Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kisha e Vrellës nder kishat me të vjetra në Dardani

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ


Sipas gjetjes të qeramikës dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV – VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit.

Rrëzë shpatit të kështjellës së antikitetit të fshatit Vrellë të Komunës së Istogut ( Kosova verilindore), e cila në popull njihet më emrin Krye, më 2009 gjatë hapjes së një rezervuari të ujit fshatarët zbuluan pjesë të një kripte nëntokësore, ku ndodheshin një apo më shumë varre më vënie të trupit. Varret u shkatërruan po nga fshatarët në kërkim të thesarit.

Gjatë viteve 2009, 2012 dhe 2015 Institutit Arkeologjik i Kosovës kreu gërmime arkeologjike, me të cilat u zbulua pjesa më e madhe e një kishe, përkatësisht bazilike më disa mjedise ndihmese, e orientuar lindje – perëndim, që njëherazi hynë në radhën e kishave më të vjetra ne Dardani. Deri me tani është zbuluar një anijatë, kripta e përmendur, e cila ndodhet në jug të anijatës dhe mbi kriptë një pastofori me mbaresë në formë të absidës, të ngritura më gurë shtufi të lidhur më baltë. ( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Istogut, Prishtinë 2016, f.63-67, fig. 58, 59, 61).

Anijata ka përmasa 12,50 x 6,60m. Përbehet nga narteksi dhe pronaretkesi. Ne pronarteks ndodhen tri hyrje, hyrja ballore më përmasa 1 x 0,80m, një hyrje anësore 1,10 x 0. 55m që qon ne pastofori, dhe një hyrje qendrore 1 x 80m, e cila lidh narteksin me pronartkesin.
Kripta është gjatë 2. 80m, e gjerë 1. 40m dhe e lartë 1. 40m. Ajo është ndërtuar në formë qemeri. Në anën perëndimore ndodhej një portë e vogël përmasash 060 x 060m gjithashtu në formë qemerit. Kripta dhe porta janë ngritur më blloqe gurësh të latuar shtufi. Brenda në kriptë u gjetën eshtrat e një apo më shumë varreve të cilat do t’u kenë takuar shenjtoreve të kishës.

Është zbuluar edhe themeli i murit jugor i anijatës qendrore, ku hetohet edhe gjurmët e një pjesë të absidës, e cila lejon mundësinë që bazilika mund të jetë më disa anijata. Për dallim nga kripta, anijata qendrore ishte ngritur më gurë gëlqeror dhe gurë të llojeve të tjerë të lidhur më llaç gëlqereje. Teknikat e ndryshme të ndërtimit të bazilikës, dëshmojnë që ajo ishte ngritur në dy faza të periudhave të ndryshme, në periudhën e Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës së Hershme. Ndërsa gjetje disa copave të afreskut brenda në kriptë janë tregues që muret e kriptës kanë qenë të pikturuara e të zbukuruara më afreske, ashtu siç kanë qenë të pikturuara sipas të gjitha gjasave edhe pjesët tjera të mureve të bazilikës. Sipas gjetjeve të qeramikës dhe monedhës së bronzit të perandorit Justinian, bazilika i takon Antikitetit të Vonë, shek. IV – VI pas Krishtit. Ndërsa gjetja e monedhës së bronzit të perandorit Romanus III Argyrus (1028 – 1034), në afërsi të bazilikës, dëshmon që kjo bazilikë do të ketë qenë në përdorim së paku deri në Mesjetën e Hershme të shek. XI pas Krishtit.

Bazilika e Vrellës, foto dhe planimetria ( Foto dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Se Shqypnia u rrudh e vogël – poezi nga Gjergj Fishta

Kishin Hyp Nji Rreze DilliAi Shen Pjetri e Ai Shen MhilliE Po Flisnin Per i…

18 hours ago

Kur Mehdi Frashëri projektonte sistemin me 7 banka për Shqipërinë

Në vitet ’20, ka pasur debate të shumta për krijimin e bankës kombëtare që do…

19 hours ago

“Hilet e marketingut”, kjo është arsyeja pse frutat dhe perimet në supermarkete janë gjithnjë të dukshme në hyrje

Kur hyjmë në një supermarket, pothuajse gjithmonë jemi të përshëndetur nga frutat dhe perimet shumëngjyrëshe…

19 hours ago

Çfarë ishte “Taksa e Karantinës”, që u aplikua në Shqipëri për 50 vite?

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere. E në këtë kushte,…

19 hours ago

Ushqimet që ju ndihmojnë të zbutni simptomat e alergjisë

Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit:…

20 hours ago

Misteret e një shpelle afër Permetit,është banuar 5500 vjet më parë

Vendbanimi shpellor i Bënjës ka hyrë herët në historinë e arkeologjisë shqiptare, qysh më 1954…

20 hours ago