Lëviz shumë pranë dhe përshkon Rrugën e Qumështit

Ylli me shpejtësinë më të madhe në Rrugën e Qumështit lëviz me 24 mijë kilometra në sekondë, që përkon me 8% të shpejtësisë së dritës. Quhet S4714 dhe bashkë me yje të tjera orbiton shumë pranë vrimës së zezë Sagittarius A, që ndodhet në qendër të galaktikës sonë.

Sipas revistës shkencore Astrophysical Journal që ka publikuar studimin e universitetit gjerman të Këlnit, këtij ylli i duhen 12 vjet për të përmbushur trajektoren e tij përreth vrimës së zezë, orbitë që ka një formë elipsi shumë të theksuar.

Pika më e afërt gjatë orbitimit është 1.9 miliardë kilometra dhe pikërisht në këtë pikë regjistrohet edhe shpejtësia më e lartë, për t’u ngadalësuar më pas me largimin e tij nga Saggitarius A.

Bashkë me këtë yll, shkencëtarët kanë vërejtur edhe 4 të tjerë, të gjithë shumë pranë vrimës së zezë. Ky zbulim është i rëndësishëm pasi kështu hidhet hipoteza se në qendër të galaktikës sonë mund të ekzistojnë shumë yje që orbitojnë pranë një vrime të zezë dhe që nuk përfundojnë të thithen nga ajo, por arrijnë të shtyhen nga forca e saj.

Klan Plus /tvklan.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here