6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home Uncategorized Portreti i gruas dardane nga Vërbani

Portreti i gruas dardane nga Vërbani

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Gruaja e shtresës së aristokracisë është veshur më veshje tipike ilire , fustan më palë, më prerje harkore nën qafë, sipëri të cilit mbi kraharorë është hedhur shalli i gjerë, ndërsa koka është mbuluar më shami, e cila bie lirshëm mbi supe. Mund të datohet në gjysmës e dytë të shek. II apo në fillimi të shek. III pas Krishtit.

Në fund të shekullit XIX në Vërban të komunës së Kllokotit ( Kosova jugore), në vendin ku më gjasë ndodheshin gjurmët e qytetit Aribantion ,njërit nder katër qytetet më të mëdha të Dardanisë, u zbulua rastësisht një skulpturë unike dhe e papërsëritshme deri me tani. Skulptori vendës emri i të cilit nuk na është i njohur ka skalitur në mermer të bardhë kokërrmadh portretin – bust të një gruaje dardane, të moshës rreth të dyzetave, më përmasa: lartësi 75cm, gjerësi 55cm dhe trashësi të ruajtur 15cm.

Busti i gruas dardane nga Vërbani


Gruaja e shtresës së aristokracisë është veshur më veshje tipike ilire , fustan më palë, më prerje harkore nën qafë, sipëri të cilit mbi kraharorë është hedhur një shall i gjerë, ndërsa koka është mbuluar më shami, e cila bie lirshëm mbi supe. Nën shami është vendosur lidhësja e gjerë e flokëve. Qafa e gruas është stolisur më një qafore të madhe me tri medaljone, një medaljon të madh, të rrumbullaket në mes dhe dy medaljone të vegjël në linjën e qafës. Ndërsa veshët janë stolisur më vathë në trajtë të vilës së rrushit.
Nën palët e fustanit të nxjerra më mjeshtri të rrallë ravijëzohet forma e trupit, ku spikasin gjinjtë. Me mjeshtri të rrallë janë skalitur edhe tiparet kokës, fytyra vezake, sytë e mëdhenj në formë bajameje, më bebëza theksuara më dy vrima të thelluara, kapak dhe vetulla harkore. Faqet janë dhënë të plota e të shëndetshme, ndërsa goja e vogël më buzë të shtrënguara. Bukurinë e tipareve të fytyrës duket që e cenon paksa hunda asimetrike.


Veshja, fustani dhe shamia ndeshen në një territor të gjerë te trevave ilire, sikurse në Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë deri të Nishi. Veçanërisht ndeshet në monumentet e Dardanisë, ndërsa medaljoni ndeshet kryekëput në Dardaninë qendrore ( Kosovën e sotme). Portreti i gruas dardane nga Kllokoti është pothuajse identik më paraqitjen relievore të një gruaje nga një stele dardane nga Peja. I takon gjysmës së dytë të shek. II apo në fillim të shek. III pas Krishtit.
Skulptura gjatë mbajtjes së dhunshme në një shkollë fillore të Kllokotit ka pësuar dëmtime në anën prapme, në mjekër dhe në anën e poshtme të kraharorit. Ruhej në Muzeun e Kosovës. Në vitin 1988 është dërguar në Beograd së bashku më qindra eksponate të tjera ekskluzive të thesarit arkeologjik dhe etnografik të Kosovës, të përgatitura për ekspozitë të përhershme. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbuloni arsyen se përse nuk duhet ta karikoni telefonin tuaj në makinë

Një nga zakonet e shumë njerëzve në lidhje me përdorimin e telefonit të tyre celular është ta vendosin për karikim në makinë...

Nuk duhet ta përsërisni më/ Ky është gabimi fatal që ju krijon rrudha rreth syve

Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat vijnë. Por nuk është vetëm mosha që është “përgjegjëse” për rrudhat, por dhe mënyra e...

E paskemi ditur gabim/ Këto 16 produkte nuk duhen mbajtur kurrë në frigorifer!

Mund të jetë e vështirë të vendosni se cilat ushqime duhet të futen në frigorifer. Për të ruajtur aromën dhe vlerën e...

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

Hulumtimet tregojnë se disa njerëz mund të kenë antitrupa pas marrjes së ftohjes së zakonshme, që gjithashtu mund të ofrojë njëfarë niveli...

Recent Comments