6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Raportimet e gabuara për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe debatet për...

Raportimet e gabuara për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe debatet për flamurin, simbolin kombëtar

Simboli ynë Kombëtar, flamuri është përfshirë këto ditë nga një valë debati mbi vërtetësinë e asaj që Shteti shqiptar ka opërdorur si flamurin e saj. Një studjuese arti është nxitur nga një raportim të një gazete austriake, e cila dy javë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipëri, editon në faqen e parë një ilustrim grafik që rreket të tregojë mbi flamurin që Ismail Qemali ka përdorur ditën historike të mëvetësimit të Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.

“Das Interessante Blatt” ishte një nga gazetat e shumta europian që e kishte raportuar Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Kjo gazetë, që ishte me bazë në Vjenë të Austrisë së sotme, në numrin e saj të 50 me 12 dhjetor, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë në ballinë të saj kishte titullin “Droflamation der Unabhängigkeit Albaniens”, ose “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, njofton Klan Kosova.

Po ashtu gazeta tregonte për rregullimin shtetëror të Shqipërisë së sapo shpallur.

Por, ajo që është më interesante se gjithçka tjetër në këtë raportim historik të kësaj gazeta, e cila nga viti 1939 nuk ekziston më, është fotografia me të cilën paraqitet lajmi.

Aty shihet momenti i shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së flamurit. Portretizimi i momentit lë për të dëshiruar për shkak se vet flamuri, si simbol i shpalljes së pavarësisë, nuk është i paraqitur saktë.

Shqiponja shihet vetëm me një kokë në paraqitjen fotografike.

Historiani Azdren Shala thotë për klankosova.tv se kjo paraqitje është e gabuar, derisa tregon arsyet kryesore përse ka mundur të bëhet ky gabim.

“Raportimet e shtypit austriak rreth simbolit të flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë besohet se janë më shumë produkte të një keqinformimi nga opinioni austriak i kohës, ose një përshpejtim i politikes austriake për te shpallur një situatë të re politike në Ballkan”, shpjegon Shala.

“Si pasoj e kësaj kemi edhe disa pasaktësi, si shqiponja me një kokë në flamur”.

Shala tregon se ka pasur edhe gabime të tjera në raportimet për aktin historik të shqiptarëve, pos këtij deformimi të flamurit.

“Kësaj i shtohet edhe raportimi i një gazete të kohës austriake ku raportonte se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është bërë me 27 nëntor”.

Ndërsa, sipas historiografisë shqiptare, tregon Shala “flamuri i shpalljes së Pavarësisë shpjegohet si një simbol i zgjedhur qëllimisht, i cili simbolizonte përpjekjen shumëshekullore të shqiptarëve për pavarësi dhe shtetndërtim”.

shpallja-e-pavaresise

Në vitin 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë duhet të kishte dhe simbolin kombëtar që do e karakterizonte. Për këtë është kujdesur Ismail Qemali, me një shqiponjë të veçantë në copën e kuqe, duke rrëzuar mitet e vajzës Marigo që qëndisi dhe i dha fytyrën flamurit.

Studiuesja Eleni Laperi e ftuar në studion e Report TV tregon se ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte. Sipas saj, kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.

“Shqiponja e vërtetë që është valëvitur në ballkonin e Ismail Qemalit është ky variant që kemi në foto dhe fakt bindës është dhe kjo shqiponjë. Për mendimin tim ai që është valëvitur në Vlorë është flamuri që është në gazetën austriake”, ka thënë ajo, duke shtuar se shqiponja kishte qafë të drejtë nga ku dalin pastaj dy koka. “Kjo është një shqiponjë shumë e rrallë dhe një variant të saj e kam gjetur tek hititët, e variante në Spanjë kanë përdorur disa komunitete myslimane. Kjo është një shqiponjë e vjetër unike, ndaj do t’i ketë pëlqyer Ismail Qemalit”. /zanimalsise.com /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Tradita e pazakontë e mikeshave të nuses arbëreshe/Ja çfarë bënin ato

Një traditë e pazakontë zbatohej nga mikeshat e nuses arbëreshe para martese në Lungro, Kalabri. Para se një vajzë arbëreshe të martohej,...

Shikoni çfarë ndodh kur ndez 6000 fije shkrepëse njëherësh

Duket si një tortë gjigante, por nuk është e tillë. Megjithatë, le të quajmë një “tortë” me plot 6,000 fije shkrepëse. Sigurisht...

Liqeni vdekjeprurës, në një natë humbën jetën mbi 1700 njerëz

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 21 gusht të vitit 1986, një nga fatkeqësitë më misterioze natyrore në histori.

Recent Comments