Categories: SOCIALE

Simptoma e re e çuditshme që po ndiejnë personat e prekur nga coronavirusi, këto janë rrëfimet e tyre

Pacientët e prekur me koronavirus në Britani kanë përshkruar një simptomë të çuditshme të re, një ndjesi pickimi bezdisëse nën lëkurë.

Një grua tha që kishte përjetuar ndjenjën e çuditshme si një pickim gjilpërash.

Tracy Clark, 49 vjeç, nga Tyneside e Veriut, tha se ajo gjithashtu ndjeu një ngacmim bezdisës si pickim teksa përjetonte simptoma të koronavirusit.
Ajo tha: “Unë e përshkruaj atë në këto mënyra: sikur të jem në një liqen të akullt, si të goditesh nga rrufeja, si kunjat dhe gjilpërat në të gjithë trupin . Nuk kanë dhimbje, por janë tmerruese”.

“Është një ndjesi fizike marramendëse, duket sikur çdo gjë nën lëkurë po zien. Kam patur për rreth 9 ditë simptoma, e dija që do të kisha temperaturë, kollë dhe dhimbje. Kisha lexuar për to. Por, u habita kur përjetova simptomën për të cilën nuk kisha lexuar askund. Edhe pacientë të tjerë që ishin në të njëjtin spital me mua, kanë përjetuar të njëjtën gjë. Duket sikur diçka lëviz nën lëkurë, ndjen një ngjethje në trup dhe duket sikur e gjithë lëkura po “gumëzhin”, tha ajo më tej, raporton The Sun.

Liam Gardner, 40 vjeç, nga Surrey tha se pas katër javësh që i kishin nisur simptomat e koronavirusit, ai kohët e fundit filloi të ndjejë një “shpim” në duar dhe krahë.

Ai tha: “Gishti im tregues dhe gishti i unazës mu mpinë komplet dhe kisha këtë ndjesi shpimi gjilpërash në të gjithë duart dhe krahët”.

Nigel Davies, 60 vjeç, nga Chester filloi të përjetojë simptoma pasi u kthye nga një udhëtim në Austri në 14 Mars.

“Kam pasur një kollë dhe dhimbje të fytit, dhe javën pasardhëse kisha aq dhimbje trupi, ethe, dhimbje koke dhe fle gjatë gjithë kohës,” tha ai.

“Por gjëja më e çuditshme ishte lëkura ime, dukej sikur i gjithë trupi im ishte djegur nga dielli dhe madje edhe veshja e një bluze ishte e dhimbshme. Ishte kaq e çuditshme”.

In For Culture

Recent Posts

Në këto vende të botës, asnjë turist nuk lejohet të shkelë. Arsyet interesante!

Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë. Duket…

21 mins ago

Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”

23 thënie që të huajt i kanë shkruar për prejardhjen e shqiptarëve -Nikolla Jorga: “Populli…

35 mins ago

E vërteta e shtëpisë më të veçuar në botë(Foto)

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet…

42 mins ago

SPATA / SHPATA Qyteti mesjetar i emëruar nga Gjin Bua Shpata !

Shkruan Shqipe Hoxha. Since the Middle Ages, Spata has been inhabited by Arvanites. The town…

1 hour ago

Pasi të provoni këto dy truke, do të ”zhdukni” një herë e mirë të gjitha njolla e ndryshkut nga veshjet tuaja

Është më se e zakonshme që pas një farë periudhe të vini re njolla ndryshku…

2 hours ago

Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe…”

Maurico Druon, sekretar i akademisë frënge: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë…

2 hours ago