Categories: KËSHILLA

Çfarë shkakton mungesa e ujit tek fëmijët

Fëmijët duhet të pijnë shumë ujë vazhdimisht gjatë gjithë vitit por veçanërisht në verë. Hidratimi që ofron uji i mban ata të shëndetshëm dhe aktivë. Megjithatë, në shumë raste fëmijët nuk pijnë ujë mjaftueshëm. Sipas ekspertëve, 1 në 5 fëmijë nuk pi ujë mjaftueshëm dhe kjo përbën një sfidë madhore për prindërit. Mungesa e ujit ka një ndikim të fortë në shëndetin e fëmijëve dhe kontribuon direkt tek shtimi në peshë, performance në shkollë dhe vese të tjera të pashëndetshme.

Dehidratimi Tek Fëmijët
Ekspertët thonë se dehidratimi tek fëmijët manifestohet me simptoma si plogështi, dhimbje koke dhe padurim. Në një periudhë afatgjatë, mungesa e këtij lëngu të jetës prek veshkat, mëlçinë, trurin dhe shkakton konstipacion.

Mungesa e Ujit Dhe Mbipesha
Sipas ekspertëve, fëmijët që nuk pijnë ujë mjaftueshëm konsumojnë dyfishin e kalorive në krahasim me fëmijët që pijnë ujë rregullisht. Të dhënat tregojnë se 10% e kalorive në këto raste merren nga pijet e ëmbëlsuara. Pediatrët rekomandojnë që uji të jetë lëngu i parë që i ofrohet një fëmije.

Arsyet Përse Fëmijët Nuk e Pijnë Ujin
Në këtë rast, kemi të bëjmë me arsye shumë komplekse. Disave nuk u pëlqen shija dhe të tjerë nuk e kuptojnë që organizmi i tyre ka nevojë për ujë. Një arsye tjetër është se nëse fëmijët mësojnë se uji i rubinetit nuk është i pijshëm, atëherë atyre as nuk u shkon ndërmend të kërkojnë ujë. Kemi të bëjmë me një krizë mosbesimi, thonë ekspertët, por nga ana tjetër tek fëmijët më të vegjël që shkojnë në kopësht ose çerdhe, uji bëhet problem për arsye logjistike.

Në kopështe dhe çerdhe kur fëmijët mbajnë akoma pelena ose jo, uji nxit urinimin e shpeshtë dhe kjo shkakton kokëçarje për prindin apo edukatoret. Nëse dëshironi të kuptoni nëse fëmija juaj është i dehidratuar, kontrolloni ngjyrën e urinës. Nëse ajo është ngjyrë e errët atëherë fëmija është i dehidratuar. Një fëmijë i dehidratuar është i përgjumur, i ngadaltë dhe me shumë luhatje humori.

Një fëmijë i hidratuar është energjik dhe plot gjallëri. Ekspertët thonë se nevojat për ujë të fëmijëve varen nga mosha. Ata duhet të pijnë një gotë me ujë për çdo vit të jetës. Për shembull, një fëmijë dy vjeç duhet të pijë dy gota ujë në ditë e kështu me rradhë deri në nivelin maksimal të 8 gotave në ditë. Nëse fëmija juaj kryen aktivitet fizik , ai duhet të pijë gjysmë gote ujë çdo 20 minuta./

In For Culture

Recent Posts

Se Shqypnia u rrudh e vogël – poezi nga Gjergj Fishta

Kishin Hyp Nji Rreze DilliAi Shen Pjetri e Ai Shen MhilliE Po Flisnin Per i…

19 hours ago

Kur Mehdi Frashëri projektonte sistemin me 7 banka për Shqipërinë

Në vitet ’20, ka pasur debate të shumta për krijimin e bankës kombëtare që do…

19 hours ago

“Hilet e marketingut”, kjo është arsyeja pse frutat dhe perimet në supermarkete janë gjithnjë të dukshme në hyrje

Kur hyjmë në një supermarket, pothuajse gjithmonë jemi të përshëndetur nga frutat dhe perimet shumëngjyrëshe…

20 hours ago

Çfarë ishte “Taksa e Karantinës”, që u aplikua në Shqipëri për 50 vite?

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere. E në këtë kushte,…

20 hours ago

Ushqimet që ju ndihmojnë të zbutni simptomat e alergjisë

Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit:…

20 hours ago

Misteret e një shpelle afër Permetit,është banuar 5500 vjet më parë

Vendbanimi shpellor i Bënjës ka hyrë herët në historinë e arkeologjisë shqiptare, qysh më 1954…

20 hours ago