Shkruan: Jahja Drancolli

Fotodokument bardhezi nga viti 1926: Manastiri i Deçanit, një monument kulti Europian i stilit Romaniko-Gotik!

Kompleksi i Manastirit të Deçanit i takon periudhës së hershme kristiane, ndërsa shpatet përreth janë të njohura me kisha dhe shpella eremite ose qeli, po nga kjo periudhë. Manastiri gjendet mu në brigjet e Lumbardhit të Deçanit, 7 km në juglindje të Pejës dhe është konsideruar për mauzole të mbretit Stefan Deçani (1322-1331), ktitor i manastirit.

Edhe pse i konvertuar në katolik, pas vdekjës (1331), është varrosur në tempull. Arkitektura, skulptura dekorative dhe afreskat që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, konsiderohën si vepra të arkitektit, Frat Vita, arbër nga treva e Kotorrit, emri i të cilit ruhet në një mbishkrim të gdhendur mbi arkitraun e portalit jugor. I origjinës abërore ishin dhe skulptori Miho Tivarasi, piktori Sergji, dhe ndonjë tjetër krijuesi të arteve figurative.

Muratura e Deçanit është realizuar në vitet (1327-1335), ndërsa pikturat e afreskave (1343-1348).Manastiri ose kuvendi është ndërtuar kryesisht sipas stilit romanik e gotik të bregdetit, dhe duke u përmbledhur me stilin e arteve figurative të Kosovës. Kompleksi i Manastirit të Deçanit konsiderohet për objekt sakral më grandioz i rindërtuar dhe ndërtuar në shekullin XIV. Monumneti i kultit në fjalë ka trajtën e bazilikës pesëanijatëshe me kube; me disa reminishenca të Kryqit të përshkuar, sidomos në bazë; me narteksin dhe shenjtëroren trenefëshe. Zotëronte gjatësi 36 m, gjerësi 24 m, dhe lartësi 29 m.Nga viti 2004, Manastiri i Daçanit është në listën e Trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here