Categories: KËSHILLA

Tharja e syve nga telefoni – Kujdesi që duhet të tregoni

Syri i kuq është shenja e një nga infeksioneve më të përhapura tek sytë e njerëzve të çdo moshe.

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin, shkruan “AgroWeb”.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave, transmeton lajmi.net.

Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.

Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.

Simptomat e Tharjes Së Syrit

  • Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
  • Kruarje dhe djegie e syrit,
  • Sklepa në sy,
  • Ndjeshmëri ndaj dritës,
  • Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
  • Lëngëzim të syve,
  • Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.

Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Tharjes së Syrit

Ekspertët sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore, transmeton lajmi.net.

Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.

Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.

Vaji i Arrës Së Kokosit

Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës. Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.

Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.

Kastraveci

Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta, transmeton lajmi.net.

Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.

Kosi

Kosi përmban vitaminat D, B dhe A. Ekspertët këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë.

Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.

Kompresa Me Ujë Të Ngrohtë

Ekspertët  këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta. Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre. /

In For Culture

Recent Posts

Durrësi mesjetar formonte vatrën e dytë të elipsit të Mesdheut

Në mesjetë qytetet shqiptare zinin një vend të shkëlqyer në rrethin e qyteteve të Adriatikut.…

55 mins ago

Enigma e ‘Dorës së Herkulit’: Ku është pjesa tjetër e trupit?(Foto)

Në majë të njërit prej katërmbëdhjetë kodrave në të cilat qëndron Amani , në zemrën antike të…

1 hour ago

Fryrja e këmbëve, shkaqet dhe trajtimet, merrni kurën bimore

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën…

1 hour ago

Antibiotiku më i fuqishëm natyral, lufton edhe sëmundjet më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë.…

2 hours ago

28 Nëntor 1913:Prijësit fetarë, muslimanë e të krishterë duke kremtuar 1 vjetorin e pavarësisë(Foto)

Një fotografi e rrallë e cila është bërë virale kohëve të fundit e dëshmon qartazi…

17 hours ago

Realitete nga Lufta e Dytë Botërore: operacioni gjerman në Malësinë e Gjakovës

Mbajtja e Konferencës së Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës në kullën e Sali Manit, në Bujani…

18 hours ago