6.1 C
Pristina
Sunday, February 28, 2021
Home KËSHILLA Të gjitha të mirat që na i sjell hudhra

Të gjitha të mirat që na i sjell hudhra

Hudhra, përpos që u jep ushqimeve një shije të veçantë, është edhe shumë e dobishme për shëndet. Ajo ka ndikim të pazëvendësueshëm në lëkurë. Lëngu i hudhrës shëron aknet dhe puçrrat. Mjafton që t’i shtypim dy thelpinj hudhre dhe përzierjen ta vendosim në vendin e prekur. Hudhra është efikase edhe kundër urdhjes. Ky infeksion virusal në buzë, lëkurë, apo gjenitale, në mjekësi quhet herpes simplex.

Është një sëmundje tejet e bezdisshme, por ajo mund të shërohet nëse në vendin ku keni dhembje e qitni një thelb të prerë të hudhrës, duke e mbajtur për rreth dhjetë minuta. Përsëriteni rreth 5 herë në ditë. Hudhra është ilaç popullor kundër shtypjes së lartë të gjakut, efikasiteti i të cilës është konfirmuar. Hudhra ndihmon edhe te inflamacioni i veshit.

Në një lugë të vajit të ngrohtë të ullirit qiteni thelbin e shtypur të hudhrës dhe lëreni që të qëndrojë rreth një orë. Qitni disa pika në vesh, duke e përsëritur këtë dy herë në ditë. Për ta larguar kollitjen, merreni hudhrën dhe grijeni imtë, duke e vendosur në 1 decilitër ujë të nxehtë. Lëreni që të qëndrojë disa minuta dhe e pini si çaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush ishte At Zef Valentini, në studimet mesjetare shqiptare?

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që...

Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli...

Ujë i nxehtë apo i ftohtë për larjen e dhëmbëve?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshmeNëse nuk i lan dhëmbët shpesh...

Recent Comments