6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home ART Pse Van Gogh, zgjodhi Parisin për vetëvrasjen?

Pse Van Gogh, zgjodhi Parisin për vetëvrasjen?

PIKTORI DHE DEMONËT…

 Ditën kur Vincent van Gogh zbriti nga treni, më 20 maj 1890, shkeli në tokën ku edhe do të varrosej./Konica.al

Ai mbërriti në Auvers-sur-Oise, një fshat rreth 35 km nga Parisi, në kërkim të qetësisë për krizat e shpeshta mendore. Për thuajse dy muaj, dukej se tashmë e kishte gjetur lehtësimin që kërkonte.

Kjo ishte një nga periudhat më pjellore të jetës së tij artistike: 72 piktura, 33 vizatime dhe një gdhendje dolën në dritë falë imagjinatës së tij revolucionare, shumë prej tyre ishin pamje të këtij qyteti piktoresk.

Sidoqoftë, “demonët u rikthyen” duke shënuar kështu, luftën përfundimtare të artistit. Më 27 korrik, pasditen e të dielës, artisti doli në fushë dhe vrau veten me armë. Dy ditë më vonë, ai humbi jetën.

Van Gogh, nuk la asnjë shënim për vetëvrasjen. Trashëgimia e vetme e shtatëdhjetë ditëve të tij të fundit, ishin letrat e famshme që la, por në asnjërën prej tyre nuk fliste për të.

Piktura e vetme që mendohet se ka paralajmëruar vetëvrasjen e tij, është “Ravens”, ku zogjtë do të ishin lajmëtarët e fatit të keq.

E vërteta në lidhje me atë se, çfarë e shtyu Van Gogh-un në vetëvrasje, nuk do të dihet kurrë. Atë të diel pasdite, ai mori pistoletën e pronarit të pensionit ku po qëndronte, shkoi në pjesën e prapme të kalasë “Léry” dhe qëlloi mbi veten në gjoks. Pastaj u kthye në pension dhe u ngjit në dhomën e tij, pa i treguar askujt. Pronari e gjeti të plagosur, thirri mjekun, por nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Pasuria e veprave së Van Gogh-ut, vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale me kalimin e viteve. Sidoqoftë, krijimet e tij dukeshin të lidhura ngushtë me çmendurinë e tij. /Konica.al /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbuloni arsyen se përse nuk duhet ta karikoni telefonin tuaj në makinë

Një nga zakonet e shumë njerëzve në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre celular është ta vendosin për karikim në makinë...

Nuk duhet ta përsërisni më/ Ky është gabimi fatal që ju krijon rrudha rreth syve

Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat vijnë. Por nuk është vetëm mosha që është “përgjegjëse” për rrudhat, por dhe mënyra e...

E paskemi ditur gabim/ Këto 16 produkte nuk duhen mbajtur kurrë në frigorifer!

Mund të jetë e vështirë të vendosni se cilat ushqime duhet të futen në frigorifer. Për të ruajtur aromën dhe vlerën e...

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

Hulumtimet tregojnë se disa njerëz mund të kenë antitrupa pas marrjes së ftohjes së zakonshme, që gjithashtu mund të ofrojë njëfarë niveli...

Recent Comments