6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home KULTURË Gratë shqiptare ecin pas burrave, por a e dini arsyen se përse...

Gratë shqiptare ecin pas burrave, por a e dini arsyen se përse ndodh kjo?

Në çdo shoqëri tradicionale apo moderne, qarkullojnë modele sjelljesh, të cilat simbolikisht interpretohen me konotacione negative, herë-herë përçmuese, por që kryejnë funskione të rëndësishme për mirëfunksionimin e shoqërisë.

Për shembull, në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, në asnjë rast, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhet të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit. Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës theksohet prerazi: “Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri e përçmimit të vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi: “Për gjak burri vret burrë…gruaja nuk vritet as për gjak gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja ëashtë e paprekshme…kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të nënrenditur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë rrezikshmërie.

Marrë nga libri “Lente të Ndërveprimit Simbolik”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

NGA: GJON KEKA Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës...

Takimi me diktatorin Enver Hoxha e çoi në ekzekutim/Historia e trishtë e Sebiha Kasamatit

Marrëdhënia e grave me shkencën është karakterizuar gjithmonë nga një rrugë e përpjetë qoftë në sferën kulturore, qoftë në atë profesionale. Për...

Në gjurmët e alfabetit 500 vjeçar të shqipes te arbëreshët e Rusisë

Në jug të Rusisë është zbuluar një monument arkeologjik që dokumenton shkrimin e vjetër në gjuhën shqipe dhe kjo është e mahnitshme!

Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë...

Recent Comments