6.1 C
Pristina
Friday, January 22, 2021
Home ART Do Të Kthehem Nënë..

Do Të Kthehem Nënë..

‘’Do Të Kthehem Nënë’’, këngë e kënduar nga Jusuf Gërvalla, kushtuar nënës së tij. /InforCulture.info

N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikimi përhera kah dera përgjon
Trokitje të lehta dëshiron..

Do Të Kthehem Nënë

Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votrën braktisa një ditë
N’vendlindje ështe vjeshtë
Tani është vonë
Më presin të korrat e brengat

N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikimi përhera kah dera përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.

Kthehu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët një varr nën bli
Porositë e babit tënd

Kaluan pranvera e vjeshta o nanë
Që kur ti e ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje le të shtrojë çdo gëzim

Të lutem jeto me shpresa o nanë
Se dikush një ditë do të trokllojë
Në atë vatër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat do të ngrejnë shtëpinë. /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A janë puçistë shqiptarët?

"SULLTANI I FUNDIT"Nga: Michele De Grece (fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” mbi puçin në Perandorinë...

Simon Rrota: Si i mbrojti ushtria turke kristianët e Shkodrës

KUJTIMET E PIKTORITMarrëdhëniet e katolikëve e muslimanëve në Shkodrën e fillimshekullit të 20-të…Duhet...

Nëna luaneshë sulmohet dhe përleshet me qentë e egër për ta shpëtuar këlyshin

Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një...

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor...

Recent Comments