvitje po kaq tё ashpёr u benin kёmbёsorёve mё tё mirё. Kur gjёmonte trompeta e luftёs, ushtria spartane, e pёrbёrё nga ushtarё – qytetarё tё armatosur rёndё, hoplitё, ecnin pёrpara me radhё tё shtёrnguara, nёn tingujt e fyejve. Hoplitet (fshatarë) ishin tё armatosur me ushta dhe me shpata beteje shumё tё rёnda. Mbanin kaske, pancir, kofshore, dhe fshiheshin mbas njё mburoje tё madhe bronzi. Radhitja nё betejё bёhej sipas fallangave me thellёsi 8 deri nё 12 rreshta. Ky formacion ishte i vёshtirё tё thyhej; por ndёrkaq i mungonte zhdёrvjelltёsia dhe lёvizshmёria nё sulm, cilёsi këto që gjёndeshin tё kёmbёsoria e lehtё, e pёrbёrё nga periekё (zanatçinj, hilotё, gjysmё skllevёr tё lidhur me tokёn) etj. Ata mbanin shpata dhe njё mburojë tё lehte. Duhej pritur lufta e Peloponezit pёr t’u dukur kalorsia nё ushtrinё spartane.

Edhe vajzave spartane, pёr t’u pёrgatitur rolin e nёnёs, u jepej njё edukim i ashpёr, pёr t’i forcuar fizikisht. Ato merrnin pjesё nё ndeshje sportive dhe ua besonin fёmjёt mendeshave. Ata i nderonin kёto nёna me krenari fisnike. Kur nisnin djemtё nё betejё, u zgjatnin mburojen dhe u thoshnin: “O me tё, o mbi tё” – “Fito ose vdis”!Nё tё vёrtetё ishte zakon spartan qё, pas betejёs, i shtrinte tё vrarёt mbi mburoja, pёr t’i nxjerrё nga fusha e betejёs. Njё spartan qё largohej para armikut, ishte i ç’nderuar pёrgjithmonё. Po ashtu, ai qё kthehej i gjallё pas njё dёshtimi, fitonte pёrbuzjen e tё gjithёve (7).

Bota s’ka njohur kurrё nenё si nenat spartane – mbase me pёrjashtim tё matronave tё famshme romake. Njё ditё, njё lajmёtar, i tha njё spartaneje qё djali i kishte vdekur nё fushёn e betejёs; fjala e parё e nёnёs qe: “a e solli fitoren?” Lajmёtari pohoi dhe ajo vazhdoi: “Jam e lumtur! Gjithmonё kam ditur se kam lindur njё tё vdekshёm”. Njё tjetёr spartane, kur mёsoi se i kishin vdekur tё pesё djemtё,“Vrapoi nё tempull pёr tё falenderuar zotat qё u kishte dhёnё djemёve lumturinё e vdekjes pёr Atdheun.
Gratё e Spartane ishin nёna tё admirueshme. Nё spartё femra ishte mё e vlerёsuar dhe mё e lirë se nё shumё shtete tё tjerë “grekë”. (9)

Mbreti ishte njё primus inters pares, (i parё mes tё barabartёve). Sparta ishte i vetmi shtet pellazg qё kishte mbajtur monarkinё, nё fakt ishte njё republikё aristokratike. Mbreti ishte kryekomandant i ushtrisё. Qeverisja e vendit ishte nё dorёn e njё kёshilli prtej 30 antarёsh, të zgjedhur nga Asambleja e popullit. Organi mё i lartё i shtetit aristokratik ishte eforati – “mbikёqyrёsi” – ishin pesё veta me tё drejta mё tё mёdha, tё zgjedhur nga asambleja. Spartanёt janё njё nga popujt mё konservatorё qё njeh historia. Nё mesin e shtetёve pellazge tё Ballkanit tё Jugut, Spatra ishte njё reliktё e kohrave tё lashta.

Cilёt kanё qёnё heronjt e Termopilave dhe kush i tradhёtoi ata? Le tё shohim historianin helenist Karl Grimberg “Historia botёrore dhe qytetёrimi” vol. II, bot.2003, f.43.

Kserksi, mbreti i persёve, nё pranverё tё vitit 480 para Krishtit dёrgoi nё Spartё emisarёt, pёr t’u kёrkuar tё gjithё shteteve tё ujit dhe tё tokёs qё tё nёnshkruanin nёnshtrimin. Spartanёt iu pёrgjigjёn: “Do t’i kini, hajde merrni!”. Dhe emisarёt i hodhёn nё njё pus.

Prijёsi Spartan, Leonida, zuri vend me 5000 kёmbёsorё tё krahinave pёr rreth dhe 300 spartanё. Kserski arriti nё vend, i dёrgoi Leonidёs njё lajmёtar me anё tё cilit e urdhёron tё dorёzonin armёt. Spartanёt iu pёrgjigjёn me thjeshtsi: “Eja t’i marrёsh”. Kur iu thanё spartanёve se persёt ishin aq shumё, sa shigjetat e tyre do tё nxinin qiellin, njёri prej ushtareve tha: “Aq mё mirё, do tё luftojmё nё hije”. Herodoti e pёrshkruan kёshtu sulmin: “Kserksi la tё iknin katёr ditë, duke pritur nё çdo çast qё armiku t’ia mbathte. Ditёn e pestё, me qё ata s’po ia kthenin shpinёn, por dukeshin mjaft tё vendosur pёr tё qёndruar, atёherё mbreti dёrgoi kundёr tyre medёt dhe kisienёt dhe u kishte thёnё t’ia sillnin mbrojtёsit tё gjallё. … Pas medёve qё nuk fituan, dёrgoi repartin e “tё pavdekshmit”. Beteja zgjati dy dite, spartanёt nuk u mposhtёn. Atёherё Kserksi gjeti njё tradhtar grek, tё gashёm pёr t’i udhёhequr nё njё shteg qё u binte pёr qark termopilave pёr t’i dalё nga mbrapa, emri i grekut quhetEfialt, që udhёhoqi 10.000 tё pavdekshёm persё. Nё agim arritёn nё njё qafё tё mbrojtur nga 1000 forca “greke” prej Foside. Kjo qafё ishte e thepisur dhe e lehtё pёr t’u mbrojtur. Por Fosidasit nuk e kryen detyrёn. Ata ja kishin kёputur gjumit dhe morёn arratinё. Dezertimi i tyre i dёnoi me vdekje mbrojtёsit e Termopilave, sepse persёt mundёn t’i sulmonin nga pas. Gjurmuesit njoftuan Leonidёn se sё shpejti sulmoheshin nga tё dy krahёt. Spartanёt mblodhen njё kёshill lufte. Lonida nisi ata qё donin tё largoheshin. Ai vetё me 300 sprtanё dhe 1100 boetianё (pellazgё) qёndruan nё vendet ku ishin.

Spartanёt, tё sulmuar pёrballё dhe nё shpinё, luftuan gjer nё vdekje. Asgjё tё habitshme s’ka nё kёtё gjё: spartani qё ikёn pёrballё armikut, sipas ligjit tё vendit tё tyre, quhet i turpёruar. Mё vonё spartanёt ngritёn njё monument pёr vёllezёrit e vrarё nё Termopile. “O kalimtar, shko thuaj nё Lakedenoni qё djemt e saj janё vrarё, duke qёndruar besnikё nё vendet e tyre.

“Sparta ishte tipi i shoqёrise aristokratike dhe prej kёtij fakti, u bё ideali i klasёs drejtuese nё tё gjithё shtetet “greke”, dhe veçanёrisht nё Athinё. Historiani Ksenofon dhe filozofi Platon e vlerёsonin shoqёrinё spartane si pёrkryerjen mё tё fundit”. Kur flitet pёr Spartёn, flitet pёr pellazgёt dhe shqiptarёt e sotёm.

Beteja e dytё e tradhёtuar nga “grekёt”. Gjenerali Posania mbreti i Spartёs kishte nёn komandё tё gjitha forcat e grumbulluara “greke” të cilat ishin nё avantazh nё numur mё shumё se forcat perse. Por persёt kishin kalorsinё tё shkёlqyer.

Ushtria e Peloponezit filloi marshimin drejt Boetisё dhe u pёrqundrua nё Plate dhe nё Tebё, ku ishte njё teren i pёrshtashёm pёr veprimet e kalorsisё. “Grekёt” ishin vendosur nёn komanden e Posanias, mbretit tё Spartёs. Ishte njё gjeneral kompetent, i njohur pёr gjakftohtёsi nё situata nga mё dёshpёrueset. Efektivat “greke” afroheshin me ato perse. Madje disa historianёt mendojnё se “grekёt” kishin avantazh nё numur, por nuk kishin kavaleri, kurse perset kishin trupa tё shkёlqyera kalorёsish.

“Grekёt e humbёn drejtpeshimin dhe e lanё fushëbetejёn nga frika duke tradhёtuar pёr herё tё dytё, duke e lёnё qёndrёn nё fatin e vet. U gjёnden para persёve vetёm njё e treta e efektivit dhe kёta ishin vetёm spartanёt! Aziatikёt u lёshuan nё luftёn trup me trup, por nuk mundёn tё depёrtonin nё radhёn e kёmbёsorisё spartane; vetё komandanti i forcave persiane duke u pёrpjekur tё ribashkonte trupat e veta, u vra.

Vdekja e tij qe pёr persёt sinjali i arratisё. Udhёheqёsi i vrarё-beteja e pёrfunduar.
Fituesit i priste nё fushёn e betejёs njё pasuri preje të pabesueshme. Pausania hodhi nё dorё sasi tё medha ari dhe argjendi. Kёto thesare i ndau me fituesit. Platoni thotё: “Nё kёto luftёra qё admirojmё kaq shumё, kanё ndodhur gjёra qё nuk i nderojnё grekёt”. (10).

M. Aref citon: “Nё lidhje me Thalasokracinё d’Aruba de Jubainvil thotё: Marina kaq e pёrmendur e grekёve, ishte vetёm njё vijimёsi e marinёs se pellazgёve, tё ndёshkuar nga shpartallimi pёr tё mbetur nё harresё” (?) Kur orakulli i Pitisё u pyet pёr mbrojtjen e Athinёs, tha: “Do ta shpёtonin muret prej druri”. Nёnkuptohet flota. Po kjo flotë i dha goditjen shkatёrruese persёve nё Salaminё nё 478 p.e.s. (7). Nga Viçenzino Dukas, Angeli Vaccaro veçojmё: “Arbёreshi i Kalabrisё Papa Antonio Belushi raportoi nё Komisionin e Komuniteteve Europiane pёr diskriminimin qё bёn shtetit grek ndaj popullatёs dominuese shqiptare nё greqi. Po sjellim këtu kundёrpёrgjigjen qё mbajti politika greke:

1. Qёndrimi i Partisё “Nea Demokracia”: “Nuk ekziston problemi i gjuhёs shqipe nё Greqi ashtu si nuk ekzistojnё fshatra me origjinё shqiptare …”.
2. Qёndrimi i Partisё “Pasok”: “Kush nuk flet gjuhёn tonё (greke), nuk ёshtё pjesё e racёs tonё dhe e kombit tonё”.
3. Qёndrimi i ministrisё sё kulturёs: “Nuk ekziston dhe nuk duhet tё ekzistojё asnjё mёsimdhёnie nё gjuhёn shqipe, sepse ajo nuk ekziston nё territorin grek”.
4. Qёndrimi i gazetёs periodike, “Anti” nё Atthinё: “Pakicat gjuhёsore nё greqi si arvanitasit, vllahёt, pomahёt (bullgarёt) nuk pretendojnё asnjё tё drejtё. Nё Greqi ka vetёm grekё” (11).

Por kontradiktat dhe arroganca e qeverisë greke dhe e palamentarёve tё saj, pёrgjigjen do ta marrin nga: “SHOQATA E QENDRЁS STUDIMORE PELLAZGJIKE NЁ TIRANЁ” dhe nga Prof. Dr. Mathieu Aref nё Sorbonё, Francё. Historia nuk mund tё injorohet.

Referenca:
1. Lamartini “Historia e Turqisё” viti 1848.
2. R. Bebo “Artikuj e ngjarje” bot 20012 f. 160.
3. Halit Mehmetaj, “Komandanti legjendar…” gazeta Illyria 3-12-2009, f. 52.
4. Edwin Jacques “Shqiptarёt bot 1995, f. 54.
5. Matieu Aref “Shqipёria”, bot 2007, f. 32.
6. Matieu Aref “shqipёria”, bot 2007, f. 44, 46, 48.
7. Robert d’ Angeli, “Enigma”, bot. 1998, f. 185, 187.
8. Karl Grimberg, “Historia Botёrore…” bot. 203, vol. 1, bot 203, f. 306, 309.
9. Karl Grimberg, “ “ “ vol, 2, bot. 2003, f. 46, 50.
10. Mathieu Aref, “Shqipёria”, bot. 2007, f. 248.
11. Vicenco Dukas, Flori press, 3 mars 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vendi i parë në Evropë që lejon hyrjen e pasagjerëve të pavaksinuar

Numri i rasteve të regjistruara rishtas është krejt i vogël, dhe njerëzit e vaksinuar, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi...

Historia e një greku që u vra për Shqipërinë(Video)

Histori e jashtzakonshme e një njeriu që dha jetën për Shqipërinë,ësht ajo e Lefter Talos nga zona  Vurgut që i përkiste minoritetit...

Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.Një...

Pse Cezari tha frazën e njohur: “Erdha, pashë, fitova”?

Pse i konsideroi banorët e Britanisë, “hordhi barbarësh që shkëmbejnë gratë dhe torturojnë pulat”.Fraza e famshme e Jul Cezarit përmbledh fitoren e...

Recent Comments