Categories: KULTURË

“Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira”

10 CITATE TË ZGJEDHURA PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT…

O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.

I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”

Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”

Homeri (Iliada)

Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët.

Fransua Pukëvil

Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë.

Napoleon Bonaparti

Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira.

Xhorxh Bajron

Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë.

Aleksandër Duma

Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer.

Alfred Gilleron

Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.

Aleksander Degrand Jules

Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.

Fred Xhorxh Uilliams

Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kuriozë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi.

Franc Babuger

Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste…

Stefan Cvajg /Konica.al /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

10 misteret e fshehura në pikturat e famshme

Arti nuk është vetëm një burim frymëzimi, por gjithashtu një mister i madh. Artistët shpesh…

29 mins ago

“Somenat dita m’u di” (Që me natë dita m’u gdhi)-Kënga e parë dasme arbëreshe e dokumentuar

Të parën këngë dasme arbëreshe e ka dokumentuar Jeronim De Rada, dhe titullohet “Somenat dita…

49 mins ago

Diçka që nuk e dini për zinxhirin e xhinseve tuaja

Le të bëjmë një lojë. Shikoni zinxhirin e xhinseve. Do të lexoni shkronjat YKK. Nëse…

59 mins ago

Nëse e dëgjoni këtë emër gjatë fluturimit, do të thotë se ka një të vdekur në bord

Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra…

1 hour ago

Pse Deti i Zi quhet kështu?

Thuajse çdo njeri së paku një herë në jetë e ka dëgjuar emrin DETI I…

1 hour ago

Hidh pak kripë në shampo dhe do të zgjidhësh një nga problemet më të mëdha

Kripa është shumë e rëndësishme për jetën e njerëzve në përgjithësi. Është, në fakt, shija…

2 hours ago