Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve (FAFOS). Është hulumtuar në periudhën kohore në vitin 1955 dhe në vitin 1961.
Gjithsej është hulumtuar një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë ku janë zbuluar gjurmë të dy vendbanimeve (rreth 200 metra larg njëra-tjetrës) të kulturës së Vinçës. Lokaliteti më i vjetër (Fafos I) përbëhej nga vendbanimi gjysmë i groposur nën dhe, me shtëpi në formë të kasolleve, kurse vendbanimi më i ri (Fafos II) përbëhej nga shtëpitë-kasolle të renditura njëra krahas me tjetrën, të cilat kanë pësuar nga ndonjë zjarr i madh. Në dy vendbanimet janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte kulti, vazo ritualesh, altar dhe figurina antropomorfe. /(Guidë Arkeologjike e Kosovës)
Ky lokalitet arekologjik, sikur edhe shumë lokalitete tjera arkeologjike në Kosovë qëllimshëm, në kohën e pushtetit jugosllav janë lënë pas dore, ose nuk janë hulumtuar aq sa duhet, madje shumë gjetje të hasura në lokalitete arkeologjike në Kosovë janë munduar të fshehen nga pushteti i at’hershëm.
Pozita gjeografike ku ndodhet ky lokalitet shihet se është parë si pozitë shumë e favorshme për jetesë në përiudhen nolitike. Një fushë e rrafshët e rrethuar me male, dhe që në afërsi ka lumin Sitnica duhet të ketë qenë një vend i përshtatshëm për banim në periudhën neolitike.
Qytetar të Mitrovicës, posaqërisht banorë të fshatit Shupkofc ku edhe ndodhet lokaliteti i Fafosit, dëshmojnë bindshëm se në vitet e 50-ta të shekullit 20, kanë hasur në artefakte të ndryshme në mënyrë të rastësishme përgjatë punimit të tokave bujqësore, kullotjes së bagëtive etj. Më vonë, artefaktet e gjetura u vertetua se ishin pjesë e një lokaliteti të madh arkeologjik të periudhes së neolitit të njohur si kultura e Vincës.
Me fillimin e ndertimit të fabrikës së fosfateve, lolakiteti arkologjike i Fafosit doli në pah edhe më shumë. Ndertimi i fabrikës u ndalu për një kohë dhe filluan hulumtimet për gjetjet arkeologjike.
Dëshmitarët e kohës pohojnë se kanë parë për një periudhë rreth 6 vjeçare, aq sa ka zgjatur edhe hulumtimi në këtë lokalitet, të merren artefakte të shumta siç kanë qenë figura antropomorfe, vazo, objekte kulti, madje edhe eshtra të njerëzve.
Shumica prej tyre u dërguan në Beograd të Sërbisë për të mos u kthyer edhe sot e kësaj dite, ndërsa një pjesë më e vogël prej tyre mbeti në Kosovë, për tu ekspozuar në Muzeun e Kosovës e disa prej tyre i posedon edhe Muzeu i qytetit të Mitrovicës.
Pas përfundimit të gjetjeve përgjatë periudhës kohore 1955-1961, fabrika u ndertua dhe ky lokalitet u mbulua qëllimshëm nga organet e shtetit jugosllav të asajë kohe. Në suaza normale ky lokalitet do të duhej të futej nën mborojtje shtetërore për hulumtime të mëtjeshme.
Fabrika e fosfateve në atë vend të ndërtuar jo vetëm që humbi gjurmë të një lokaliteti të madh arkeologjik-kulturor, por ishte edhe shumë e dëmshme për banorët e fshatit Shupkofc dhe rrethinë. Tymi i fabrikës kishte veti helmuese, sa që banoërt e Mitrovicës tregojnë se për shkak të fabrikës shumë familje u detyruan të ndërrojnë vendbanim, e madje edhe kafshët e shpezët në atë vend nuk mund të bënin një jetesë normale. /InforCulture.info