Categories: SOCIALE

Koronavirusi mund të infektojnë 10 lloje kafshësh, mes tyre edhe bagëtitë

Koronavirusi i ri, i cili është përgjegjës për pandeminë që ka pushtuar botën, mund të ketë evoluar dhe tashmë mund të infektojë edhe macet shtëpiake dhe shumë lloje bagëtish. Në këtë përfundim ka dalë një studim shkencor i cili është realizuar nga Instituti me famë botërore Pasteur, në Paris.

Studiuesit në Universitetin e Hunanit kanë studiuar strukturat e mushkërive të 251 kafshëve të ndryshme për të përcaktuar se cilat mund të infektohen me Covid-19 përmes kontaktit ose me lakuriq nate ose me njerëz.

Ato që ata kanë zbuluar sugjerojnë që, përtej infektimit të lakuriqëve të natës dhe njerëzve, virusi ka fituar tashmë aftësinë për të infektuar të paktën dhjetë krijesa të tjera. Lista e rrezikut përfshin macet, lopët, dhitë, derrat, delet, buallët dhe pëllumbat.

Ky fakt shton shanset që, pasi të ketë kaluar nga njerëzit në këta gjitarë, virusi mund të pësojë mutacione dhe të marrë forma të reja, madje edhe më vdekjeprurëse që më pas mund të shfaqen për të infektuar njerëzit përsëri, shkruan Mail Online.

Ekipi i studimit drejtohet nga Xing-Yi Ge, një virolog i cili më parë ka punuar në Qendrën e Institutit të Virologjisë në Wuhan. Raporti i virologëve do të botohet në revistën “Microbes And Infection”. Studiuesit e këtij kërkimi besojnë se transmetimi mes specieve të ndryshme besohet të jetë një shkak kryesor i epidemisë së koronavirusit

In For Culture

Recent Posts

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

2 mins ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

8 mins ago

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulimi i hartës së rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të…

1 hour ago

Arkitektja e parë shqiptare në Kosovë

Suade Doko Mekuli (1931-2010), erdhi nga Ohri i Maqedonisë në Prishtinë në moshë të re…

2 hours ago

Si u vendos “taksa e parfumeve” në Shqipëri për të financuar shtypjen e librave shqip për ‘tokat e lirueme’!

Në fund të tetorit të vitit 1943, kur vendi ndodhej nën pushtimin e trupave ushtarake…

2 hours ago

Misteret e shpellave të Cërkolezit të Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Motivet e vizatuara, dielli, shkronja X, rrathët më katër rreze, rombi dhe…

2 hours ago