6.1 C
Pristina
Sunday, May 22, 2022
Home Uncategorized Gjuhëtari italian: Dodona ishte tempull ilir jo grek

Gjuhëtari italian: Dodona ishte tempull ilir jo grek

Glotologu italian, Guliano Bonfante, është një nga emrat e përveçëm të gjuhësisë indoevropiane.

Megjithëse i damkosur shpesh si pan-ilirist, rrymë mendimi në shkencën e historisë dhe gjuhësisë që i gjente ilirët në përmasa kontinentale, Bonfante bënte zbërthime gjuhësore që provonin shumë prej pohimeve të tij.

Në artikullin e shënueshëm ‘Elemente ilire në mitologjinë greke’, gjuhëtari italian kishte pikasur praninë e hapërdarë të proto-ilirëve, një shkulm i të cilëve kishte përshkuar Greqinë qysh në motet prehistorike.

Bonfante është një nga të parët që i njejtëson pellazgët historik me këtë valë proto-ilire. Sipas tij, ‘këta pellazgë të Pellazgjisë i përkasin po kësaj vale pellazgjike dhe proto-ilire’.

Për të, hierorja e Dodonës nuk ishte gjë tjetër veçse një territor gjuhësor ilir.
Portali Konica.al sjell një fragment nga artikulli i Bonfantes në lidhje me një nga tempujt më të njohur të botës mesdhetare në vjetërsi:

“Dodona, në vendin e Elopëve, është në një territor gjuhësor tërësisht ilir dhe, në mënyrë të dallueshme, ilir është edhe emri i Dodonës (krahasuar me Salôna, Narôna, etj., e v. H. Krahe, Die alten balkanill. geogr. Namen, Aid., 1925, p. 47 e ag.).

Në lidhje me emrin proto-ilir të Pellazgëve (nga Πελαγ + σκο-ί), kam shkruar diku tjetër. Dimërkeqe është Dodona, qytet verior, i huaj, përtej maleve”, shkruante Bonfante. /njekomb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

”Vdekja e Bardhë”, snajperisti finlandez që u kthye në tmerrin e ushtarëve rusë

Tensionet mes Finlandës dhe Rusisë po vijnë gjithnjë e më shumë drejt rritjes, sidomos pas kërkesës së shtetit nordik për t’u anëtarësuar...

Starlink furnizon me internet 32 vende të botës

Interneti satelitor Starlink i SpaceX tani është i disponueshëm në 32 vende të botës. Themeluesi dhe CEO i SpaceX,...

Përbindëshi i Loch Ness: Një histori moderne

Nga Charles Paxton Raportet mbi shikimin e përbindëshit të Loch Ness vazhdojnë ende. Më i fundit, i shoqëruar me...

1985 / Vdekja e Enver Hoxhës – Reagimi i Ismail Kadaresë ndaj gazetës “Le Monde” pas botimit të deklaratës së Leka Zogut I (Letra)

NGA AURENC BEBJA “Le Monde” ka botuar, të premten e 26 prillit 1985, në faqen n°2, letrën e Ismail Kadaresë...

Recent Comments