Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Rrapo Hekali nga Mallakastra, komandant i komandës qëndrore në Besëlidhjen e Sinjës

Rrapo Hekali, i lindur në Hekal, Mallakastër, Qarku i Fierit. Shërbeu për një kohë të gjatë si ushtarak në ushtrinë osmane në Arabi, ku bëri karrierë, u gradua dhe grumbulloi njëfarë pasurie. Me pasurinë e grumbulluar bleu një çiflig në Levan të Fierit, çifligu në atë periudhë ishte pronë feudali në të cilën ai kishte disa të drejta në varësi të marrëveshjeve me administratën osmane.

Rrapo Hekali u vendos kundër Tanzimatit që në fillimet e saj, duke filluar kështu konflikti mes tij dhe osmanëve. Por me këtë reformë nuk nisi thjesht një konflikt mes Rrapo Hekalit dhe osmanëve por një kryengritje e përgjithëshme anti-osmane. Gjatë zhvillimit të saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Besëlidhja e Sinjës, në të cilën mori pjese paria e Mallakastrës dhe krahinës së lumit të Vlorës. Këtu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do të drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kësaj ai filloi rekrutimet duke mbledhur në Hekal kryengritës nga fshatra të tjerë si Aranitas, Klos, Kalenjë, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povlës ku u bë bashkimi i luftëtareve të Mallakastrës, Fierit dhe lumit te Vlorës.

Autoritetet turke organizuan në Berat një mbledhje me krerët e kësaj kryengritje që të pranonin këtë reformë, por kjo sigurisht që nuk u pranua, madje turqit u paralajmëruan që mos të shkelnin në ato toka për të kërkuar taksat. Me gjithë paralajmërimin në mbledhjen e Beratit, administrata turke dergoi ne Greshicë një taksambledhës të quajtur Latif Salanji me dy ushtarë , të cilët u vranë. Pas vrasjes në Greshicë turqit organizuan një operacion të gjerë me dy taborrë të armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne te kohes, topa, karabina të reja me bajoneta, me kavaleri dhe këmbësori të rregullt, të stervitur për luftë sipas modeleve të fundit të ushtrive europiane.

Sapo këto trupa osmane kaluan urën e Goricës në Berat fjala u nis menjëherë për te Rrapo Hekali për ti treguar për ardhjen e osmanëve me në krye bejlerët Vrionas. Në qafën e Sinjës ushtria turke u nda në dy pjesë, një pjesë për në Aranitas dhe pjesa tjetër në drejtim te Greshicës.

Në Greshicë u morën masat menjëherë duke boshatisur fshatin nga banorët e thjeshtë, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për të luftuar dhe pse një pjesë isjte e armatosur keq, me sfurqe dhe sopata. Ndeshja kryesore midis forcave osmane të drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashë Vrioni dhe kryengritësve të drejtuar nga Rrapo Hekali, u bë në korrik 1847 në fshatin Greshicë.

Pozicionet midis dy forcave kundërshtuese kalonin në një front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin një efektiv prej 2400 ushtarësh, kurse forcat e kryengritësve arrinin ne 800 veta. Luftimet në Greshicë zgjatën 3 ditë e 3 netë dhe përfunduan me thyerjen e ushtrisë turke. Pas luftimeve te ashpëra dhe të pa barabartë, forcat kryengritëse arriten të kapin të gjallë Isuf Vrionin bashkë me dy kushërinjtë e tij Lamce e Sulçe benë të cilët pasi i gjykuan në qafë të Sinjës edhe i ekzekutuan.

Pas këtij suksesi kryengritesit ju drejtuan Beratit, të cilin e pushtuan në 1 Gusht 1847. E shqetesuar për përpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke dërguar kundër kryengritësve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelisë Derbihor Reshit Pashën. Ai u nis nga Manastiri në krye të 15 000 ushtarëve në 7 divizione dhe të paisur me artileri të lehtë malore.

Pas luftimeve te pabarabarta kryengritësit e braktisën qytetin e Beratit dhe u shpërndane për të vazhduar qëndresën të organizuar në çeta. Me shtypjen përfundimtare të kryengritjes së vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut autoritetet turke mundën të arrestonin Rrapo Hekalin. Pasi e burgosën në burgun e Manastirit atë e helmuan mesnatën e 30 dhjetorit 1847, por në versionin zyrtar ishte se ajo u shkaktua nga sëmundja e tifos. Pas shtypjes së kryengritjes ushtria turke bëri raprezalje te rënda në Mallakastër, duke djegur fshatra te tillë si: Greshica, Klosi dhe Fratari. /Traditat, Instagram /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Durrësi mesjetar formonte vatrën e dytë të elipsit të Mesdheut

Në mesjetë qytetet shqiptare zinin një vend të shkëlqyer në rrethin e qyteteve të Adriatikut.…

13 mins ago

Enigma e ‘Dorës së Herkulit’: Ku është pjesa tjetër e trupit?(Foto)

Në majë të njërit prej katërmbëdhjetë kodrave në të cilat qëndron Amani , në zemrën antike të…

18 mins ago

Fryrja e këmbëve, shkaqet dhe trajtimet, merrni kurën bimore

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën…

38 mins ago

Antibiotiku më i fuqishëm natyral, lufton edhe sëmundjet më të rënda

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë.…

1 hour ago

28 Nëntor 1913:Prijësit fetarë, muslimanë e të krishterë duke kremtuar 1 vjetorin e pavarësisë(Foto)

Një fotografi e rrallë e cila është bërë virale kohëve të fundit e dëshmon qartazi…

16 hours ago

Realitete nga Lufta e Dytë Botërore: operacioni gjerman në Malësinë e Gjakovës

Mbajtja e Konferencës së Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës në kullën e Sali Manit, në Bujani…

17 hours ago