6.1 C
Pristina
Wednesday, May 12, 2021
Home KËSHILLA Tri zgjidhje natyrale për të humbur në peshë – Mësoni si t’i...

Tri zgjidhje natyrale për të humbur në peshë – Mësoni si t’i përgatisni në shtëpi

Rënia në peshë është një ndër temat më delikate përsa i përket pamjes së jashtëme të trupit.

Megjithëse nuk egzistojnë mënyra për të humbur peshë brenda ditës, kontrolli i ushqimit mund të jetë çelsi i heqjes së kilogramëve që nuk dëshironi.

Mënyra më e sigurt e humbjes në peshë është ndjekja e regjimeve ushqimore të shëndetëshme.

Kombinimet e ushqimeve të cilat përdorni  çdo ditë, mund të jenë një zgjidhje e mrekullueshme për trupin tuaj.

Recetat që AgroWeb.org ju këshillon do t’ju ndihmojnë në reduktimin e ujrave dhe akumulimit të dhjamit në trup.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=133&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ndiqni si më poshtë 3 recetat e shijshme dhe të shëndetshme që do të kujdesen për trupin tuaj.

Çaji me xhinxher, piper të  zi dhe mjaltë

Kjo recetë është  e mbushur me antioksidantë që do t’ju ndihmojnë të largoni toksinat nga trupi dhe të digjni kalori gjatë gjithë ditës.

Përbërësit

250 ml ujë i nxehtëhttps://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

5 gr xhinxher

25 gr mjaltë

piper i zi

Përgatitja

Ngrohni  një tas me ujë dhe kur të ketë arritur proçesin e zierjes shtoni xhinxherin dhe pak piper të zi.

Më pas lëreni të pushojë për 10 minta në mënyrë që përbërësit të përzihen sa më mirë më njëri tjetrin.

Kur pija të jetë ftohur pak hidheni në një gotë ku mund ti shtoni mjaltë sipas dëshirës për ta ëmbëlsuar.

Konsumojeni 30 minuta para se të hani mëngjesin të paktën 3 hërë në javë.

Lëng kastraveci dhe domatesh

Kastraveci është i pasur me fibra, antioksidantë dhe minerale prandaj lëngu i tij është një përshpejtues për dobësimin.

Përbërësit

Gjysmë kastraveci mesatar

2 kokrra domate

1 degë selino

200 ml ujë

Përgatitja

Lani mirë domatet dhe kastravecin dhe pritini në copa të vogla.

Vendosini në mikser duke shtuar edhe pak selino sipas dëshirës dhe përziejini.

Miksojini derisa të keni përfituar një masë të lëngëshme jo shumë të trashë.

Konsumojeni këtë pije me stomakun bosh si vakt mëngjesi ose bashkë me vaktin e mëngjesit.

Supë me lakra

Supa me lakër është një ushqim bazë i mbushur vlera që ju krijojnë ndjesinë e ngopjes.

Kështu do të evitoni të kaloni shpejt nga një vakt në tjetrin.

Përgatitja

1 lakër e vogël

1 qepë

3 domate

1 spec djegës

ujë

pak kripë

piper

Përgatitja

Lani dhe pritni të gjitha perimet dhe lërini të mbuluara në një tenxhere të mbushur me ujë deri në gjysmë.

Filloni t’i ngrohni në zjarr të mesëm duke shtuar sipas dëshirës kripën dhe piperin. Mos e teproni me kripën.

Lëreni në zjarr derisa të arrijë në fazën e zierjes dhe më pas uleni temperaturën në minimun për 20-30 minuta.

Supën mund ta konsumoni  në vaktet e drekës apo darkës bashkë më ndonjë ushqim tjetër shoqërues, siç janë sallatat apo mishi./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Anija kozmike 14 miliardë milje larg Tokës ka mbledhur tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Si ndikoi pandemia që numri i rinocerontëve të rritet në nivele rekord?

Numri i rinocerontëve me brirë në Nepal ka arritur nivelin më të lartë prej më shumë se 20 vjetësh, pjesërisht për shkak...

A e dini arsyen pse piratët mbulonin njërin sy?

Fakti që pothuajse të gjithë piratët mbuluan njërin sy me një kapak të zi sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me një...

Në Tokë kanë jetuar 2.6 miliardë specie të llojit T-Rex

Studiuesit kanë bërë një përllogaritje të popullatës së Tiranosaurve Rex, species me madhësi sa një autobus, që ka jetuar 2.4 milionë vjet...

Recent Comments