Një album me fotografi të rralla nga Shkodra që datojnë qysh në vitet 1830 vijnë të mbledhura nga albanologu dhe studiuesi , Robert Elsie.

“Panorama e rrallë e Shkodrës së vitit 1863, vjen përmes fotografive të Jozef Sekelit, të bëra gjatë ekspeditës austrohungareze në Shqipërinë e Veriut, Kosovë dhe Maqedoni në vitin 1863, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan Georg fon Han, duket se janë fotografitë e para të këtij rajoni të Ballkanit.

Ishte një ekspeditë për një ndër cepat me të panjohura të Evropës.

Shkencëtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) konsiderohet si babai i albanologjisë. Ai ka lindur në Frankfurt am Main dhe studioi drejtësi në Gisen (Giessen) dhe në Hajdëlberg (Heidelberg).

Nga viti 1834-1843 punoi për Ministrinë e Drejtësisë së Mbretërisë së re Greke. Nga

1843-1847 ishte konsull prusian në Athinë dhe pas kësaj periudhe u emërua zëvendëskonsull austriak në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte shqip.

Në fund, më 1851, u emërua konsulli austriak në ishullin Siros”, shkruan Robert Elise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here