6.1 C
Pristina
Wednesday, February 24, 2021
Home KËSHILLA Ushqimet dhe pijet, që shmangin problemet me tretjen

Ushqimet dhe pijet, që shmangin problemet me tretjen

MJEDRAT

Nga grupi i frutave të malit, mjedra është ajo që theksohet për nivelin e lartë të fibrave që i mban në veten e saj (100 gramë mjedra = 8 gramë fibra).

KAFEJA

Mëngjesi i filluar pa kafe është i paimagjinueshëm. Kafeja është burimi kryesor i kafeinës, stimulans i fuqishëm, i cili ndikon në kontraksionet e muskujve të zorrës së trashë, duke shkaktuar tretje më të mirë. Por, kini kujdes, dy deri tri gota mjaftojnë në ditë.

PORTOKALLI

Të gjithë fare mirë e dimë se kjo pemë është burim për vitamina për organizmin tuaj. Pa marrë parasysh nëse i konsumojmë ose i pimë, pos vitaminave në organizmin tonë, sjellim edhe sasi të konsiderueshme të fibrave që përmirësojnë tretjen.

KUMBULLAT E THARA

Tash e një kohë të gjatë dihet se kumbullat e thara ndihmojnë në zgjidhjen e shumë dhimbjeve. Një kumbull e tharë përmban 1 gram fibra, që është sasi e madhe për një pemë kaq të vogël.

KOKOSHKAT

Pos se janë të mira për tretje, kokoshkat po ashtu ndihmojnë edhe në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Por, kjo vlen për kokoshkat që përgatiten në mënyrë tradicionale. LIRI Liri është një nga burimet më të mira që i mban në vete. Edhe farat e lirit ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. Pos fibrave, përmban edhe nivel të lartë me aminoacide që ndihmojnë në shërimin e depresionit dhe Alzhaimer-it.

ORIZI INTEGRAL

Në 100 gramë oriz integral në organizmin tuaj do të konsumoni 3,5 g fibra. Pos fibrave, ekspertët theksojnë se orizi integral është i pasur me vitamina B, hekur dhe aminoacide. SPINAQI Kur ta përmendim këtë perime, menjëherë në mendje na vjen Popaji. Spinaqi i zier, 100 gramë, në vete përmban 4 gramë fibra, 150 mg magnez, minerale dhe hekur, të gjithë këta ndihmojnë në përmirësimin e tretjes. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Fotogaleri: Njihuni me 10 monedha Ilire

Me çfarë paguanin në lashtësi ilirët?Në vendbanime të Ilirisë përdorej monedhë e veçantë për secilën zonë. Aurenc Bebja,...

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Në Amerikë, pothuajse një në tre të rritur po jeton me presion të lartë të gjakut, prandaj tema e rekomandimeve dietike për...

Doktori që sfidoi shkencën për të shpëtuar bebet

Ersnt Moro mund të mos jetë i famshëm në ditët e sotme, por veprat e tij kujtohen ende sot. Ai ishte specialist...

Pirania: Peshqit më të rrezikshëm në botë (Video)

Në videon e sjellur më poshtë mund të shihni një testim të thjeshtë të peshqve më të rrezikshëm në botë Piraniave, dhe...

Recent Comments