6.1 C
Pristina
Friday, February 26, 2021
Home ART ''Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi! Hapu, moj tok’e ngrime''- Esad Mekuli

”Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi! Hapu, moj tok’e ngrime”- Esad Mekuli

”Qindro” – Poezi nga Esat Mekuli. /InforCulture.info

Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi, mbi supet tanë të shtypun,
mbi krenat tona robnije e ûje përulë;
hapu, moj tokë e zezë, nën kambët dathë tonat –
përpij këto qenie që porezi* dhe gurbeti i shkatërroi
dhe kërbaçi i xhandarit që me shikim anmiku tmerron
dhe ciatja e fëmisë së mjerë që pa bukë ankon…

Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi! Hapu, moj tok’e ngrime –
Kjo jetë s’na duhet gja, të shtypun në robni:
se emnin që patëm s’e kemi, as tokën rimë me djersë,
as bjeshkët flladitëse me pisha shekullore
ku gjaksorët tash ndër prita përgjojnë,
ku ofshamat tona – heu! – ernat e malit i çojnë…


Por – jo! Jo, o vllazën – zullumi kputet prej s’trashi –
gjaksorit kungulli gjithmonë s’i shkon mbi ujë!
Ta dini – hekrat e robnisë dhe mjerimit shpejt kanë
m’u kuptë
e mbi rrenimet e s’vjetrës, krahas me popujt tjerë,
jeta e re do të fillojë …
Vajtimin lene! N’luftë! Përpara! Bini!
Qe – miliona t’shtypun të botës përbri i kini.

Esad Mekuli
(1936) /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Nga: Mehmet EleziSipas njoftimit që dha media kah fundi i gushtit 2013, ato ditë artisti holandez Jaap van’t...

Ja çfarë i konsideronte shqiptarët Adolf Hitler

Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër ariane", për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte "vend të...

Harta greke e gjakut dhe e zjarrit në Shqipërinë e jugut

Ndonjëherë janë bërë polemika në lidhje me krimet greke në territorin tonë gjatë Luftës së Parë Botërore. Grekët përdorin tezën se këto...

Çfarë janë vrimat e zeza dhe si krijohen – Gjithçka që duhet të dini për to

Vrimat e zeza janë një prej gjërave më të çuditshme në ekzistencë, gjithçka për to duket sikur nuk ka fare kuptim, shkruan...

Recent Comments